LIVE UPDATES
Politike

“Kufijtë duhet të mbylleshin që në 2 shkurt, Opozita bëri thirrje”, Basha kërkon të shpallet gjendja e jashtëzak

21 Mars 2020, 18:58 Nga DOSJA
“Kufijtë duhet të mbylleshin që në 2 shkurt, Opozita

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme. në një intervistë për “Nova media”, Basha tregon tre pikat kyçe për të përballuar krizën në Shqipëri. Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama duhet të kishte mbyllur kufijtë e Shqipërisë që në datën 2 shkurt, kur edhe opozita ka bërë thirrje për marrjen e masave.

Pyetje: Dëgjova dje që nga qeveria “Rama” ka paguar 20 milionë dollarë?

Lulzim Basha: 22 milionë euro janë transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në një kohë kur akoma nuk kemi një buxhet për shëndetësinë.  Është njoftuar  nga z. Rama para dy ditësh që buxheti do të jetë 25 milionë euro, por akoma nuk kemi detaje, akoma nuk kemi një akt formal shtetëror siç është akti normativ apo siç është vendimi perkates per t’i dhene keto para për shëndetësinë. Mjeket, infermieret, stafi shendetesor jane ne kushte jashtezakonisht te veshtira, po perballen dite per dite me numrin ne rritje te infektuarve dhe personave qe po vuajne pasojat e infektimit, janë më të rrezikuarit. Dhe nderkohe kemi dy jave qe kerkojme te vendosin mjaftueshem fonde per te blere pajisje shendetesore; per te blere respiratore, ventilatore per pacientet, per te rritur numrin e pajisjeve testuese dhe kiteve testuese. 22 milionë euro të shqiptareve shkojne ne nje drejtim krejtesisht te panevojshem, shkojne per 4 kompani apo 4 persona dhe ky padyshim eshte nje skandal ku nuk mund te mos terhiqte vemendjen e medias dhe te mos merrte denimin me te madh.

Pyetje: Çfarë pagesash janë?

Lulzim Basha: Këto 4 pagesa jane për 4 kontrata ndërtimi, ndërkohë që ka edhe dhjetëra pagesa të tjera. Por ky nuk eshte problemi, ose je ne gjendje te jashtezakonshme ose nuk jemi. Sepse ne qofte se u kerkojme qytetareve sakrifica te tilla, të rrinë pa punë, të mbyllin bizneset, të qe drojnë larg të dashurve të tyre, te cilat padyshim jane te nevojshme, atyre qe kane me shume, jo vetem nuk u kerkojme asnje sakrifice, por u bejme edhe pagesat te majme. Kjo nuk eshte thjesht padrejtesi, nuk eshte thjesht papergjegjshmeri, kjo eshte ne kufijte e krimit.

Pyetje: A duhej që Edi Rama të bllokonte hyrjen e njerëzve nga Italia në Shqipëri kohë më parë?

Lulzim Basha: Prej 2 shkurtit, kemi bërë thirrje që të merren masa. Për një kohë të gjatë, fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Thirrjet tona nuk janë bërë për një debat të oërditshëm politik, por për debatin e diçkaje që shkon përtej politikës së përditshme, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Sot nuk është koha për t’u marrë “pse nuk u bë në kohë dhe kush e ka përgjegjësinë”. Sot, fokusi i opozitës, PD dhe imja personalisht është të bëjmë ç’të mundemi, çfarë kemi në dorë oër të ndihmuar njëri tjetrin, për t’ia dalë mbanë dhe për te kaluar këtë të keqe të madhe.

Pyetje: Çfarë do të bënit ndryshe në qoftë se do të ishit kryeministër sot?

Lulzim Basha: Tre gjëra, e para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar. Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj por në vite me rradhë. Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor. Se dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat.

Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri I testimeve në Shqipëri është habitshëm  I ulët  në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve , të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real. Numri real është më I lartë prandaj për këtë arsye prioriteti I parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe  rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.

Ky është prioriteti I parë dhe kryesor. Prioriteti I dytë për fat të keq, kjo gjendje na ka gjetur në të njëjtën situatë si shumicën e vendeve perëndimore, na ka gjetur në një Shqipëri ku  1 në 10 shqiptarë sipas statistikave zyrtare  ushqehet 1 herë në ditë , gjysma e papunësisë është nën nivelin e varfërisë dhe situate po rëndohet për shkak të rrethanave që të inponon kjo pandemi. Biznese që mbyllen,  konsumi që bie, dikush që fitonte një lek diku  me një punë të bardhë apo të zezë nuk e çon dot në shtëpi, fëmijët duan të hanë, faturat duhen paguar. Eshtë urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri  tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë. Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. Së treti  ky është një zinxhir krisjesh  që është vënë në lëvizje. Ka filluar me virozën , ka goditur dhe po godet shëndetësinë, po godet njerëzit në nevojë, po godet edhe ekonominë. Ndaj prioriteti I tretë do të ishte  ekonomia për të cilën ne kemi paraqitur prej më shumë se 10 ditësh një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, për t’I dalë para të keqes, duke përdorur edhe përvojat më të mira  që po shohim dhe dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paketën e presidentit Trump që mori  po ashtu edhe mbështetje në Kongres, paketat e tjera të  ndihmes. Natyrisht ne nuk jemi Amerika, nuk jemi Britania, nuk jemi Gjermania, por brenda mundësive tona buxheti ka  mjaftueshëm para nëse qeveria ka  planin, vullnetin, transparencën, mirëmenaxhimin për t’I çuar këto para atje ku duhet. Jo më tek një grusht njerëzish, por te gjithë shqiptarët që  janë në  nevoje dhe ne veçanti tek shëndetësia,, shtresat sociale dhe tek ekonomia me theks biznesin e vogël  dhe fermerët shqiptarë.

Pyetje: Pse nuk veproni në koordinim me qeverinë që të ketë një plan të përbashkët, të koordiniar, siç vepron psh Franca? Çfarë ju pemgon zoti Basha që të uleni në tavolinë pa shumë pompozotet? Se në fund të fundit, populli do zgjidhje?

Lulzim Basha: Siç e thatë, populli ka mevojë për zgjidhje, jo për fasadë apo për shfaqje. Prandaj, opozota shqiptare ka bërë atë që bën çdo opozitë perëndimore, në Europë apo SHBA. I kemi këkruar qeverisë të veprojë dhe të veprojë sa më shpejt.ajo që ka rëndësi është se po e bëjmë punën tonë dhe si rezultat edhe i punës sonë kemi arritur ta shkundim qeverinë të marrë disa masa. U pranua propozimi që njëri nga prindrit që do të qendrojë në shtëpi me fëmijët, të paguhet. U pranua propozimi për shtyrjen e kësteve të kredive për të paktën 3 muaj. U pranuan plotësisht apo pjesërisht edhe disa propozime të tjera. Kjo është detyra e opozitës. Të sensibilzojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë llogari dhe të propozojë. Jemi në shërbim të shqiptarëve pa bërë politikë. Nuk është koha për debate politie, është koha për të dhënë ndihmën tonë dhe për ta kaluar këtë të keqe sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.

Pyetje: Ju po silleni si një kryeminsiër në detyrë, por pa mandat zyrtar. A i duhen Shqipërisë këto masa me tanke, kur ka familje që nuk ushqehen dot 1 herë në ditë? Nëse do të ishit në vend të kryeministrit, çfarë do të bënit?

Lulzim Basha: Thirrja ime është e qartë. Ata që kanë më shumë nevojë, duhet të ndihmojen të parët. Banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit janë më të rrezikuarot. Gjëja e parë që do të bëja është që nuk do t’i kisha lënë në çadra. Prapë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë.  Në lidhje me ushtrinë, përtej aspektit kushtetues, i cili është i rëndësishëm, jam në mbështetje të çdo mase. Kam qenë në mbështetje kohë përpara se të merreshin, sepse pa kufizime, përhapja e virusit bëhet shumë më e lehtë. Kjo do të na kushtontë më shumë. Por këto masa duhet të merren sipas ligjit. Nuk janë në vullnetin dhe në humorin e kryeministrit, kushdo qoftë ai, ky, unë apo ndonjë tjetër. Ndaj, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pastaj, përdorimi i të gjithë instrumentave, kjo është rruga. Ushtria, patjeteër që ka dalë në mbështetje të policisë për të zbatuar rregullat e distancimit social dhe izolimit, por nuk ka pse të dalë me mitroloz. Le të dalë të mbështesë njerëzit në nevojë, të çojë ndihma tëk banorët e goditur nga tërmeti, tek më të pamundurit. Dalja me mitroloz duhet t’i kursehet këtij pooulli, sepse tregon mungesë idesh, aftësish për t’u përballur me krizën.

Kjo intervistë vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më