LIVE UPDATES
Bota

“Kur sunduesit grinden”/ Le Monde ARTIKULL për Kadarenë: Ç’do bënte po të ishte…?

21 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
“Kur sunduesit grinden”/ Le Monde ARTIKULL për Kadarenë:

FRANCË- Gazeta e njohur franceze ‘Le Monde’ i bën një analizë veprës së Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Në shkrimin e ‘Le Monde’ i bëhet një analizë veprës së Kadaresë duke nisur fill me ngjarjen e vitit 1934, me telefonatën e famshme të Josif Vissarionovich Stalin me shkrimtarin Boris Pastërnak. Telefonata mes tyre ka në qendër poetin rus Ossip Mandelstam i cili e konsideronte Stalinin si ‘Malokun e Kremlinit’.

PJESË NGA SHKRIMI I “LE MONDE”:

Së pari, themi faktet, ose sa pak dimë rreth tyre. Ngjarjet zhvillohen në Moskë, në vitin 1934. Më 23 qershor, pasdite, shkrimtari Boris Pasternak (1890-1960) – autori i romanit të famshëm Doktor Zhivago (1957) merr një telefonatë të papritur, nga shoku Stalin. Udhëheqësi suprem i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dëshiron të flasë me të për poetin rus Ossip Mandelstam (1891-1938). Ai e di që Mandelstam dhe Pastërnaku janë miq. Disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 1933, Mandelstam kompozoi Epigramin e tij të famshëm kundër Stalinit, me titullin “Xhelat dhe vrasës i muzhikëve”.

Poeti rus Ossip Mandelstam e konsideronte dhe e përshkruante Stalinin si “Maloku i Kremlinit”. Mandelstam gjeti fjalët e atilla: Gishtat e tij janë të yndyrshëm si krimbat/ Fjalët e plumbave i bien nga buzët./ Mustaqet e kacabunjtë që përqeshin/ Dhe lëkura e çizmeve që i shkëlqen.” Kur Stalini telefonon Pastërnakun, Mandelstam sapo është arrestuar dhe dënuar. Ai do të vdesë katër vjet më vonë në një kamp transit gjatë rrugës për në Kolyma.

Por le të kthehemi në vitin 1934, te kjo telefonatë mitike – të cilën e gjejmë në penën e shumë autorëve sovjetikë që shkruan për epokën e Stalinit.
Këtë herë, është shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadaré ai që kap penën për këtë temë, gati nëntëdhjetë vjet pas gjithçkaje që ka ndodhur dhe ka dalë në dritë. Autori i ‘Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur’ (1963) i shpjegon mosmarrëveshjet që në krye. Ai ishte vetë student në Moskë në vitet 1950. Aty, në Institutin Gorki, dëgjoi për herë të parë për këtë telefonatë mes Stalinit dhe Pastërnakut. Që atëherë, ai nuk ka reshtur së menduari për të. A e vulosën fatin e poetit ato tre-katër minuta komunikim në telefon? Pse Stalini e telefonoi Boris Pastërnakun? A kishte ai dyshime për fatin që do t’i rezervohej Mandelstamit në një kohë kur “emri i poetit lakohej dhe përgojohej nga të gjithë”? A donte ai të vinte në provë Pastërnakun? A e kishte tradhtuar ai mikun e tij? A ishte Pastërnaku i befasuar nga telefonata?

Thuhet se kur Pastërnak u pyet nga Stalini se: “Çfarë mendon për Mandelstamin?”, ai mendohet se është përgjigjur: “Ne jemi thjesht të ndryshëm, shoku Stalin.” A ishte kjo një provë e mospranimit të tij? Çfarë do të kishte bërë Kadare në vend të tij? Dhe çfarë e tërhoqi kaq shumë, Kadarenë, në ato pak minuta që e ndoqën edhe në ëndrrat e tij?

13 versione

Struktura e tregimit është e thjeshtë, a priori.; Në fillim të librit, e shohim autorin në pleqëri duke tentuar të shkruajë romanin e këtij episodi. Duke ia përshkruar botuesit që ka plot mëdyshje: Poeti dhe tirani nuk duhet të gjendeshin kurrë në të njëjtën anë. Pastaj Kadare e lë mënjanë dhe zbërthen versionet e ndryshme që ai mundi t’i bashkonte kësaj telefonate. Jo më pak se trembëdhjetë: KGB-ja, zonja dhe miqtë e Pastërnakut dhe shkrimtarë të tjerë… Çdo herë, nuk është as i njëjti version dhe as krejt i ndryshëm. Asnjë prej tyre nuk duket as krejtësisht i rremë, as plotësisht i besueshëm. Qenia më e çuditshme apo më ironike në të gjitha është se Stalini ia mbylli telefonin Pastërnakut sikur të ishte personi që mishëronte një lloj “rreptësie morale”: “Ti je një shok shumë i keq, shoku Pastërnak!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kulture ismail kadare ismail kadare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet