Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Kryen masakrën në Vlorë! Kush janë 2 autorët që organizonin lojëra fati në qeli
2 Shkurt 2022, 11:30Nga DOSJA
TIRANË-Delin Hajdari dhe Leo Osmani janë dy të burgosurit në Vlorë që iu ngarkua dhe një vepër tjetër penale, ajo e ushtrimit të lojërave të fatit. Leo Osmani dhe Delin Hajdari janë të dënuar për masakrën e Vlorës. Osmani dhe Hajdari përpos futjes së sendeve të paligjshme në qeli akuzohen edhe për organizim lojërash fati brenda burgut.
“Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”; Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” njoftoi policia.
Masakra e Vlorës ndodhi në vitin 2014, në zonën e Ujit të Ftohtë. Viktimat ishin: Diana Ademi, Skerdi Bajlozi dhe Ermal Isufi. Leo Osmani së bashku me Delin Hajdarin qëlluan me breshëri arme në mes të ditës, duke lënë pas 3 viktima.
TIRANË– Një operacion i zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin,...
TIRANË – Banorët e Paskuqanit dolën për herë të parë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili rrezikon shembjen e rreth 100 banesave. ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë në ditët në vijim për të analizuar situatën aktuale të Covid në vend. Pas mbledhjes së Qeverisë, mini...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e persnave të dënuar që janë trajtuar si VIP (Very important person, njeri me shumë rëndësi) në burgjet ku janë mb...
TIRANË-Emrat e Megaoperacionit që u zhvuillua mbrëmjen e kaluar në tre qytete të vendit janë bërë të ditur. Hetimi i cili nisi në vitin 2020, për burgjet n...