"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Aksidentoi 24-vjeçaren me “Benz”-in luksoz dhe e la pa këmbë, arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-zyrtarit të Policis
11 Qershor 2021, 06:46Nga DOSJA
TIRANË– Jehon Breçani, 19-vjeçari që përplasi dje fatalisht 24-vjeçaren Xhesina Gega, është arrestuar sot nga policia. Policia e Shtetit sqaron se Breçani u prangos pasi aksidentoi vajzën, e cila ngeli pa njërën këmbë.
“Arrestohet J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njofton mes rreshtave policia.
Vajza i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.
Si ndodhi aksidenti? 19-vjeçari, i cili djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, humbi kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ Amg, në rrugën “Xhanfize Keko”, për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.
I riu përplasi vajzën e cila po ecte në trotuar, duke i prerë njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ishte aq e fortë, saqë njollat e gjakut të vajzës u panë nga këmbësorët për orë të tëra. Pasi përplasi vajzës, Breçani u përplas me një pemë, aq sa e rrëzoi dhe më pas përfundoi në një mur ku ndaloi.
(f.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KRUJË– Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur nga polica ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se pas kontrolleve janë gjendu...
TIRANË– Këto janë pamjet e sotme nga rruga “Xhanfize Keko” në kryeqytet, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, atje ku pasditen e djeshme, Jehon Breçani,...
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme të aksin Gjirokastër-Tepelënë. Një maune është përplasur në me një makinë tip Mercedes-Benz. Mësohet se aks...
DIBËR– Tre persona janë shpallur në kërkim nga polica e Dibrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta 39-vjeçarin U. ...
TIRANË- 25 mijë doza vaksinash të Sputnik kanë arritur ditën e sotme në vendin tonë. Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se deri tani ...
TIRANË– Gazetari Juxhin Mustafaraj ka kërkuar llogari nga zëdhënësi i Kuvendit në lidhje me përgënjeshtrimin që ka bërë Bashkimi Europian, në lidhje me nda...
TIRANË– Gazetarja Esiona Konomi tha sot në takimin me përfaqësuesit e Kuvendit se vendimi për ndalimin e reporterëve në Komisionet Parlamentare, pengon pun...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka dalë sot në konferencë për mediat për të sqaruar gazetarët dhe publikun lidhur me vendi...
TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shuar sot zërat e teorive që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, se vaksina kundër COVID19 ka magnet dhe se mon...
TIRANË– Është publikuar në rrjetet sociale provimi i Maturës Shtetërore, këtë herë ai i matematikës. Tezat janë shpërndarë, ndërsa maturantët ndodhen ...