LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi prezanton kandidatin në Fier, tregon objektivat: Synimi ynë jo të analizojmë Ramën por çfarë do t’i ofroj

20 Mars 2021, 15:57 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kandidatin në Fier, tregon objektivat: Synimi ynë

FIER– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatin e Fierit, Arben Çukon në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi ka deklaruar se LSI-ja nuk ka për qëllim t’i bëjë analizën Ramës por si angazhim kryesor ka angazhimin në atë se çfarë mund t’ju ofrojë shqiptarëve gjatë qeverisjes së saj.

Ajo garantoi se angazhimet e LSI-së nuk janë vetëm për fushatë elektorale, por do të realizohen deri në pikën e fundit.

Fjala e plotë:

Qëllimi ynë nuk është që ti bëjmë analizën atij. Analizën ja bëjnë shqiptarët më 25 prill. Ne sot kemi si angazhim kryesor, çfarë  do të angazhohemi ne, cilat janë sfidat tona, çfarë u ofrojmë ne shqiptarëve dhe sidomos të rinjve dhe të rejave. Në jetën e përditshme flasim për të rinjtë dhe të rejat dhe një pjesë e tyre thonë po na ikin, nuk i kemi më dhe është  vërtetë problem që njerëzit po ikin dhe aq më shumë familjet e reja.

Shpërngulja e familjeve të reja nga zona është, nga toka nga qyteti, nga vendi ku ata janë rritur është një problem jo vetëm për familjarët e tyre, për qytetin për biznesit por tashmë do të bëhet dhe problem kombëtar sepse një nga probleme kryesore  që kemi ne sot është mungesa jo vetëm e fuqisë punëtore  por mungesa e vazhdimësisë.

Për herë të parë në gjithë këto vite kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmëria. Pra shqiptarët më shumë po vdesin sesa po lindin. Për herë të parë ne kemi që pas viteve 90 një shpopullim në rritje shumë të larta të qyteteve tona sidomos të fshatrave. Për herë te parë kemi mbyllje të biznesit në mënyrë masive dhe humbje të vendit të punës në mënyrë masivë. Dhe kjo ndodh në vitin 2021 ku për hir të së vërtetës pandemia ka krijuar hendekun e vetë të madh por ndërkohë pandemia ka qenë dhe në vende të tjera evropiane ka qenë dhe në gjithë botën. Por në Shqipëri është ndjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është ndjerë deri në palcë në familjet shqiptare.

Ndërkohë nga ana tjetër rindërtimi apo përmbytjet që kanë kapur zona të caktuara si në vëri të Shqipërinë si në jug të Shqipërisë, apo dhe pjesa e Durrësit, Thumanës, Fushëkrujës, Tiranës me rindërimin ka një efekt tjetër të drejtpërdrejt të familjet shqiptare. Të gjitha këto janë problematika që ne të gjithë fokusohemi të individët , të administrata te drejtorët por nuk janë ata problemi. Ata janë disa ushtarë të perandorisë së madhe që përfaqësojnë Edi Ramën. Përfaqësojnë atë sekt që janë të detyruar të jenë pjesë e kësaj. Dhe ata janë edhe vuajtesit e pasojave të gjithë firmave që ata hedhin në letra. Nesër ata do të jenë që do të përballen me gjithë problematikat që janë sot. Në fakt ne sot një nga qëllimet kryesore që kemi, jemi të fokusuar te të rinjtë dhe të angazhimi ynë.

Të gratë, te vajzat. Sepse në fundit vërtetë në numër matematikor djemtë dhe burrat janë 50.5% të votuesve, por kur vjen puna në fuqinë votuese gratë janë më shumë sepse burrat janë në emigracion. Dhe kjo është një nga arsyet që ne iu kemi dhënë hapësira grave dhe vajzave ndoshta edhe për të marrë një kosto politike dhe fizike sepse sot për një grua dhe një vajzë që të bëjë fushatë elektr5oale është shumë e vështirë.

Ne sfidat i kemi marrë dhe do ti çojmë deri në fund. Nuk ka të bëjë thjesht në kuadrin e fushatës elektorale por ka të bëjë me atë çfarë ne angazhohemi dhe e mbajmë fjalën tonë. Ne i qëndrojmë fjalës së dhënë, i qëndrojmë njerëzve. A kemi ne gabime në punën tonë. Po sigurisht. Po të mos kishim gabime nuk do ishim këtu ku jemi sot. Dhe jo vetëm ne por e gjithë klasa politike shqiptare. Prandaj dhe ne duhet të krijojmë një hapësirë të re për përfshirjen e një brezi të ri në politikë. Jo vetëm në aspektin e moshës por dhe në aspektin e mentalitetit.

Në aspektin e angazhimeve, në aspektin e bërjes politikë me njerëz të cilët iu gjenden njerëzve. Ne sot jemi për të prezantuar Benin si kandidat për deputet të LSI. I cili ka shansin edhe për të treguar angazhimin e të gjithë atij brezi të Benit që është pjesë e qytetit të Fierit, jo vetëm në kuadrin e ndërtimit, të strukturimit apo dhe brezave të tërë të qytetit të fierit. Por dhe për përfaqësimit të komunitetit që Beni përfaqëson. Në fakt sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për burrat dhe vajzat e Fierit, për burrat dhe gratë e Fierit për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të ndryshuar realitetin.

Fieri konsiderohet gjithmonë si bastion i të majtës por në fakt po të ishte bastion i të majtës në 8 vite qeverisje të Rilindjes duhet të ishte vendin ku njerëzit duhet të ishin të punësuar të gjithë, duhet të ishte vendin ku duhet të kishin pagat më të mira. Fieri është qarku i cili jep një nga kontributet më të mëdha në buxhetin e shtetit që është nafta, është bujqësia. Por po të shikosh në thellësi të familjeve të Fierit do të shikosh që varfëria është ulur këmbëkryq. Do të shikosh që largohen të tërë nga Feri dhe nuk e kthejnë më kokën pas.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben cuko monika kryemadhi takim ne fier arben cuko monika kryemadhi takim ne fier

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më