LIVE UPDATES
Bota

Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

9 Tetor 2021, 09:25 Nga DOSJA
Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht

 GJERMANI- Gazetarët hulumtues nga disa vende evropiane arritën të dokumentojnë të ashtuquajturat “Pushbacks” (shtyrje apo dëbime me dhunë), të paktën në pesë vende të ndryshme në kufirin boshnjako-kroat. Në regjistrimet e gazetarëve, të cilat u morën midis majit dhe shtatorit 2021, u dokumentuan njëmbëdhjetë raste, në të cilat personat që përpiqeshin të kalojnë ilegalisht u dëbuan me dhunë. Më shumë se 140 persona thuhet se janë dëbuar përtej zonës së gjelbër të kufirit, me sa duket pa kontrolluar fare statusin dhe të drejtat e tyre për mbrojtje.

Sipas informacioneve nga organizatat e të drejtave të njeriut, ka pasur më shumë se 16.000 pushbacks vetëm vitin e kaluar në kufirin kroato-boshnjak. Incidente të ngjashme janë regjistruar kohët e fundit edhe në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, e vazhdimisht ka pasur raporte për dëbime të tilla edhe në kufirin turko-grek dhe në det të hapur. Refuzimi i dhunshëm i udhëtarëve të parregullt është kritikuar nga politikanët dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shumë vite. “Pushbacks janë thjesht të paligjshme”, tha Gillian Triggs, zëvendëskomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Por “pushback” është një term politik që nuk është përcaktuar qartë në terma juridikë. Situata ligjore në kufij është komplekse.

A ka të drejtë një vend të parandalojë me forcë njerëzit që të hyjnë atje?

Në parim, një shtet ka të drejtë të vendosë, nëse mund të futen në territorin e tij shtetasit e vendeve të tjera. Edhe në Bashkimin Evropian, mënyra në të cilën një shtet mbron kufijtë e jashtëm dhe sovranitetin territorial është në duart e secilit shtet anëtar. Qeveria përkatëse vendos për veten se sa “i fortë” është një regjim kufitar. Mirëpo, autoritetet e mbrojtjes së kufirit duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të ruajnë proporcionalitetin – veprimet e qeverisë nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.

Jo të gjithë njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e një shteti mund të kthehen në shtetin fqinj prej nga janë futur: Kjo kundërshtohet nga ndalimi i dëbimit kolektiv dhe i ashtuquajturi refuzim i rikthimit i përmendur edhe në Konventën e Gjenevës për Refugjatët në vitin1951 (nga Refuler francez – refuzoj), që është një parim i vlefshëm global i futur në të drejtën ndërkombëtare.Ky parim ndalon shtetet t kthejnë njerëzit në vendet ku ata rrezikohen nga torturat apo shkeljet e tjera serioze të të drejtave të njeriut.

Cilat të drejta i mbrojnë personat që futen ilegalisht në një vend?

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e nënshkruar nga 47 shtete, përcakton ndalimin e dëbimit kolektiv në Protokollin shtesë me numër IV. Por personat që futen ilegalisht nuk mund të thirren thjesht në këtë ndalim për të parandaluar riatdhesimin e tyre ose për të kërkuar rifutjen në një vend. Në një vendim që ka zgjuar shumë vëmendje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) legalizoi pushbacks në mënyrë retrospektive në shkurt të vitit 2020. Ankuesit nga Mali dhe Bregu i Fildishtë nuk mund t’i referohen ndalimit të dëbimit kolektiv, sepse ata kanë përdorur dhunë për të kaluar kufirin në eksklavën spanjolle Mellila në Marok – megjithëse kishte një kalim tjetër të hapur legal të kufirit.

Për dallim prej emigrantëve ilegalë, refugjatët kanë në Konventën e Gjenevës për Refugjatët një mbrojtje shumë më të mirë kundër riatdhesimit përmes ndalimit të rivendosjes. Dëbimet e azilkërkuesve të cilët tashmë janë në territorin e BE-së janë në kundërshtim me rregullat, nëse nuk janë shikuar të drejtat e individit për mbrojtje. “Sapo dikush arrin territorin e një shteti anëtar të BE-së, personi në fjalë ka të drejtë të aplikojë për azil, dhe kjo kërkesë duhet të kontrollohet nga autoritetet”, shpjegon eksperti i së drejtës detare në Hamburg, Alexander Proelß.

Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR dhe avokatët kryesorë ndërkombëtarë tani thonë se këto rregulla futen në fuqi menjëherë kur të kalohet kufiri – pavarësisht faktit që ligjërisht personi ende nuk është futur në territorin e BE-së.

Rastet e veçanta të Pushbacks në ujëra

Tek pushbacks në det luan një rol të rëndësishëm edhe largësia nga bregdeti. Sovraniteti i një shteti zakonisht përfundon dymbëdhjetë milje detare nga bregdeti. Nëse roja bregdetare – siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën – i detyron varkat e refugjatëve të kthehen jashtë kësaj zone në det të hapur, kjo nuk përbën shkelje të rregullave legale. Por njëkohësisht të gjthë kapitenët janë të detyruar t’i japin ndihmë një varke që ka nevojë për ndihmë.

Hyrja në Bashkimin Evropian megjithatë mund t’u refuzohet atyre që kërkojnë ndihmë. “Nuk ka asnjë detyrim sipas ligjit detar ndërkombëtar, i cili e detyron një vend, për shembull Italinë ose Greqinë, që të tolerojë futjen e njerëzve në bregdetin e tyre”, shpjegon juristi Proelß. Qoftë në det apo në tokë: vetëm pak persona të prekur nga pushbacks kanë në fund mjete ligjore për të vepruar kundër dëbimit të tyre nga një vend.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander proelß kednj okb pushbacks unhcr alexander proelß kednj okb pushbacks unhcr

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet