LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi me banorët e njësisë 1 në Tiranë: Presion psikologjik ndaj administratës, kanë frikë të bëjnë foto me ne se

5 Mars 2021, 09:40 Nga DOSJA
Kryemadhi me banorët e njësisë 1 në Tiranë: Presion

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi ka zhvilluar një takim me banorët në njësinë numër 1 në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesinistët, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë aktuale.

Kryemadhi tha ndër të tjera se i kanë dërguar disa mesazhe se ndaj administratës publike ushtrohet presion psikologjik.


Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.

Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë. Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive trë votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata. Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë. Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre. Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë. Sepse kjo është një strategji që e shikoj unë dhe cila është ajo? Që, vidhe, varfëroje dhe pastaj nënshtroje. Ne po diskutonim edhe pak më parë, që duke hyrë nëpër biznese të ndryshme, duke takuar njerëz, ata janë të gatshëm të afrohen, të na thonë problemet e tyre por, ‘vetëm fotografi mos na bëni’, – thonë -, se tani vijnë dhe na gjobisin edhe thjesht me një fotografi. Prandaj për LSI-në 25 prilli është një mision shumë i fortë për t’u dalë për zot këtyre njerëzve, për t’ua hequr frikën dhe për ti çuar në kutitë e votimit. Unë jam e bindur që çdo ditë e më shumë do të vijë duke ndryshuar, çdo ditë e më shumë njerëzit do ta kuptojnë, çdo ditë e më shumë njerëzit edhe do ta ndiejnë ndryshimin. Njerëzit kryesorë, apo ata që e ndiejnë më shumë është administrata publike, sepse janë ata të cilët vendosen përballë presionit dhe përgjegjësisë. Është ajo që tregon dhunën që ushtrohet nga përgjegjësit e tyre. Mua dje më kanë dërguar disa mesazhe se si ndaj tyre ushtrohet presion psikologjik. Ne e kemi kuptuar shumë mirë që vërtet aty ku janë vendosur nën presion njerëzit për të firmosur, ua kanë lënë nga një kleçkë, ua kanë lënë nga një gozhdë, ua kanë lënë ‘gozhdën e Nastradinit’ në shkresat e tyre. Kështu që, kjo është mëse e dukshme. Megjithatë unë mendoj që pesë prioritetet kryesore të LSI-së janë shumë të thjeshta. Puna e drejtpërdrejtë për njerëzit, sepse ata nuk kërkojnë të marrin përfitime të pamerituara, ata kërkojnë vetëm që tu jepet haku që i takon, tu jepet mundësia për të punuar, tu jepet mundësi për të jetuar këtu. Sepse shikoni se çfarë kohe kemi këtu. Një nga pikat tona kryesore është që tu bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë kudo që i kemi për tu organizuar  për të ardhur dhe për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.”, tha Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi ne njesine 1 ne tirane kryemadhi ne njesine 1 ne tirane

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez