LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti britanik shtyu votimin për Brexit, “DW”: Marrëveshja e re në tehun e thikës

19 Tetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
Parlamenti britanik shtyu votimin për Brexit, “DW”:

Dhoma e Ulët vendosi të shtunën shtyrjen e votimit të marrëveshjes që kryeministri, Boris Johnson arriti të enjten në samitin e BE. 322 deputetë dhanë votën për kërkesën e deputetit, Oliver Letwin, që detyron kryeministrin të kërkojë një shtyrje të re deri më 31 janar. 306 votuan kundër. Parlamenti do të votojë për marrëveshjen, vetëm kur të jetë miratuar e gjithë paketa ligjore e paraparë për daljen nga BE. Boris Johnson kundërshton vonesat në Brexit dhe tha se nuk do të kërkojë shtyrjen e tij.

Johnson: Ta lemë pas vetes këtë temë të vështirë

„Nuk ka rezultat më të mirë, se ai që kam sjellë nga Brukseli”, u betua kryeministri, Boris Johnson në mbrëmjen e së premtes në intervistë para publikut britanik. Duhet të kujdesemi  pas miratimit të marrëveshjes për gjëra të tjera dhe ta lemë pas vetes këtë temë të vështirë. Me këtë argument, Johnson përpiqet të bëjë për vete opinionin në Britaninë e Madhe. E sipas sondazheve ai ka prekur me këtë nervin e shumë britanikëve.

Por shumica e deputetëve në Dhomën e Ulët e dinë, se pas Brexit fillon puna e vërtetë në negociatat me BE. Opozita laburiste, partia skoceze, SNP dhe liberalët do të votojnë kundër marrëveshjes. Boris Johnson, që marrëdhënien e ardhshme të BE e sheh të reduktuar në një minimum afrimiteti, planifikon një konkurrencë negative për të drejtat e punëtorëve, mjedisin apo konsumatorët, thonë ata. Partia irlandezoveriore, DUP është e zemëruar, sepse Johnson ka sakrifikuar një gjë të shenjtë, unitetin e Britanisë së Madhe, prandaj edhe kjo parti do t’i thotë jo marrëveshjes.

Boris Johnson i ka 260 vota të konservatorëve besnikë, por atij i nevojiten 320 vota për të arritur shumicën. Nëse do të fitojë, atëherë duhet që ai të bëjë për vete 20 deputetët e Tory-t, që i ka përjashtuar nga partia. Shumë prej tyre e kanë pohuar mbështetjen për këtë „deal” të ri, të tjerë si ish-ministri i Financave, Philip Hammond duan të votojnë, vetëm, nëse Johnson jep garanci të tjera, se ai nuk do të realizojë një Brexit të ashpër nga dera e pasme.

Kërcënon vërtet një Brexit i ashpër nga dera e pasme?

Kjo pyetje hap një front të ri përplasjeje mes përkrahësve Brexitit të ashpër dhe konservatorëve të moderuar. Një nga përkrahësit e vijës së ashpër, John Baron, tha në një intervistë televizive, se ai ka marrë mbështetje nga ministra, se qeveria do ta lerë me një Brexit të ashpër fazën e tranzicionit në fund të vitit 2020, nëse nuk është arritur deri atëherë një marrëveshje tregtare. Por nga përvoja, duket e pamundur, që të arrihet kaq shpejt një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe, sepse për këtë nevojitet një kohë e gjatë negociimi për detajet. Me këtë premtim, bëhet një përpjekje për të bërë për vete „spartanët”, ata përkrahës të vijës së ashpër që nuk i pëlqyen kompromiset që bëri Johnson për Irlandën e Veriut. Johnson ka nevojë për 30 votat e tyre. Në të njëjtën kohë ai premtoi në BBC, se nuk synon një konkurrencë negative.

Qeveria britanike ka dalë në opinion dhe i premton kujtdo atë që dëshiron të dëgjojë. Kjo i tremb nga ana e saj të moderuarit, si Hammond. Ndërkohë që 10 deputetë laburistë u shprehën, se do ta mbështesin marrëveshjen e daljes nga BE. Ata mendojnë, se një „deal” është më mirë se asnjë marrëveshje, ose ata përfaqësojnë ato zona zgjedhore, ku shumica e ka dhënë votën për daljen nga Britania e Madhe. Nëse nuk ka ndryshime të mëdha, Johnson mund të arrijë të marrë një shumicë shumë, shumë të ngushtë me 1 ose 2 vota. Por e sigurtë nuk është asgjë.

Në një kohë që deputetët vendosin për fatin e britanikëve, ata vetë do të protestojnë të shtunën. 170 autobusë nga e gjithë Britania e Madhe. Organizatorët presin afër 1 milionë vetë në Londër. Numri dy i partisë laburiste, John McDonnell do të dalë dhe do të mbështesë kërkesën e protestuesve për një referendum të dytë. Ndoshta kjo mund të jetë ngritja e dallgës së fundit të Britanisë së Madhe kozmopolite para Brexit, dhe në fund të mund të kthehet në një ditë të trishtë.

Marrë nga DW

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson britania shtyn brexit boris johnson britania shtyn brexit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet