LIVE UPDATES
Bota

Ku i marrin paratë talebanët? VOA analizon raportin e OKB: Si i sigurojnë 1.6 miliardë dollarë në vit

1 Shtator 2021, 18:42 Nga DOSJA
Ku i marrin paratë talebanët? VOA analizon raportin e OKB: Si i

SHBA- Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.

Ku i marrin paratë talebanët?

Para se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan, ata kishin grumbulluar një burim të rëndësishëm – para. Ndërsa është e pamundur të dihet me saktësi se sa para kanë mbledhur, është e qartë se militantët kishin për qëllim të krijonin pavarësi financiare. Një raport i Kombeve të Bashkuara në qershor vlerëson se grupi militant grumbullonte 300 milionë deri 1.6 miliardë dollarë në vit.

Por nga erdhën këto para?

Pjesa më e madhe e tyre vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, si dhe përmes rrëmbimit të pengjeve e shkëmbimit të tyre për para. Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë. Mbledhja e taksave në zonat që ata kontrollonin ishte një burim tjetër i të ardhurave. Taksat ditore të mbledhura nga një pikë kontrolli mes qyteteve Pul-e Khumri dhe Mazar-e-Sharif vlerësohen të konsidueshme. Talebanët gjithashtu shtuan operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar 464 milionë dollarë vitin e kaluar.

Edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse joqeveritare. Burime tjera financimi janë qeveritë e huaja. Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej vitesh se talebanët kanë marrë para, armë dhe trajnime nga Rusia. Analistët thonë se militantët morën para edhe nga Pakistani dhe në një shkallë më të vogël nga Irani.

Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes qasjes në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale. Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përballojnë kostot e drejtimit të një qeverie. Qeveria afgane shpenzoi 11 miliardë dollarë më 2018. 80 për qind e tyre erdhën nga ndihmat e huaja. Disa donatorë njoftuan se do të ndalojnë dërgimin e ndihmës, të paktën për momentin.

Ekonomistët paralajmërojnë se mungesa e dollarëve amerikanë mund të shkaktojë rënie të vlerës së monedhës afgane dhe rritje të inflacionit. Talebanët po përballen gjithashtu me një ekonomi ndryshe nga ajo që udhëhohqën nga viti 1996 deri më 2001. Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend pothuajse është pesëfishuar ndërsa ekonomia është urbanizuar.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota te ardhurat e talebaneve te ardhurat e talebaneve

Sondazh

Poll
Bota 1 Shtator 2021, 17:28

SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kë...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!