LIVE UPDATES
Politike

‘Kur erdhi Basha më është mbyllur çdo derë institucioni’/ PD denoncon rastin e familjes në Fushë-Milot: Jetojnë ende

3 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA
‘Kur erdhi Basha më është mbyllur çdo derë

TIRANE- Partia Demokratike ka shkuar në Fushë-Milot pranë familjes Gjoni në Fushë-Milot, banesa e të cilës është shkatërruar nga tërmeti, për thuajse 1 vit jetojnë në çadër.

Gruaja e familjes, Donika Gjoni thotë se ka shkuar tek Kryqi i Kuq në Laç dhe nuk i kanë dhënë lekët pasi burri i saj kishte folur keq për Ramën. Nga ana tjetër burri i saj dhe kryefamiljari, Vikor Gjoni sqaron se vetë inxhinierat e qeverisë i kanë nxjerrë shtëpinë DS3, kurse tani i kërkojnë inxhinier privat. Viktori gjithashtu thotë se që kur ka qenë kryetari i opozitës tek shtëpia e tij, atij i është mbyll dera e çdo institucioni pubik dhe jopublik.


KOMUNIKIMI I KREUT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI, NË FAMILJEN E VIKTOR GJONIT NË FUSHË MILOT

Belind Këlliçi: Jemi sot sërish në Fush-Milot, në shtëpinë dhe familjen e Viktor Gjonit. Vetëm para një muaji kemi bërë publik rastin e tij. Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore mbi të gjitha, me vajzën adoleshente 16 vjeçare të sëmurë në të cilën Viktori tashmë prej një viti është i detyruar që së bashku me bashkëshorten Donikën të jetojnë ende në çadër. Viktori dhe shumë familje të tjera, me dhjetëra dhe qindra familje të tjera që sot jetojnë ende në çadër, pas rasteve që janë bërë publike nga ana jonë, kanë pritur në një reagim të qeverisë dhe në një reflektim të Edi Ramës. Por se si ka reflektuar Edi Rama dhe qeveria është më mirë ta dëgjoni vetë në rastin e kësaj familjeje. Zonja Donika, çfarë ndodhi para pak ditësh që po na tregonit qëparë?

Donika Gjoni: Para pak ditësh, ika në Laç tek Kryqi i Kuq për të marrë ato lekë që më kanë thënë.

Belind Këlliçi: Te zyrat e Kryqit të Kuq?

Donika Gjoni: Po, po, te zyrat e kryqit të kuq, më thanë që burri yt ka fol për kryeministrin Edi Rama shumë ashpër, thashë unë nuk e di, më vjen shumë keq po nuk e di.

Blenid Këllici: Po ç’punë kishte zonje e kryqit të kuq me burrin tënd që ka fol për…?

Viktor Gjoni: Është koordinatore e Kryqit të Kuq.

Donika Gjoni: Është në punë ajo aty.

Blenid Këllici: Po çi duhet asaj?

Donika Gjoni: Nuk e dimë atë gjë edhe thash unë nuk di gjë se ai është burrë, bën ç’bën nuk e di, ti thashë më njeh shumë mirë më di hallin, po tha ta di hallin, më di thash se unë nuk merrem me asnjë lloj llafi fare thash po më vjen shumë keq, thashë vajzën e kam të sëmurë, unë thash prej jush kam thënë faleminderit. Lekët thash nuk i kam prish kot, nuk i kam harxhuar kot, i kam çuar në shtëpi e kam vizituar vajzën kam kryer punët, hallet e mija.
Blenid Këllici: Viktor, a u vure në dijeni se çfarë ka ndodhur nga ai moment?

Viktor Gjoni: Unë u vura në dijeni sa mbaroi punë kjo atje erdhi me çekun ke banka pasi mbaroi punë ke banka më thotë mua kështu, kështu më ka thënë Vojsava. Vojsava është nusja e një shoku tonë këtu. I thashë po çlidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë me Edi Ramën, jo tha kështu më tha Vojsava. Tashti, Vojsava ka thënë shprehimisht, Viktori ka shkruar, ka fol, ka sharë qeverinë dhe Edi Ramën, nga kjo arsye nuk duhet t’i drejtohet Kryqit të Kuq për asnjë lloj ndihme. Se ku qëndron qëllimi i punonjësve të Kryqit të Kuq, unë nuk e di. A do të mi heq mua dhe t’ia japin dikujt tjetër, apo se si është puna atyre, e kanë intimidim nga Edi Rama direkt, unë nuk e di. Atë ta zgjidhi Edi Rama, se Edi Rama është vetë zot vetë shkop, nuk pyet për njeri ai. Arsyeja që ka ardhur Lulzim Basha këtu nga arsyeja që unë jam i djathtë, mua nuk më pret më as kryetarja e bashkisë, as zyrtarët e bashkisë, as zyrtarët e qendrës administrative, asnjë. Unë po sulmohem nga të gjithë. Kjo shtëpia ime, shtëpia ime është nxjerrë me DS3 me inxhinierat e Edi Ramës pas tërmetit. Më ka bë presion kryetarja e Bashkisë, më ka thënë 5 milion merri ose s’do t’i marrësh më. O kam marrë, ku t’i çoj. I bëj thirrje kryeministrit do t’i jap 5 milionat ty dhe të vij të më bëj shtëpinë, të vijë ta riparojë ai. Dhe më kanë thënë me marr inxhinier privat për me bo preventimin çfarë riparimi do kjo. Të vijnë inxhinierat e Edi Ramës, mos ta paguaj unë inxhinierin, të vijnë inxhinierat e Edi Ramës dhe ta riparojnë me 5 milion.

Belind Këlliçi: Pasi ne kemi bërë publike rastin tënd, nga qeveria ose bashkia ke marrë ndonjë mbështetje?

Viktor Gjoni: Bile, bile më është mbyll dera.

Belind Këlliçi: Pra, të është mbyllur dera dhe te Kryqi i Kuq?

Viktor Gjoni: Mbasi ka ardhur Lulzim Basha, unë më është mbyll dera e çdo institucioni, atje ku kam trokit unë, te bashkia për shembull, te qendra administrative, përfundimisht edhe te Kryqi i Kuq. Se ça lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie. Tani meqë i kontrolloka Edi Rama dhe shoqatat e bamirësisë pres nga Zoti, pres të madhin Zot.

(a.b)/dosja.a

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi familja gjoni ne fushe milot partia demokratike belind kelliçi familja gjoni ne fushe milot partia demokratike

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta