LIVE UPDATES
Aktualitet

Sa ishte bërë baba, apeli i familjes së të riut që u aksidentua për vdekje në Durrës

14 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Sa ishte bërë baba, apeli i familjes së të riut që u

DURRËS – Familjarët  e 29-vjeçarit, Serxhio Vogli, që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në qytetin e Durrësit, kanë lëshuar një apel për drejtësi për të afërmin e tyre të ndjerë. Me anë të një letre publike, ata shprehen se ai la pas prindërit e vetmuar, motrën, bashkëshorten dhe fëmijën që kishte sjellë në jetë para katër muajsh.

Në letrën e tyre, ata i referohen kryesisht faktit se si lajmi u shpërnda me shpejtësi nga burimet  e Policisë së Shtetit se Serxhio është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që, për katër ditë me radhë i riu Serxhio Vogli luftoi me vdekjen, por nuk ia doli, duke ndërruar jetë me datën 24 nëntor 2021.

Ndaj ata apelojnë edhe njëherë për drejtësi jo vetëm për rastin e të afërmit të tyre, por e dhe për të gjitha rastet e ngjashme, ku vrasësit e rrugëve jo vetëm nuk janë ndëshkuar siç duhet, por kanë dalë jo pak herë edhe të pafajshëm.

MESAZHI I PLOTË

Qyteti i Durrësit të shtunën e datës 20 nëntor rreth orës 17:50 u bë dëshmitar i një ngjarje tepër të rëndë në lagjen Nr.1 rruga “Taulantia”, ku 19-vjeçari Ervin Late, aksidentoi për vdekje me automjetin e tij shtetasin Serxhio Vogli, 29 vjeç. Lajmi u shpërnda me shpejtësi nga burimet  e Policisë së Shtetit se shtetasi Serxhio Vogli është jashtë rrezikut për jetën. E frikshme ta mendosh se si luajnë me fatin e njerëzve si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Për katër ditë me radhë i riu Serxhio Vogli luftoi me vdekjen, por nuk ia doli, duke ndërruar jetë me datën 24 nëntor 2021. Ky nëntor i zi i mori jetën duke lënë pas prindërit e vetmuar, motrën, bashkëshorten dhe fëmijën që kishte sjellë në jetë para katër muajsh. Prindërit e Serxhios janë të tronditur, për ta nuk do të ketë më diell, nuk do qeshin më si parë, jetën e tyre e rrokullisi kjo tragjedi që nuk i erdhi nga Zoti, por nga një djalë i papërgjegjshëm që përpara kënaqësive të moshës nuk mori parasysh asgjë, duke na dënuar kështu për të gjithë jetën në mjerim. I ndjeri Serxhio ishte djalë i vetëm i familjes, i edukuar dhe shkolluar nga dy prindër të ndershëm që sakrifikuan për të gjithçka, duke i bërë krenar në të gjitha etapat e jetës. Përcjellja për në banesën e fundit tregoi në heshtje, në respekt dhe në lot se kush ishte i riu Serxhio, i cili u përcoll nga qindra të rinj e të reja dhe të gjithë grupmoshat e qytetit të Durrësit me dhimbje shumë të madhe dhe me mesazhe për jetën “Na lini të jetojmë”. Iku jeta e një të riu në lulen e moshës, sapo kishte krijuar folenë e tij, iku shembulli ideal më i mirë që do ta kishte zili çdo prind, iu prenë ëndrrat që çdo ditë po i kthente në realitet. Koha ikën shpejt dhe jeta vazhdon me ritmet e saj, disa kujtime nuk mund të harrohen dhe as të fshihen për të gjithë ju miq, shok dashamirës që ishit pjesë, që nga momenti i aksidentit deri në banesën e fundit. Ju do të qëndroni gjithmonë në mendimet tona. Respekt dhe Mirënjohje për të gjithë Ju. Edhe pse ndjenja e pikëllimit do të mbetet përjetësisht tek ne si prindër apeli ynë i drejtohet shtetit të së drejtës, duke pritur ndëshkimin sipas ligjit për këdo që nuk zbaton ligjet në këtë vend për të shmangur një fatkeqësi tjetër. Nga lindja e diellit deri në perëndim në çdo sekondë do të jemi me kujtimet e tua.

Serxhio Vogli, 29 vjeç u përplas nga një makinë që drejtohej nga 19-vjeçari Ervin Late mbrëmjen e 20 nëntorit teksa ecte më këmbë. Në njoftimin e policisë thuhej se Vogli ishte jashtë rrezikut për jetën.  Por pas 4 ditësh në spital, 29-vjeçari ka ndërruar jetë, duke lënë pa baba një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne durres apeli i familjareve ervin late serxhio vogli aksidenti ne durres apeli i familjareve ervin late serxhio vogli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës