LIVE UPDATES
Aktualitet

Një vit nga prishja e Teatrit Kombëtar! Pabesia gjatë natës, si u shemb me skrep historia 82-vjeçare. Plani 20-vjeçar i kr

17 Maj 2021, 08:26 Nga DOSJA
Një vit nga prishja e Teatrit Kombëtar! Pabesia gjatë natës,

TIRANË– Në mëngjesin e 17 majit të vitit të kaluar u regjistrua një ditë e zezë për artin në Shqipëri. Ishte ora 04:30 e mëngjesit kur godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental u rrethua nga fadroma dhe Forcat Speciale Policore, duke arritur qëllimin: rrënimin e ndërtesës historike në qendër të Tiranës. Lajmi u prit me protesta në shesh, të shoqëruara nga dhunë policore dhe dhjetra të shoqëruar, ku nuk munguan qytetarët e thjeshtë dhe as përfaqësuesit e partive politike.

“Nuk mundem më! Shikoni si e kanë shqyer more!,”-lotët e aktorit Mehdi Malka bënë xhiron e rrjetit, njëjtë si pamjet e Kiço Londos. Kjo shembje nuk u ideua në 17 Maj, por kjo shembje rezulton e ideuar që në vitin 2002 në mendjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës së atëhershëm, Edi Rama, por që nuk u realizua dot për shkak të rezistencës së artistëve.

Shembja u rikthye si temë diskutimi sërish në vitin 2018, atëherë kur Edi Rama ishte më i fortë, tashmë në pozitën e shefit të ekzekutivit shqiptar. Peticionin kundër shembjes e firmosën fillimisht të gjithë artistët me një zë të unifikuar,  në sallën e Akademisë së Arteve por ishte ndërhyrja e politikës që bëri artistët të përçaheshin,e u ndanë në dy palë pro dhe kundër shembjes përmes peticioneve.

Në krahun tjetër kryeministri Rama vijonte me përpikmëri planin e tij, ku tashmë kishte bërë gati dhe kishte prezantuar në kryeministri projektin e Teatrit të Ri me arkitektin e njohur Bjarken Ingels. Plani ishte që teatri do të ndërtohej me Partneritet Publik Privat, gjë e cila hasi në kundërshtinë e hapur artistëve. Në funksion të realizimit të shembjes dhe ndërtimit me PPP të teatrit, Ministria e Kulturës e drejtuar nga ish-ministrja Mirela Kumbaro hartoi një ligj special, me qëllim shembjen dhe ndërtimin e teatrit nga kompani private “Fusha”.

Një muaj përpara shembjes kompania “Fusha” u tërhoq nga gara dhe Bashkia e Tiranës premtoi se teatri do të ndërtohej me para publike. Me një vendim qeverie teatri i kaloi Bashkisë dhe me një vendim të këshillit Bashkiak të mbajtur online në kushtet e pandemisë u vendos shembja e Teatrit Kombëtar, e cila u realizua në mënyrë tinëzare në orët e vona të natës së 17 Majit 2020, duke finalizuar në këtë mënyrë përpjekjen 20 vjeçare të kryeministrit Rama për të përmbushur egon e tij personale.

Pas shembjes, përveç protestave qytetare nisi edhe nënshkrimi i një peticioni nën moton e famshme italiane ‘Com’era, dov’era’, për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte siç ishte por duke ndrequr gabimet e te shkuarës apo materialet e përdorura. 16 mijë persona firmosën peticionin online por planet për projektin e arkitetkit Bjarke Ingels vazhdojnë dhe kryetari i bashkisë Veliaj dhe krymenistri Rama thonë se  projekti danez do të jetë ai që do të zbatohet.

Prishja e Teatrit Kombëtar tregon ndër të tjera prishjen e një ëndrre, që sado rezitencë t’i bësh diçkaje që do fort, si në rastin e rezistencës dy-vjeçare të ‘Aleancës Për Mbrojtjen e Teatrit’, sërisht do të ketë njerëz  të veshur me pushtet që do të kujdesen për të ta shkatërruar.

Sot një vit nga dita kur u shua një godinë por së bashku më të edhe shpresa se ‘nëse lufton fort për gjërat i arrin ato’, Tirana është më e varfër. Tirana ka më pak histori dhe më shumë kulla që nuk thonë asgjë. Tirana është kthyer në një qytet që nuk i përket më qytetarëve të saj.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet prishja e teatrit kombetar prishja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Maj 2021, 08:10

DIVJAKË– Një 42-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi është autori i dy vjedhjeve në banesa dhe thyerje të një lokali. Personi me inicialet J.S, i ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet