"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘Kryeministri kalon këndej dhe nuk i hedh sytë”, Basha viziton shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastër: Nuk më çudit,
19 Mars 2021, 12:14Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, është ndalur në shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastrës. Gjatë bisedës një prej banoreve i ka bërë të ditur se Rama kalon pranë dhe as që nuk futet për ta parë vendin. Basha i tha se nuk çuditet nga ky fakt mirëpo shumë shpejt ai do të largohet nga qeverisja.
BISEDA:
Lulzim Basha: Entuziazmi me të cilën më pritët harrova në një moment një masë të rëndësishëm siç është maska.
Banorja 1: Para se ne ta restauronim kjo nuk shihej fare. Pyesnin njerëzit për këtë, titullarët e vendosnin tjetër kund. Janë tre libra dhe të tre librat kanë dekor jetën gjirokastrite, gruan, gjirokastrite. Gjatë kohës që kemi jetuar këtu, unë kam pasur një ndjeshmëri të madhe dhe më duket sikur çdo hap që bëj në banesë.
Banori 2: Kemi punuar për ta bërë muze, pas vizitës që bëri Ambasadori Amerikan, u thanë e çfarë nuk u thanë, por ne dolëm në mes të katër rrugëve, në vend që të bëhej një monument. Pas kësaj, ka bërë vizitë zonja Duma dhe askush tjetër nuk është angazhuar, nuk është shtëpia ime, por e Musine Kokalarit.
Banorja 1: Kryeministri kalon këndej dhe nuk i hedh sytë.
Lulzim Basha: Nuk më çudit, sepse shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson Musine Kokalari. Por kjo qeveri në ikje për të hedhur hirin e harresës e ka kollaj. Është një simbol jo thjesht i frymëzimit që ofron Gjirokastra, por është simbol i qëndresës. Një nga aktet më kuraioze që ka bërë një Shqipëri, është bërë nga Musine Kokalari kur kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme. Ka qenë pararendëse e demokracisë, sepse këtu u instalua një regjim i egër. Ky simbol do të ngrihet në piedestal, për të treguar rolin e gruas, por edhe rezistencën ndaj regjimit që solli shumë plagë. PO shkëlqen Kokalari, një social-demokrate, të cilën ne do duhet ta ngrinim në piedestal. Edhe sot ka një gjuhë urrejtje, përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptare për ndryshim. Nëse Kokalari nuk e pa shpresën e ndryshimit, të paktën gratë dhe vajzat e Gjirokastrës dhe Shqipërisë do ta ndezin dritën e shpresës. Jo vetëm do e restaurojmë këtë monument, por do e bëjmë një pjesë të itinerarit turistik të Gjirokastrës. Marr çdo ditë telefonata, socialistët e ndershëm më thonë që do të votojnë PD. Vota e tyre për ndryshim do i bëjë mirë shqiptarëve, vendit dhe Shqipërisë.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ironizuar takimin e Kryedemokratit Lulzim Basha në Gjirokastër. Ai ka ndarë një artikull të postuar nga ...
GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Demokratike është ndaluar në sheshin pranë stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, ku ka mbajtur dhe dhe një fjalë të shkurtër. M...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmendi sërish marrjen e punëtorëve të huaj në Shqipëri. Gjatë aktivitetit politik, ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama tha se ta...
TEPELENË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër. Basha u prit me ovacione, dhe me thirrje të shumta nga qytetarët të ...
TIRANË– Edi Rama bëri të ditur se së shpejti do të marrin fund radhët e gjata dhe për të paguar gjobat që merren për drejtuesit e mjeteve. Gjatë aktiviteti...
TIRANË- Fryma e Re Demokratike i ka adresuar sot një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe amba...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e radhës politik preku sulmet që ka marrë online në lidhje me premtimet që tha ditën e djeshme për ujë 24 orë....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në aktivitetin politik ‘Rruga drejt 25 prillit’ se dëshiron të marrë sërish timonin për mandatin e tretë. R...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi të gjitha shërbimet që janë përmirësuar gjatë mandatit të dytë, preku dhe çështjen e dëshmisë së pena...