Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
VIDEO / Laçi bën harakiri në Tiranë, bardheblutë marrin kreun e klasifikimit
3 Tetor 2021, 13:38Nga DOSJA
TIRANE – Tirana ia del mbanë të marrë një fitore shumë të rendësishme në “Selman Stërmasi”, ku mundi 2-0 Laçin.
Në të vërtetë kanë qenë dy autogolat, që i dhanë këtë fitore të rendësishme bardhebluve kryeqytetas, por gjithçka e merituar për ta.
Djemtë e Orges Shehit kanë dominuar lojën që nga pjesa e pare e në vazhdim, duke krijuar disa raste përpra portës së Dajsisanit, por golat erdhën të dy në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t një assist i Seferit për Xhixhan devijohet më tepër nga mbrojtësi i skuadrës kurbinase, se sa nga lojtari bardheblu për të zhbllokuar ndeshjen.
20 minuta më pas është një kundërsulm i Tiranës, i cili ka për protagonist sërish Seferin, që dhuron assist për Totren, por është kapiteni Injatovic që e devijon në rrjetë këtë herë duke çuar shifrat në 2-0 për Tiranën.
Me këtë fitore bardheblutë ngjiten në kuotën e 8 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit për momentin, në pritje të ndeshjes së Kukësit me Teutën. B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCE – Dukej në pamje të parë e pabesuehme por në futboll ndodh gjtihcka dhe prandaj është konsideruar loja më e bukur në botë. PSG ka regjistruar këtë javë h...
ANGLI – Watford ka shkarkuar trajnerin Xisco Munoz, pas vetëm 10 muajsh në krye të pankinës, pas humbjes 1-0 të së shtunës nga Leeds United. Skuadra e sap...
ITALI – Të mërkurën në “San Siro”, për gjysmëfinalen e Nations League mes Italisë dhe Spanjës, do të jenë dy gjyqtarë.Sepse Bjorn Kuipers, gjyqtari më i m...
TIRANE – Lista e futbollistëve kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon nj...
SPANJË – Luis Suarez foli hapur për bisedën e tij me ish -shokun e skuadrës Lionel Messi, duke zbuluar se shoku i tij i ngushtë ishte i sigurt për pë...
AUSTRALI – Novak Gjokovic ka hequr dorë nga Indian Wells Masters 1000, ndërkohë që ka zëra, se ai mund të ketë mbyllur tenisin e tij për 2021, për të rifi...
GJERMANI – Fitore për Borussia Dortmund dhe Freiburg në ndeshjet e javës së shtatë në Bundesligës. Të dy skuadrat ngjiten në vendin e dytë në renditje me ...