LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Amerikanët pajtohen se dezinformatat janë problem

9 Tetor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Sondazhi: Amerikanët pajtohen se dezinformatat janë problem

Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapja e shfrenuar e dezinformatave është një problem. Shumica mendojnë gjithashtu se lidhur me këtë situatë një pjesë të mirë të fajit e kanë kompanitë e medias sociale dhe përdoruesit e tyre. Por vetëm një numër i vogël amerikanësh mendojnë se ata vetë mund të jenë përgjegjës për situatën. Të dhënat janë pasqyruar në një sondazh të ri të Institutit Pearson, agjencisë “Associated Press” dhe qendrës kërkimore NORC.

95 për qind e amerikanëve thonë se dezinformacioni është një problem kur ata përpiqen të kenë qasje në informacione të rëndësishme. Rreth gjysma ia vënë fajin më madh qeverisë amerikane, dhe rreth tre të katërtat, përdoruesve të medias sociale dhe kompanive të teknologjisë. Megjithatë, vetëm 2 në 10 amerikanë thonë se janë shumë të shqetësuar se mos vetë ata kanë përhapur personalisht dezinformata. Pjesa më e madhe, rreth 6 në 10 amerikanë, thonë se janë disi të shqetësuar se miqtë apo familjarët e tyre mund të kenë qenë pjesë e këtij problemi.

Për Carmen Speller, një studente 33-vjeçare, diplomuar në Lexington të Kentakit, dallimet janë të dukshme kur ajo diskuton pandeminë e koronavirusit me rrethin e ngushtë familjar. Speller beson tek vaksinat kundër COVID-19, por familja e saj jo. Ajo beson se keqinformimi që familja e saj ka marrë nëpërmjet televizorit ose duke lexuar në faqet lajmesh të dyshimta, ka ndikuar në vendimin e tyre për të mos u vaksinuar kundër COVID-19.

Në fakt, disa nga anëtarët e familjes së saj mendojnë se ajo është e çmendur që i beson qeverisë lidhur me informacionet që shpërndan mbi COVID-19.

“Besoj se ata mendojnë se unë jam e keqinformuar. Unë jam ajo që po ndjek verbërisht atë që thotë qeveria dhe kjo është diçka që e dëgjoj shpesh”, thotë Speller. “Situata ka mbërritur në atë pikë sa po krijon shumë tension me familjen time dhe gjithashtu me disa nga miqtë e mi”.

Speller nuk është e vetmja që ka mosmarrëveshje me familjen e saj mbi këto çështje. Sondazhi zbuloi se 61% e republikanëve thonë se qeveria amerikane ka shumë përgjegjësi për përhapjen e dezinformatave, krahasuar me vetëm 38% në radhët e demokratëve. Sidoqoftë, si demokratët ashtu edhe republikanët bien dakord lidhur me rolin që luajnë kompanitë e mediave sociale në përhapjen e dezinformatave, përfshirë Facebook-n, Twitter-in dhe YouTube-in.

Sipas sondazhit, 79% e republikanëve dhe 73% e demokratëve thonë se kompanitë e mediave sociale kanë një përgjegjësi të madhe ose një përqindje të konsiderueshme të përgjegjësisë mbi dezinformacionin. Ky qëndrim, i rrallë mes amerikanëve, mund të shkaktojë probleme për gjigantët e teknologjisë si Facebook-u, më i madhi dhe më fitimprurësi mes platformave të mediave sociale, i cili është kritikuar nga ligjvënësit e të dyja partive.

“Sondazhi është një lajm i keq për Facebook-un”, thotë Konstantin Sonin, një profesor i politikave publike në Universitetin e Çikagos i cili bashkëpunon gjithashtu edhe me Institutin Pearson.

Gjatë një seance dëgjimore të martën në Kongres, senatorët u zotuan se do të vendosin rregullore të reja ndaj kompanisë. Kjo vjen pas një dëshmie të një sinjalizueseje, ish-punonjëse e Facebook-ut, e cila tha se vetë të dhënat e kompanisë tregojnë se algoritmet e saj nxisin dezinformatat dhe përmbajtjet që dëmtojnë fëmijët.

“Kompania ka përfituar nga përhapja e dezinformatave dhe mbjellja e urrejtjes”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal, gjatë seancës dëgjimore në Nënkomisionin e Senatit për Tregtinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se amerikanët janë të gatshëm të fajësojnë të gjithë, por jo veten e tyre lidhur me përhapjen e dezinformatave. 53% e tyre thonë se nuk janë të shqetësuar se mund të kenë përhapur dezinformata.

“Ne e ndeshim këtë shumë herë. Njerëzit mendojnë se është diçka që u ndodh të tjerëve. Sipas tyre janë njerëzit e tjerë që mashtrohen prej tij (informacionit të rremë), dhe njerëzit e tjerë e përhapin atë”, thotë Lisa Fazio, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetit Vanderbilt, e cila trajton çështje që lidhen me përhapjen e informacionit të rremë. “Shumica e njerëzve nuk e pranojnë rolin e tyre në këtë aspekt“, thotë ajo.

Të rinjtë priren të jenë më të shqetësuar se mund të kenë shpërndarë informacione të rreme. 25% të amerikanëve të moshës 18 deri në 29 vjeç, thonë se janë shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar se kanë përhapur dezinformata, krahasuar me vetëm 14% të amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart. Gjashtëdhjetë e tre përqind e këtyre të fundit nuk janë të shqetësuar se mund të jenë bërë shkak për dezinformata.

Por siç thotë zonja Fazio janë amerikanët në moshë të madhe që duhet të shqetësohen më shumë për përhapjen e dezinformatave, duke patur parasysh se hulumtimet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa të ndajnë një artikull nga një faqe interneti me lajmeve të rreme.

Para se të ndajë gjërat me familjen ose miqtë e saj në Facebook, studentja Carmen Speller përpiqet të bëjë më të mirën për t’u siguruar që informacioni që po përcjell për tema të rëndësishme si COVID-19, vjen nga një institucion mjekësor i besueshëm. Sidoqoftë, ajo pranon se ka patur një apo dy raste kur ajo “ka pëlqyer” apo ka “shpërndarë” një postim në platformat sociale pa marrë parasysh nëse informacionet ishin apo jo të sakta.

“Jam e sigurt që ka ndodhur”, thotë ajo.

Unë prirem të mos ndaj gjëra në mediat sociale të cilat nuk i gjej në faqe të verifikuara. Por jam e hapur nëse dikush do të ma vinte në dukje, se informacioni që po shpërndaj nuk është i saktë. Ç’ka do të më bënte të mendoja dhe ta kontrolloja një gjë të tillë”, shton studentja.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota carmen speller deziformatat lisa fazio carmen speller deziformatat lisa fazio

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet