Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË–Kuvendi ka miratuar me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deri më tani janë marrë 97 vota, nga 84 që duheshin për miratim, dhe Kodi konsiderohet tashmë i miratuar. Seanca plenare po vijon dhe pritet të zhvillohet edhe me votimin për anëtarët dhe kryetarin e Komisionit të Ri të Zgjedhjeve. Votimi provoi edhe njëherë përçarjen e Opozitës së Re.
Votimi u zhvillua gjatë një seancë të nxehtë plenare të mbushur me debate mos opozitës parlamentare dhe maxhorancës, dhe u përmbyll me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi drejtpërdrejtë presidentin Ilir Meta, si të lidhur me ‘shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit’. “SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T’i harrojë Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu akuzoi edhe opozitën parlamentare, si një grupim që nuk ka asnjë mundësi për të marrë vota në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Rama foli për partitë e vogla, të cilat i cilësoi si ‘shantazhiere dhe pengmarrëse’. Kryeministri foli edhe për akuzat që i bëhen shpesh herë si ‘diktator’. “Imagjinoni dot Saliun të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ-je”, tha Rama referuar propozimit nga Partia Socialiste të emrit të Ilir Rusmajlit në krye të KQZ. Rama tha se PS është treguar qytetare dhe bashkëpunuese në këtë proces.
Kryeministri komentoi edhe indirekt sherrin mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai “ju thyen kockat” atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.
Por si erdhi seanca deri në këtë moment?
Debati nisi me kërkesën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe fjalimin e deputetit Lefter Maliqi. Maliqi, tha se seanca e sotme është një seancë turpi dhe shtoi se nëse në zgjedhjet e ardhshme fiton PS-ja do të largohet përfundimisht nga politika.
Pas tij, në foltore u ngjit deputetja Rudina Hajdari, ndërsa në të njëjtën kohë, jashtë dyerve të Kuvendit, deputeti Halit Valteri ishte gati për një përleshje me përfaqësuesin e PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës dhe shoferit të Damian Gjiknurit, që dy deputetët të ndaheshin. Pas sherrit, Valteri akuzoi Gjiknurin se e kishte kërcënuar në telefon, ndërsa deputeti socialist e quajti Valterin “një aksident të historisë”.
Ndërkohë që Rudina Hajdari e “shkundi” mikrofonin teksa po fliste në Kuvend. Deputetja kërkoi ndërprerjen e seancës plenare dhe tërheqjen e maxhorancës nga votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Me bllokimin që i bëri Rudina Hajdari foltores, seanca u ndërpre me 15 minuta dhe rinisi sërish. Për shkak të bllokimit të foltores nga Hajdari, deputetët kanë folur nga vendi. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancë dhe u ul krah Bashkim Finos për të biseduar me të, dhe më pas Rama mbajti fjalën nga karrigia e kryeministrit. Se cili do të jetë rezultati pas miratimit të Kodit Zgjedhor, kjo mbetet për t’u parë.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ralf Gjoni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk mund të bëjë një ligj vetëm për të plotësuar dëshirën...
TIRANË- Teksa po largohej nga Kuvendi kur pritej edhe pak për të votuar Kodin e Ri Zgjedhor dhe trupën përbërëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krye...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit nga foltorja e Kuvendit, e akuzoi se mbante kontakte me shën...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe indirekt sherrin mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajt...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat që i bëhen shpesh herë si ‘diktator’. “Imagjinoni dot Saliun të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën e re se nuk merr vota për të përfaqësuar votuesit por për përfitime personale. Gjatë fjalës sot në Kuvend...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka kontaktuar me shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit. Gjatë fjalës sot në Kuvend, ku...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u sigurua të parashikonte sot në Kuvend se opozita e re nuk ka vota për të hyrë sërish në legjislativ pas 25 prillit 20...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pritur keq paralajmërimin e presidentit Ilir Meta, i cili tha se presidenca do t’i nxjerrë me emra të gjithë deputetët q...