LIVE UPDATES
Bota

“Ngrihuni me ne”, kosovaret solidarizohen me popullin kurd, dalin në protestë kundër Erdogan

19 Tetor 2019, 16:23 Nga DOSJA
“Ngrihuni me ne”, kosovaret solidarizohen me popullin kurd, dalin

KOSOVË– Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë në shenjë solidariteti me popullin kurd, duke iu bashkangjitur kështu protestës #RiseUp4Rojava, që është mbajtur në disa qendra të botës.

Kjo protestë që është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), është kundërshtuar nga një grup i njerëzve që e kanë quajtur të pakuptimtë.

Igballe Rugova nga RrGK, tha se kjo protestë është organizuar për të shfaqur solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.

Ajo tha se kjo protestë nuk është kundër popullit turk, por kundër regjimit të Erdoganit.

Rugova: I jemi bashkangjitur protestës botërore për të treguar solidaritet me popullin kurd

Sot në gjithë botën po organizohen protesta në shenjë solidariteti për popullin kurd. Mos të harrojmë që edhe Kosova ka kaluar një periudhë të tillë në kohën e Millosheviçit, edhe neve Millosheviçi na ka dhunuar, na ka vra, na ka nxjerrë prej shtëpive dhe na ka nxjerrë edhe jashtë shtetit tonë. Ne jemi bashkëngjitur kësaj proteste gjithë botërore vetëm me tregua solidaritet me popullin kurd, me gjithë ata civil kurd që çdo ditë po vdesin, çdo ditë po dhunohen nga regjimi i Erdoganit. Prandaj, sot kemi dal një numër i konsiderueshëm të jemi edhe ne pjesë e kësaj proteste në shenjë solidariteti që mbahet në gjithë botën…Kur ne kalonim tortura, vrasje, dhunime në kohën e Millosheviçit gjithë bota organizonte protesta për ne, gjithë bota. Prandaj, është koha ne tash të tregojmë solidaritet për popujt e tjerë, nuk e mora si shembull kurdët vetëm, por gjithandej kudo që ndodhë krimi, gjenocidi dhe ne si Kosovë du het të dalim për përkrahje, pasi gjithë bota ka dal në përkrahje për ne”, tha ajo.

Derisa protestuesit mbanin në duar pankartën me mbishkrimin #RiseUp4Rojava, pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, në anën tjetër të sheshit disa persona kundërshtonin këtë protestë.

Ata e quanin të pakuptimtë këtë protestë, që sipas tyre ishte kundër Turqisë dhe popullit turk.

Orhan Tyrbedari u shpreh se me këtë protestë të organizuar në Kosovë po përkrahet terrorizmi.

Po përkrahet terrorizmi, këta janë terroristë që kanë mbytur civil, fëmijë dhe kanë dal i kanë përkrahë. Krejt bota e kanë shpallë si terroristë, edhe Evropa, edhe Amerika. E prej ka dal ky që me e përkrahë Kosova terroristë unë nuk po e di. Kush e ka organizuar këtë, Evropa e ka shpallur terroristë, edhe Amerika e ka shpallur terrorist. Turqia është një shtet që e ka pranuar Kosovën i pari dhe me ndihmë të Turqisë, Kosova shumë ka përparuar. Është puna që është organizuar prej dikujt tjetër, me para janë këta që kanë dal kundër Turqisë. Taipi e ka shpallur tash armëpushim edhe me Amerikën ka me e kontrollua krejt kufirin e Sirisë, me Amerikën”, tha ai.

Por Igballe Rugova nga RrGK u shpreh se i vjen keq për këta persona, pasi sipas saj, kanë harruar ku ka qenë Kosova para dy dekadave.

Rugova: Më vjen keq për ta, sepse ata harrojnë ku kemi qenë ne para dy dekadave

Më vjen keq për ta, sepse ata harrojnë ku kemi qenë ne para dy dekadave. Më vjen keq që ata mendojnë që jemi qu kundër popullit turk, po ata harrojnë që ne nuk jemi qu kundër popullit turk, po kundër regjimit të Erdoganit që bënë tani kundër popullit kurd në Siri. Ju ndoshta e dini më së miri e keni pa ato filmime të një lidere kurde të cilën forcat proturke e kanë dhunuar, e kanë gurëzuar deri në vdekje dhe ne prej asaj dite kemi menduar si ta ngrejmë zërin si Kosovë, sepse më të vërtetë neve në takon edhe ne me e ngritë zërin si Kosovë sikur e kanë ngritur zërin për ne si Kosovë”, deklaroi ajo.

Turqia ka nisur ofensivën në Siri me sulme ajrore më 8 tetor, ndërsa, më SHBA dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për armëpushimin në veri të Sirisë më 17 tetor.

Të paktën 30 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra luftëtarë të tjerë kurdë apo edhe nga fraksionet pro turke, kanë humbur jetën sipas raporteve.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se më shumë se 100,000 njerëz janë shpërngulur deri tani nga pushtimi turk në veri të Sirisë.

Luftëtarët kurdë kanë qenë aleatë të forcave amerikane në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS).

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar para fillimit të ofensivës tërheqjen e forcave amerikane nga kjo zonë, që ka rezultuar me kritika.

Edhe ofensiva turke ka shkaktuar kritika të shumta ndërkombëtare.

Turqia e mbron ofensivën e saj duke thënë se po tenton të krijojë një zonë të sigurt të spastruar nga milicitë kurde, që do të presë edhe refugjatët sirianë.

Turqia i konsideron milicitë kurde të forcave demokratike siriane, që kanë kontrolluar zonën ndër kufitare, si terroristë që mbështesin një rebelim anti-turk.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosovaret proteste kunder erdoganit populli kurd kosovaret proteste kunder erdoganit populli kurd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet