"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kush e vrau Flamur Beqirin? Të akuzuarit dalin në gjyq, mohojnë përfshirjen në ekzekutim, Policia kërkon 22-vjeçarin nga
28 Janar 2021, 19:30Nga DOSJA
BRITANI E MADHE– Të akuzuarit kryesorë për vrasjen e Flamur Beqirit, para shtëpisë së tij në Londër, kanë dalë në sallën e gjyqit. Gjatë seancës gjyqësore të gjithë kanë mohuar se janë autorët e vrasjes së 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua në sy të bashkëshortes dhe djalit më 24 dhjetor 2019.
Dyshohet se personi i armatosur që ka qëlluar ndaj tij është “kickbokseri” 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i cili raportohet drejt Anglisë vetëm 4 ditë para se Beqiri të vritej dhe më pas u kthye sërish drejt Kopenhagenit. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka, njësoj si të akuzuarit e tjerë. Hemissi doli përpara gjykatës bashkë me Tobias Andersson, 31 vjeç, i cili u ekstradua nga Suedia në nëntor, ka mohuar akuzën për vrasje. Ndërsa Clifford Rollox dhe Estevan Alexis Pino-Munizaga, nuk ishin të pranishëm në gjykatë, pasi ishin vetëizoluar.
Ndërkohë që Policia ka deklaruar se një shtetas tjetër suedez, 22 vjeç, i cili është akoma subjekt i ekstradimit është përfshirë në listën e të dyshuarve, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.
Beqiri, shqiptar me shtetësi suedeze, jetonte prej të paktën 5 vitesh në Londër, para se të qëllohej me armë zjarri për vdekje në oborrin e vilës së tij. Policia dyshon se ai u vra për shkak të konflikteve për pazaret e drogës. Kjo pasi në Suedi, Beqiri rezulton me çështje penale për trafik droge.
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një e moshuar, me emrin Neribane është gjetur pas 7 muajsh e vdekur në një apartament në Bulevardin...
MAMURRAS– Ka folur bashkëshortja e Myslim Likës, i cili u plagos ditën e sotme në një atentat me armëzjarri në Mamurras. Në një intervistë për Ballkanëeb, Dile ...
TIRANË– Që prej 11 janarit në vendin tonë vijon procesi i vaksinisimit, ku deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës mbi 630 personel shëndetë...
Pas një sherri mes adoleshentësh pranë shkollës së mjekësisë në Prizren mbeti i vdekur 15-vjeçari, Lirim Boduri. Babai i tij tregon më shumë për ngjarjen...
KUKËS- Kukësi është ende nën pushtetin motit të ku bora ka bllokuar disa fshatra duke bërë të pamundur dhe lëvizjen e njerëzve.Në fshatin Çajë të Ku...
PRISHTINË– Vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij, Skënderi, pasditen e djeshme ka tronditur Kosovën. Mediat vendase u janë futur “me kokë” hetimeve për...
TIRANË- Shërbimi meteorologjik ushtarak, ka bërë të ditur se pas ditës së sotme sotme pritet sërish përkeqësim i kushteve atmosferike. Në njoftim thuhet s...