"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
1000-1500 euro për të marrë shtetësinë shqiptare, operacioni ‘Visa’ shkatërron grupin e falsifikatorëve, arrestohen t
20 Prill 2021, 16:17Nga DOSJA
TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me akuzat se falsifikonin pasaporta shqiptare kundrejt shumave 1000 deri në 1500 euro. Personat e arrestuar janë me iniciale D. Ç. 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç. Këta tre persona u kanë premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen me vizë, leje qendrimi si dhe u kanë premtuar atyre që do të pajiseshin me pasaportë shqiptare kundrejt vlerës monetare 1000 deri në 1500 euro.
Njoftimi i policisë:
Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Visa”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.
(I.A;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ANGLI-Policia angleze ka bërë me dije ditën e sotme, që 5 djem minorenë shqiptarë janë zhdukur në Angli.Djemtë kanë mbërritur në Angli të pa shoqëruar nga prind...
Një 50 vjeçare që prezantohet si presidente e ‘Lëvizjes pan shqiptare ” është marrë në pyetje nga antiterrori pas thirrjeve të saj për bojkot të zgjedhje...
SHQIPËRI– 2 mijë e 353 viktima, 24 mijë e 888 të infektuar aktivë dhe 102 mijë e 601 të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga filli...
TIRANË- Albana Shtylla, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, priti sot në ambientet e kolegjit kreun e OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Vincen...
TIRANË– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Turanë-Durrës, në vendin...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që duhet ndjekur me përpikmëri në ditën e votimit më 25 prill. Në shkresën e firmosur nga Albana ...
TIRANË– Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka reaguar për herë të parë lidhur me skandalin e mbledhjes të të dhënave nga Partia Socialiste, të rret...
TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon makinën ngjyrë gri të llojit “Ford Fiesta”, të cilën Enver dhe Ermond Jamaku e blenë për të ndjekur hap pas hapi shënje...