"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Kryemadhi takim me banorët e Njësisë 5: Do rimbursojmë shpenzimet me 5%, do japim 1000$ për çdo fëmijë deri në 25 vjeç
29 Janar 2021, 16:53Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë 5, tek Komuna e Parisit, ku ka shpalosur disa pika nga programi i saj ekonomik për zgjedhjet e ardhshme.
Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se në 5 muajt pa 5 muajt e parë LSI do të ketë 5 prioritete, përfshirë rimbursimet e shpenzimeve deri në 5% dhe taksa e së ardhmes 1%, që do t’i vihet bizneseve VIP dhe do të shkojë për arsimin.
Gjithashtu ajo përmendi investimin “nga bebja në bebe”, investim i cili i garanton çdo personi që kur lind deri në 25 vjeç, plot 1000 dollarë në vit.
“Ne kemi programin tonë që është shumë i thjeshtë. 5 prioritete në 5 muaj e parë. Njëri ka të bëjë me rimbursimin e shpenzimeve, 5% e rimbursimit të faturës së shpenzimeve, të asaj fature tatimore që rimbursohet drejtpërdrejtë. Është shumë e kollajshme për t’u realizuar. Koston e ka zero, mjafton vetëm të bëhet unifikimi se rakordimi i kartës së identitetit me gjendjen civile, me sistemin bankar, me zyrën e tatimeve. Ky lloj komunikimi është shumë i kollajshëm për të administruar të gjithë mbledhjen dhe formalizimin e informalitetit, ku 50% e GDP-së është informale dhe në vend që këto para të shkojnë në buxhetin e shtetit, që të investohen në pensione, në infrastrukturë, në shërbime, shkojnë në xhepat e 3-4 vetave, që ne e dimë shumë mirë sesi funksionojnë. Ndërkohë nga ana tjetër kemi taksën e të ardhmes 1%, që vendoset mbi kompanitë VIP, që janë aktualisht 800 kompani, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm, ku kjo e ardhur nuk do të shkojë dhe të humbë në zërat e buxhetit për të mbuluar shpenzimet administrative të ministrive të fryra, të një administrate të fryrë që nuk funksionon dhe nuk jep asgjë, por do të shkojë drejtpërdrejtë tek arsimi, për të rritur cilësinë e studentëve, për të krijuar hapësira, sepse edhe vetë këto kompani të mëdha kanë nevojë për profesionistë, të rritur profesionalisht dhe të aftë. Kemi edhe “Nga bebja në bebe”, që shumë veta kanë qenë skeptikë, por çdo ditë në telefonin tim vijnë mesazhe pafund. Edhe qeveria norvegjeze që hyn tek vendet më të pasura e ka fondin nga bebja në bebe, për të mbajtur të rinjtë në Norvegji, sepse ata largohen nga Norvegjia për shkak të klimës. Por përveç kësaj edhe për të krijuar mundësinë për të shtuar lindjen e fëmijëve. Ne kemi qenë një nga popujt më të rinj në Ballkan dhe në Europë, por sot po rritet mosha mesatare me ritme shumë të shpejta. Për herë të parë kemi vdekshmërinë më të lartë se sa lindshmëria, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e kombit shqiptar. Prandaj ky investim kaq modest për t’i krijuar për të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve, që pas 25 viteve ata të kenë mundësi për të pasur një buxhet për të investuar, është gjëja më e pakët që një klasë politike mund të bëjë për të ardhmen e vendit të saj. Ne me Klajdën ishim sot në një takim me ambasadorë ku diskutuam edhe për programin, edhe për situatën, edhe për Covidin. Një nga gjërat që e karakterizon LSI-në është sinqeriteti. Nganjëherë sinqeritetin na e quajnë pikë të dobët, por kjo ka qenë arma jonë më e fortë, sepse na ka bërë të vërtetë me njerëzit, na ka bërë realistë, të prekshëm për njerëzit. Dhe ky sinqeritet na ka bërë ne që të mbajmë fjalën. Ne e mbajmë fjalën, ne u qëndrojmë premtimeve dhe angazhimeve tona, sepse në fund të fundit kjo na bën edhe më të vërtetë.”
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- “Shqipëria fiton,”-ka ngjallur debate në rrjet. Jo më larg se një ditë më parë, numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me ekspert...
TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasditen e sotme ka zhvilluar një takimin me banorët e Njësisë 5, ku ndër t...
TIRANË- Ka reaguar Partia Demokratike, pasi Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Besnik Mustafajt për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.Në një...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ditën e sotme është shprehur me plot bindje se demokracia në vendin tonë do të vendoset. Në një postim që ka bërë në rrje...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin për ‘Prokurorimin publik’. Sipas argumentit të Metës, ky ligj cenon konkurrencën e lirë, favorizon kompanitë ...
Duke komentuar të dhënat e përftuara nga sondazhi i fundit i Fondit Europian për Ballkanin, të cilat sugjerojnë se një e pjesë e madhe e qytetarëve të rajonit e...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në familjen e çiftit Lili e Lulzim Sula në Tiranë ku gjatë një bisede të lirë u shpjegoi...
TIRANË– Kodrat pranë liqenit të Fjollës, një tjetër pikë turistike 3.6 kilometra nga fshati Pezë, fare pranë Kalasë së Dorëzit, po pyllëzohen nga Bashkia e...
POGRADEC– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Pogradecit prej nga pa më nga afër punimet në zonë. Gjatë inspektimit kreu i qeve...
TIRANE- Partia Demokratike ia ka dalë të jetë në qendër të debatit politik me programin ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit, që do të hyjë në fuqi, nëse demokra...