LIVE UPDATES
Bota

Opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese Kurtin si Kryeministër të Kosovës: Ka dy rrugë për tu ndjekur 

16 Shkurt 2021, 19:37 Nga DOSJA
Opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese Kurtin si Kryeministër

KOSOVË- Vendosja e Albin Kurtit si Kryeministër në Kosovë mund të sjell disa probleme. Për shkak të dënimit të tij nga Gjykata Kushtetuese para 3 viteve mund t’ia bëjë më të vështirë vendosjen si kryeministër, si dhe t’i lëjë hapësirë opozitës që ta kontestojnë postin e tij në Kushtetuese.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë për KosovaPress në lidhje me këtë gjë nuk ka një ligjë të caktuar dhe se Kurti nuk mund të kufizohet si Kryeministër. Sipas tij opozita ka dy rrugë për të ndjekur, ku e para është që të ankimojnë Kurtin në Kushtetuese apo ta përdorin këtë gjë në Kuvend duke e cilësuar si të dënuar.

“Nuk ka ligj për qeverinë, i cili tregon specifikat e caktuara se çka duhet dhe çka jo për të qenë kandidat për kryeministër. Rrjedhimisht prej kësaj nuk ka ndonjë lidhje logjike ndërmjet asaj se çka kërkohet me qenë kandidat për kryeministër, e çka jo. Për me qenë kandidat për deputet kemi Ligjin për Zgjedhje që i ka përcaktuar disa parime, e njëri nga ta ka qenë që nuk mundesh të jesh i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit. Kjo është shumë e paqartë si procedurë dhe mbetet të shihet, pasi Kurti të dekretohet për kryeministër nga ana e presidentes. Mbetet të shihet si do të veprojnë partitë opozitare, a do të ankimojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese, apo do t’ia përdorin në Kuvend me i thënë që t’i ke dënim dhe je kryeministër. Të dy këto alternativa janë të mundshme. Por më e mundshme mund të jetë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese, për faktin se aktvendimi i Kushtetueses kur flet për pamundësinë e kandidaturës nëse je me aktgjykim në tre vjetët e fundit flet se nuk mund të marrësh as mandat të vlefshëm në Kuvend. Kjo mbetet të shihet nëse bëhet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të sqarohet se a konsiderohet se marrja e mandatit të vlefshëm është kur si kryeministër merr mandatin e vlefshëm përmes votës në Kuvend”, ka thënë Demhasaj.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për KosovaPress, se as Kushtetuta dhe as vendimi i fundit i kushtetueses nuk mund ta ndalojnë Kurtin që të bëhet Kryeministër.

“Kushtetua dhe legjislacioni në fuqi, dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet asnjë kufizim për pozitën e kryeministrit. Rrjedhimisht, edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kriteret që duhen plotësuar për të qenë kandidat për deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk flasin për kriteret që duhen plotësuar nga ana e kryeministrit të Kosovës. Andaj në këtë aspekt ne konsiderojmë se nuk ka asnjë kufizim për zotëri Kurtin që i njëjti të marrë pozitën e kryeministrit”, u shpreh ajo.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi gjithashtu thotë se vendimi i Kushtetueses është i përgjithshëm, por nuk percakton nëse personat e dënuar 3 vite me parë nuk mund të jenë deputet apo me një mandat tjetër që rrjedh nga Kuvendi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk flet për çështjen e kryeministrit apo pozitave të tjera qeveritare. Përderisa sa i përket kandidatëve për deputet ka një normë ligjore që ndalon kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin, norma të kësaj natyre nuk ekzistojnë në raport me pozitën e kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare. Në anën tjetër, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton se personat e dënuar në tri vjetët e fundit nuk mund të jenë kandidat për deputet e as të fitojnë mandat të vlefshëm nga Kuvendi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast nuk e sqaron se në rastin konkret a kemi të bëjmë me mandat të deputetit apo ndonjë mandat tjetër që rrjedhë nga Kuvendi, siç është rasti i kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare. Nëse eventualisht ky rast do të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit do të duhej të sqaronte këtë pjesë të diapozitivit të aktgjykimit të saj”, tha Shala.

LAJMI KRYESOR; Sfida e re e Albin Kurtit! Me 3 ulëse minus, Vetëvendosje duhet të zgjedhë partnerin për koalicion, AAK dhe Lista Serbe opsionet ideale (Problem emri i presidentit)

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim