LIVE UPDATES
Sport

Kukësi korrigjon objektivat, trajneri Josa: “Jemi në garë për Kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë, ose të tretë!

27 Janar 2021, 15:46 Nga DOSJA
Kukësi korrigjon objektivat, trajneri Josa: “Jemi në garë

TIRANE – Ndonëse të hënën është mësuar lajmi dhe të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë, sot në mesditë klubi i Kukësit, ka prezantuar në mjediset e stadiumit “Air Albania” trajneri e tyre të ri, Mirel Josën. Më shumë se prezantim, kjo ceremoni ngjante me një korrigjim objektivash të skuadrës verilindore, teksa tekniku i ri kryeqytetas u shpreh, se do të luftohet për fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe për ta renditur Kukësin në vendet 2-3 në kampionat, duke kërkuar maksimumin për t’u përmirësuar në çdo takim.

Ta rikthejmë Kukësin? “U bë kohë e gjatë që nuk jemi takuar së bashku në të tilla pozita. Falënderoj drejtuesit e klubit. Çdo gjë ndodhi për dy-tre ditë. Marr përgjegjësitë e mia, siç kam bërë kudo ku kam qenë. Nuk dua të qëndroj më te e kaluara, sepse qoftë e mirë apo e keqe, vetëm gjërat negative mbahen mend. Tani do punojmë për të kthyer Kukësin aty ku e do presidenti. Të marrim të mirat nga eksperiencat e shkuara dhe të lëmë negativet në një anë. Sigurisht do të ketë gabime, por do mundohemi të bëjmë sa më pak. Është ndryshe të kesh emra në skuadër dhe është ndryshe të kesh skuadër të vërtetë. Kukësi ka pasur oshilacione. E kam parë disa herë Kukësin. Është skuadër me futbollistë të mirë dhe premtues. Duhet konsolidimi i skuadrës. Në dy ndeshjet e fundit rezultati e ka ndihmuar skuadrën. Konsolidimi do të vijë në mënyrë më graduale”.

Objektivat e skuadrës? “Kur unë nuk kisha kontakte me Kukësin, kam dhënë mendimin tim për Superioren dhe kam thënë se Vllaznia është favorite, sepse rezultatet nuk të lënë të flasësh ndryshe. Normal që Kukësi ka hyrë për të dalë kampion. Në këtë diferencë që jemi tani, nuk do ishim mirë nga mendtë e kokës, nëse do thonim se jemi sërish për titull. Unë kështu mendoj. Ne do bëjmë maksimumin në çdo ndeshje dhe të afrohemi sa më shumë për vendin e dytë ose të tretë. Nëse na jepet mundësia për vendin e parë pse jo. Edhe skuadrat e tjera do të bëjnë hapat e tyre false. Shpresoj që ne të bëjmë hapa fals kur të bëjnë edhe të tjerët. Objektivat e tanishëm ndryshojnë nga ata të fillimit të sezonit. Jemi në garë për Kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë e të tretë. Të përmirësojmë veten tonë dhe të shohim nëse do bëjnë gabime skuadrat sipër nesh, duke pasur kujdes edhe ata pas nesh”.

Paraardhësit? “Gega dhe Rramani (Hallaçi) kanë bërë lëvizjet e tyre për të riparuar defektet e tyre. Do shikojmë prurjet e merkatos dhe gjendjen e tyre. Nuk do të thotë se prurjet e reja do të futen direkt në skuadër. Duhet të jenë të gatshëm fizikisht. Kemi biseduar për afrimet e lojtarëve. Brenda Shqipërisë nuk mund të sugjeroj tani sepse është e vështirë. Do shohim të marrim lojtarë në gjendje të mirë fizike, që kanë luajtur rregullisht në ekipet e tyre. Është shumë e vështirë në këtë periudhë, gabojnë edhe klubet e mëdha në merkato sepose edhe pandemia dhe ngjeshja e ndeshjeve kanë ndikuar në këtë pjesë. Çdo ndeshje shkojmë për fitore. Të gjithë skuadrat mbrohen dhe sulmojnë mirë”.

Debutim në Korçë? “Nuk ka asnjë problem, shkoj në Korçë të takoj njerëzit atje. Të gjitha ndeshjet për mua janë njësoj. Me presidentin Gjici kam biseduar vetëm 25 minuta. Kam folur vetëm me Nexhipin dhe me Gjicin jam takuar vetëm dy herë. Nuk është problem për mua që një president kërkon rezultatin, sepse ka harxhuar për skuadrën. Janë normale kërkesat e tij. Kërkoj sinqeritet nga të gjitha drejtimet, klubi dhe futbollistët sepse të gjithë punojmë me një qëllim të vetëm”,- u shpreh Josa gjatë ceremoniesë së prezantimit të tij si trajneri i ri i skuadrës së Kukësit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e shqiperise skuadra e kukesit skuadra verilindore trajneri mirel josa kupa e shqiperise skuadra e kukesit skuadra verilindore trajneri mirel josa

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit