LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kush ndot më shumë paguan më shumë”/ Pse menaxhimi i mbetjeve urbane ne Shqipëri duhet të ndryshojë

29 Korrik 2020, 06:07 Nga DOSJA
“Kush ndot më shumë paguan më shumë”/ Pse

SHQIPËRI– “Kush ndot paguan” është parim i së drejtës mjedisore i pranuar jo vetëm në Shqipëri por në nivel global. Ky parim siguron mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve nga ndotja. Ky parim ligjor, nga njëra anë bën të mundur parandalimin ose kompensimin e demit dhe nga ana tjetër siguron një “mjedis të shëndetshëm si një e drejtë themelore e njerëzve” e sanksionuar në Konventat Ndërkombëtare, dhe në Kushtetutën e RSH.

Situata e vështirë me mbetjet në Shqipëri është prova ose fakti që vërteton se në vendin tonë nuk janë përmbushur detyrimet ligjore. Nuk janë siguruar burimet e nevojshme për të mbuluar koston e menaxhimit të mbetjeve duke krijuar “plagën e rëndë” për mjedisin dhe rrezik të lartë për shëndetin publik.

Krijues të mëdhenj të mbetjeve janë edhe bizneset. Sasia e mbetjeve që krijohet nga bizneset natyrshëm duhet të llogaritet sipas natyrës së biznesit. Psh. nuk mund të jetë e njëjtë sasia e mbetjeve që krijon një zyrë kontabiliteti me sasinë e mbetjeve që krijon një restorant ose një qendër tregtare. Sasia e mbetjeve mund të llogaritet në zbatim të parimit “kush ndot paguan”. Në zonat urbane aktivitetet e biznesit krijojnë mbetje të ndryshme të cilat përfundojnë në konteinerët e bashkisë ndaj dhe pagesa për mbetjet urbane që krijojnë bizneset nuk është e drejte të paguhet nga banorët. Pagesa për mbetjet duhet të jetë e matshme dhe e përcaktuar si pagesa për energjinë elektrike dhe ujin. Kjo do të bëjë të mundur shërimin e plagës së infektuar të mbetjeve urbane në vendin tonë.

Politikanët e kanë konsideruar “detyrimin ligjor ose tarifën për mbetjet” një taksë e cila ngrihet, ulet ose falet sipas dëshirës. Situata aktuale me mbetjet urbane në Shqipëri, është krijuar dhe do të jetë e tillë deri në zbatimin e parimit ligjor “kush ndot paguan”. Llogjika është e thjeshtë. Pa para nuk ka shërbim, pa shërbim mbetjet urbane do të hidhen vend e pa vend. Institucionet shtetërore dhe publiku më në fund duhet të kuptojnë se zbatimi i ligjit është e vetmja mënyrë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja që shkaktojnë plehrat. Mbetjet nuk mund të largohen me aksione, as duke përdorur forcat ushtarake. Në të gjithë botën koston financiare për menaxhimin e mbetjeve e paguajnë ata që i krijojnë ato; banorët dhe bizneset. Pagesa për mbetjet urbane llogaritet për shërbimin e ofruar dhe perfshin: pagesen e punëtorëve, konteinerëve, transportit, landfilldit,  insineratorit etj. Tarifa për mbetjet llogaritet sipas sasisë që banorët ose familjet krijojnë çdo muaj.

Sa duhet të jetë pagesa për mbetjet urbane sipas parimit “kush ndot paguan” për banorët?

Tarifa është e përcaktuar nga sasia e mbetjeve që krijohen dhe kosto e shërbimit për menaxhimin e tyre. Sasia e mbetjeve që krijohen është në funksion të nivelit të konsumit ose të të ardhurave. P.sh. banorët e Tiranës krijojnë mesatarisht 0.7-1 kg në ditë. Banorët e qyteteve me të ardhura më të ulëta krijojnë më pak mbetje. Banorët në SHBA krijojnë 2.6 kg në ditë ndërsa në Gjermani 2.1 kg/ditë ose afersisht 1 ton/vit. Mënyra japoneze e jetesës krijon 50% të mbetjeve krahasuar me SHBA dhe Europën. Pagesa për mbetjet duhet të llogaritet duke marrë në konsideratë sasinë mesatare të mbetjeve (në ton) që krijon çdo familje dhe koston për ton që nevojitet për menaxhimin e mbetjeve. Pagesa për mbetjet duhet të jetë e përcaktuar qartësisht si detyrim ligjor nga pushteti lokal ose Bashkia. Në Tiranë “tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave” është përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe është 417 lekë në muaj për familje, ose 5,000 lekë në vit. Në Komunën e Prishtinës “pagesa për mbeturinat” është më e lartë 56.4 € për banesë ose 4.7 € në muaj. Pagesa duhet të jetë e mirë-argumentuar me sasinë e mbetjeve dhe me koston e shërbimit. Është e mundur që tarifa mund të llogaritet sipas numrit të personave në banesë. Përshembull Bashkia e Amsterdamit për vitin 2020 ka përcaktuar 276 €/për person/në vit tarifën e mbetjeve urbane ose 368 €/për person/në vit për banesat me më shumë se 1 person duke përfshirë dhe fëmijët. Pagesa për mbetjet mund të diferencohet në funksion të nivelit ekonomik. Për shembull zonat me vila rezidenciale me të ardhura shumë më të larta krijojnë disa herë më shumë mbetje dhe duhet të paguajnë më shumë për shërbimin. Janë tonelata mbetje inerte, të cilat krijohen nga riparimet e banesave  në Tiranë  dhe hidhen nëpër Tiranë. Ky proces duhet rregulluar, duke ngritur një sistem të posacëm për grumbullimin dhe destinacionin e tyre si në gjithë vendet e Evropës. Që do të thotë me kontenier të posaçëm për lloje të ndryshme mbetjesh. Ky është një shërbim specifik, i cili duhet të ekzistojë dhe në Shqipëri. Në të gjithë Evopën menaxhimi i mbetjeve është një proces që rrregullohet nga sipërmarrjet private në ekonominë e tregut dhe jo nga Bashkia. Vetë biznesi duhet ta zgjidhë këtë gjë me operatorë të licensuar në  treg, që menaxhojnë mbetjet.  Vetëm kështu zbatimi i parimit “Kush ndot paguan” vendos një drejtësi të munguar prej vitesh dhe siguron një mjedis të shëndetshëm për qytetarët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet seit shallari seit shallari


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale