LIVE UPDATES
Bota

Kush po i armatos shqiptarët në Kosovë? Vuçiç me deklaratë të fortë: Po i monitorojmë!

20 Tetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Kush po i armatos shqiptarët në Kosovë? Vuçiç me

SERBI- Në një intervistë për televizionin serb “Prva”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon. Ai theksoi se Serbia duhet të armatoset, pasi sipas tij këtë po bëjnë të gjitha vendet e tjera rreth Serbisë. Ai tha se flitet se po armatosen, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vende e tjera të vogla.

Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne. Shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi… krejt këto po i monitorojmë. “Duhet të mendoni për radarët – për luftën elektronike dhe bllokimin, tani e tërë kjo zhvillohet në tjetër nivel. Përse po armatosen të gjithë në botë – s’ka më një polic në botë, dhe ka shumë lojtarë”, shtoi presidenti serb, ndërsa tha se “më mirë është të jesh një godzillë sesa një bambi. Të gjithë brengosen për veten e tyre dhe e dinë se më nuk ka unitet, siç kishte në kohën kur 19 shtete sulmuan Serbinë dhe të gjithë shohin tani si të mbrohen. Nuk guxojmë të jemi të dobët. Nuk guxojmë të jemi bambi“, ka thënë Vuçiçi.

Gjithashtu ai theksoi se sipas tij Serbia ia ka dalë që të kthejë çështjen e Kosovës tek dyert e mëdha , kur kjo çështje për shumë ka qenë e përfunduar. Vuçiç tregoi se e ka kuptuar cilas është ideja amerikane dhe cila është ideja evropiane për Kosovën dhe se nuk është aspak i lumtur me to. “Nuk jam i lumtur me rezultatin siç e shohin amerikanët, nuk do ta komentoja atë. Por, ia kemi dalë ta kthejmë Kosovën tek dyert e mëdha, kur kjo çështje për shumëkënd ka qenë e përfunduar. Njerëzit më lehtë e kanë të thënë ‘jemi kundër ndarjes apo demarkacionit’, por kush na ka ofruar këtë neve? Askush asnjëherë nuk na ka ofruar demarkacion, fatkeqësisht, sepse për ta Kosova është e tërë, e pavarur dhe pikë“, tha ai.

Vuçiç gjatë kësaj interviste komentoi edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai deklaratat e Kurtit i cilësoi si një kërcënim të hapur, por theksoi se askush, përfshirë edhe Kurtin nuk mund t’i kërcënojë serbët. “Nuk dua të përgjigjem me fjalor ofendues. Mundem vetëm të them se nuk do t’i kërcënojnë serbët. Thotë se shqiptarët janë shumë nervozë, sepse nuk po u shkon siç kanë planifikuar. Ata, thotë ai, po bëjnë atë që ne e kemi bërë në kohën para përfundimit të periudhës socialiste, nga viti 1987 deri më 1995, kur kishim “shqiptarë të ndershëm”, dhe s’e kuptonim se shumica dërmuese shqiptare ishin kundër. Ata sot gjejnë Rada Trajkoviçin e Rashiçin, ata që kanë dy për qind mbështetje të serbëve. Për dallim nga ne në të kaluarën, kur ka ekzistuar sistemi njëpartiak, ata sot mund të shohin saktësisht se çfarë mbështetje kanë. E keni kuptuar se nuk kanë një për qind mbështetje, por dëshironi të punoni me ta, por s’doni me ata që vërtet përfaqësojnë popullin serb. Nuk jam i lumtur për këtë, por gëzohem që bëni gabime sikur ne”, shtoi Vuçiçi.

Gjithashtu Vuçiç foli edhe për helmimin e dyshuar të zyrtarëve të KQZ-së me zarfet me votat e ardhura nga Serbia, ai tha se s’ka asgjë të vërtetë aty, por shtoi se “shqiptarët janë prekur nga dy infeksione”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic kush po i armatose shqiptaret ne kosove aleksandar vucic kush po i armatose shqiptaret ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet