Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bie suvaja e ndërtesës historike gjatë interpretimit të dramës në Shkodër, dëmtohet në shpinë aktori Nikolin Ferketa:
17 Maj 2021, 07:27Nga DOSJA
SHKODËR– Një bllok betoni është shkëputur nga një ndërtesë e vjetër në rrugë , ku si pasojë ka mbetur i lënduar aktori Nikolin Ferketa. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, gjatë interpretimit të një drame, pasi trupa po jepte shfaqje në zonën muzeale të qytetit. Deri më tani është bërë me dije se aktori ka marrë lëndime në shpinë, por asnjë serioze, ndërsa i ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.
Në një deklaratë për mediat, Ferketa tha se ishte falenderues që ngjarja kishte ndodhur pas shfaqjes, duke shtuar gjithashtu se ishte një mrekulli që nuk kishte pranë të bijën, ndryshe do të kishte ndodhur një tragjedi.
“Shyqyr që ndodhi pas shfaqjes! Faleminderit Zotit që shpëtova me kaq, se më ra në shtinë dhe jo në kokë. Faleminderit Zotot që nuk kisha vajzën afër. Shteti duhet të marrë masa dhe ky është mesazh që unë dua të bëj përmes mediave,“-tha ai për mediat. Ndërsa për incidentin, drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka, drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më jo vetëm për fatin e artistëve, por edhe për shkak se rrezikohen qytetarë të Shkodrës që kalojnë çdo ditë në atë rrugë.
Trupa e “Migjeni” ka nisur një tur të shfaqjes “Mramje Koliqiane” me vepra të shkrimtarit Ernest Koliqi, por për shkak të koronavirusit, aktorët kanë zgjedhur që të përformojnë në rrugë pasi nuk mund të luajnë brenda Teatrit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– 4 klandestinë janë arrestuar në portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin ilegalisht kufirin. Të gjithë ishin me origjinë afrikano-veriore dhe p...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme, për shka...
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. Këtë vit, pas një stepjeje të përkohshm...
ANGLI– Armend Xhika është 22-vjeçari shqiptar i cili ka humbur jetën në Angli. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Earl Marshal Road”në Sheffield më datë 1...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të larta. Orët e para të ditës së sotme do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët d...
Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur, investimi për prona në këto zona mund të cilësohet biznes fitimprurës...
Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar.INSTAT raportoi se popullsia në moshë p...