All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kurti-Vuçiç, një takim me shumë të panjohura, Biden konsiderohet si ‘guri’ rezervë nëse gjërat nuk shkojnë siç duh

15 Qershor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Kurti-Vuçiç, një takim me shumë të panjohura, Biden
All - Paragraf - 1

BRUSKEL– Në Bruksel kanë filluar ndërkohë takimet e nivelit të lartë. Fillimisht takohet kryeministri Kurti me të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak. Më pas presidenti serb, Vuçiq takohet me dy përfaqësuesit e BE dhe në fund zhvillohet takimi trilateral, mes Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur para më shumë se 10 vitesh, e tani do të vazhdojë me një takim në nivelin më të lartë politik më 15 qershor, kur për herë të parë sy më sy do të takohen presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Para raundit të ri të bisedimeve që do të mbahet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, diplomatët evropianë thonë se e vetmja gjë e sigurt që pritet është mbajtja e takimit Vuçiq-Kurti. Ndërkohë që rezultatet e mundshme të bisedimeve dhe as hapat e ardhshëm të mundshëm në këtë proces nuk mund të parashikohet.

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të vijnë në takim të martën. Ne nuk mund të planifikojmë asgjë më shumë se kaq. Nëse ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo jo, nëse të gjithë do të jenë konstruktivë, nëse do të bien dakord se si të procedohet me procesin apo jo, gjithçka mbetet për t’u parë të martën“, thonë burimet diplomatike nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme. Vlerësime të tilla të kujdesshme të ndërmjetësuesve në dialog bazohen në faktin se të dy negociatorët vijnë në Bruksel me pozicione krejtësisht të ndryshme për gati të gjitha temat – prej kornizës, parimeve, përbërjes e deri tek rezultati i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti thotë se do të fillojë një “dialog i ri”, i cili “nuk mund të vazhdojë në formën e mëparshme”.

Ne duam një dialog të përgatitur mirë, ku të gjithë duhet të jemi të barabartë”, thotë Kurti duke shtuar se zgjidhja duhet të çojë në njohjen e reciproke mes këtyre dy vendeve. Ndërsa për presidentin e Serbisë, njohja e ndërsjellë është jashtë diskutimit. Vuçiq e sheh zgjidhjen në kompromis, të cilin ai e përcakton gjerësisht “me mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare të Serbisë dhe popullit serb”. Beogradi mendon se fillimisht duhet të flitet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në përgjigje ndaj qëndrimeve të Kurtit se nuk do të ketë Asociacion njëetnik në territorin e Kosovës, Vuçiq i rekomandoi kryeministrit të Kosovës “që të mos vie fare në takimin e Brukselit nëse nuk dëshiron të diskutojë për formimin e Asociacionit“.

A do të ndërhyjë Bideni?

Duke pasur parasysh pozicione kaq të ndryshme, si dhe faktin që të dy udhëheqësit po takohen “ballë për ballë” për herë të parë, Bashkimi Evropian parashikon skenarë të ndryshëm të mundshëm, për vazhdimin e dialogut.

“Nëse gjërat shkojnë në drejtim pozitiv, ndoshta udhëheqësit vendosin që pas takimit të parashikuar të zgjasë katër orë, të vazhdojnë bisedimet në një drekë dypalëshe, gjë që ne me siguri do t’ua mundësonim”. Nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuar, ndonjë problem apo njëri nga bashkëbiseduesit nuk pajtohet me vazhdimin e procesit, shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, është i gatshëm të flasë drejtpërdrejt edhe me presidentin e SHBA, Joe Biden  për këtë çështje. Ata të dy do të takohen në kuadër të samitit BE – SHBA”, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel.

Vihet re se pas ndryshimit të administratës në Uashington, BE-ja gjithnjë e më shpesh po flet në shumës për “pritjet e BE dhe SHBA” nga Beogradi dhe Prishtina. Pasi që Albin Kurti i tha hapur Brukselit se ai do të paraqitej në bisedime me Beogradin kur të ishte “gati” për këto bisedime, e jo kur të njoftohej nga shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell, nga Uashingtoni pritet që ai të përdorë influencën e tij për të “përgatitur” kryeministrin e Kosovës për negociata konstruktive.

Dy liderë me mandate të fuqishme

Njohësit e Kurtit paralajmërojnë se ai është “më i vështirë për bashkëpunim” jo vetëm për Brukselin, por edhe për Uashingtonin, krahasuar me paraardhësit e tij në Kosovë. BE i përgjigjet Kurtit se “nuk do të ketë një dialog të ri”, por bëhet fjalë për vazhdimin e procesit të filluar në vitin 2011, i cili “ka mbetur i njëjtë pavarësisht ndryshimeve të partnerëve dhe qeverive në Beograd dhe Prishtinë”. Në një nga dokumentet e punës të paraqitura nga Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme, muajin e kaluar, parashikohet mundësinë e arritjes së një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës deri në fund të 2021. Shumëkush e vlerëson këtë si një optimizëm të pabazuar, në një situatë kur as zhvillimi i një takimit të vetëm nuk mund të parashikohet. Por nga ana tjetër, nëse dy liderë me mandate kaq të forta të fituara në zgjedhje, e gjejnë ndonjë hapësirë ​​për marrëveshje, atëherë zgjidhja e “çështjes së Kosovës” nuk ka qenë kurrë më afër.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 15 Qershor 2021, 06:49

NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

Pas viteve të vështira NATO po tregohet e vendosur dhe krahas Rusisë ka vënë në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Por krahasuar me R...

Bota 15 Qershor 2021, 06:01

Izraeli miraton zhvillimin e marshimit nacionalist

Qeveria e re e Izraelit miratoi të hënën një paradë të debatueshme të nacionalistëve izraelitë nëpër zonat palestineze përreth Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit,...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më