LIVE UPDATES
Bota

Liv Torres: Çmimi Nobel i Paqes hedh dritë mbi nevojën për informacion të besueshëm

9 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Liv Torres: Çmimi Nobel i Paqes hedh dritë mbi nevojën për

SHBA- Komiteti Norvegjez i Nobelit i dha Çmimin Nobel për Paqe 2021 gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, si një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme. Liv Tørres, drejtore e programit Pathfinders for Peace, Just and Inclusive në Qendrën e Universitetit të Nju Jorkut e cila ka shërbyer më parë si drejtore ekzekutive e Qendrës Nobel për Paqen thotë se fitorja e çmimit ndryshon gjithçka për laureatët dhe sjell në qendër të vëmendjes çështjet e tyre. Gazetarja e Zërit të Amerikës Rudina Dervishi mori disa opinione të saj lidhur me rëndësinë e çmimit Nobel të Paqes të këtij viti.

Zëri i Amerikës: Zonja Tørres doja të dija reagimin tuaj për fituesit e çmimit Nobel të Paqes – Maria Ressa dhe Dmitry Muratov – A u befasuat nga përzgjedhja dhe çfarë rëndësie ka ky çmim këtë viti?

Liv Tørres: Së pari më duhet të përgëzoj të dy fituesit. Unë mendoj se është një çmim i dhënë në kohën e duhur. Mendoj se është shumë e rëndësishme. Komiteti është duke vënë në dukje rëndësinë e lirisë së fjalës dhe rolin e rëndësishëm që media dhe gazetarët po luajnë tani në ndërtimin e demokracisë dhe paqes së qëndrueshme siç thonë ata në argumentimin e tyre për çmimin Nobel. Ne kemi parë gjatë viteve të fundit se liria e fjalës dhe media e lirë është nën presion në rritje në mbarë botën. Ne gjithashtu shohim që lajmet e rreme po përhapen me shpejtësi dhe po mbizotërojnë shumë vende. Kështu që media e lirë dhe e pavarur dhe roli i gazetarëve tani është kritik. Pra, ky çmim ka qënë i mirëpritur nga një spektër i gjerë i komunitetit ndërkombëtar.

Zëri i Amerikës: Çmimi Nobel për Paqen vuri në qendër të vëmendjes gazetarinë – luftën për informacion të lirë e të pavarur dhe të bazuar në fakte. Pse mendoni se kjo çështje është kaq e rëndësishme, kur ka çështje të tjera të menjëhershme me të cilat po përballemi si ndryshimi i klimës – Ju keni shërbyer si drejtore ekzekutive e Qendrës së Çmimit Nobel, sa i vështirë mendoni se ka qenë procesi i vendimit këtë vit?

Liv Tørres: Vendimi ka qënë i vështirë pasi pati shumë kandidatura, 329 këtë vit. Realiteti është se media dhe liria e fjalës janë vërtet shtylla kritike për të gjitha çështjet e tjera. Ne tani po jetojmë në një botë me polarizim të thellë, populizëm, shtypje të të drejtave demokratike. Shohim që po rritet zemërimi në shumë vende mes njerëzve që janë të ngopur me pabarazinë në rritje dhe kanë pak besim tek udhëheqësit e tyre. Në një situatë të tillë të kesh besim tek informacioni që marrim, të kesh besim se në fakt ekziston një gazetari e pavarur, e besueshme dhe se gazetarët që bëjnë punën e tyre është një shtyllë kritike në mënyrë që institucionet të punojnë më mirë, që udhëheqësit të punojnë së bashku, që ne të bëjmë një punë më të mirë si qytetarë dhe në fakt që të zgjidhim pastaj edhe çështjet e ndryshimit të klimës në një plan më afatgjatë dhe në perspektivë.

Zëri i Amerikës: Çmimi Nobel i Paqes ka qënë i debatueshëm disa herë dhe është kritikuar se ka qënë shumë i politizuar dhe jo sipas standarteve të vendosura nga Alfred Nobel. Përse është ende i rëndësishëm Çmimi Nobel?

Liv Tørres: Çmimi Nobel për Paqen ka ende rëndësi sepse që nga viti 1901 gjatë viteve, kanë arritur të zgjedhin kryesisht ata që duhet ta marrin atë. Dhe unë mendoj se është pjesë e punës të jesh i diskutueshëm herë pas here. Në testamentin që Alfred Nobel la pas ai tha se njerëzit ose institucionet që kishin bërë më shumë për vëllazërimin mes kombeve, çarmatimin dhe ndërtimin e rrugëve të paqes duhet të konsiderohen seriozisht dhe të merren parasysh për çmimin. Dhe kjo është e diskutueshme në vetvete., Kështu që unë mendoj se çmimi duhet të bëhet i diskutueshëm herë pas here. Nëse çmimi nuk është i diskutueshëm, ai nuk do të ishte një çmim shumë i rëndësishëm në të vërtetë. Gjatë shumë viteve, ata kanë bërë zgjedhje të drejta. Kur shohim pas sigurisht që ka çmime që janë më të diskutueshme se të tjerat, por në përgjithësi, kanë bërë zgjedhje të duhura.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndryshimi sjell ky çmim dhe çfarë mund të presim nga dy gazetarët që e fituan atë këtë vit?

Liv Tørres: Sigurisht që ata marrin një shumë të konsiderueshme fondesh, marrin medaljen e artë. Në fakt unë kam takuar shumë laureatë gjatë viteve të mia në Qendrën Nobel të Paqes dhe më pas. Ata të gjithë thonë se ajo që është më e rëndësishmja është se çmimi në fakt sjell në qendër të vëmendjes së mbarë botës çështjet e tyre. Shumë prej tyre nuk janë aq të njohur para marrjes së çmimit. Por nga njoftimi i çmimit, ata papritmas hidhen në këtë stuhi të madhe mediatike globale ku të gjithë duan të dinë për ta. Ky është çmimi më i njohur në botë ndoshta pas Lojrave Olimpike. Çmimi Nobel për Paqen është i njohur kudo, dhe fitimi i çmimit ndryshon gjithçka për laureatët dhe sjell një qendër të vëmendjes çështjet e tyre, e cila nga ana tjetër përforcon zërin e tyre dhe mesazhet që ata duan të sjellin. Doja të shtoja se përveç se jam shumë e lumtur për çmimin, që mendoj se është i rëndësishëm për kohën që jetojmë, jam gjithashtu veçanërisht e lumtur që një nga laureatet e ardhshme është grua. Ajo është gruaja e parë që merr një Çmim Nobel këtë vit, dhe ka një pakicë grash laureate. Kështu që të kesh më shumë gra laureate mendoj se është një gjë e mirë gjithashtu në një periudhë ku çështjet dhe të drejtat e grave janë gjithashtu nën presion.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dmitry muratov liv torres maria ressa dmitry muratov liv torres maria ressa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet