LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Poliçan: Beteja jonë, t’i japim fund tranzicionit dhe të rikthejmë shpresën tek

13 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Poliçan: Beteja jonë,

POLIÇAN– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Poliçan, ku dhe ka prezantuar kandidaten për deputete të LSI-së  Esmeralda Hoxhë.

Gjatë fjalës së saj, u shpreh se teksa  në Tiranë votat mund të merren duke dalë nëpër media, në Skrapar e Poliçan ndodh ndryshe pasi këtu duhet të takosh njerëzit. Sipas saj, gjithë zona e Skraparit nuk duhet parë vetëm si zonë turistike, por edhe si një pikë ekonomike. Ajo thekson se një nga qëllimet primare të LSI në këto zgjedhje është që t’i jepet fund tranzicionit shqiptar të 30 viteve si dhe të rikthejë shpresën tek shqitparët.

Ndër të tjera ajo ka thënë se beteja e tyrë është për t’i dhënë fund tranyicionit dhe për të kthyer shpresën tej shqiptarët.

“Sot kam kënaqësinë më të madhe që përfaqësoj Esmeralda Hoxhën, por që në fakt gjithë Poliçani e njeh si Eranda, por nuk ka lidhje me ato të dekriminalizimit. Ajo është mësuese. Sot një nga pikat tona kryesore është edhe arsimi. Këtu kemi sot edhe profesor Agimin dhe profesor Bajrami. Për hir të së vërtetës, mësuesia dhe arsimi kanë rënë jashtëzakonisht për shkak të mungesës së infrastrukturës, për shkak të vlerësimit që ne i bëjmë mësuesit, për shkak të mundësive që janë shumë të vogla dhe çdo ditë dhe më shumë nxënësit po largohen nga bankat e shkollës për shkak të varfërisë. Sepse prindi më mirë e çon në emigracion, sesa ta lejojë dhe ta mbajë në shkollë, sepse thotë: Nuk kam bukë të ha! Ndaj një nga pikat tona kryesore ku ne jemi fokusuar goxha, madje ne kemi vendosur edhe shumë mësues në listat tona të LSI-së, të pedagogëve, të profesorëve. Ka edhe mjekë dhe juristë, edhe inxhinierë, por kjo ka qenë një nga arsyet se përse edhe ne jemi fokusuar shumë tek arsimi! Sikurse është ‘Taksa e së ardhmes’, që është 1 për qind për të krijuar një investim në infrastrukturë, në pagat e mësuesve, ashtu siç është edhe procesi ‘Mëso dhe fito’ për shkollat profesionale që është një mundësi për të krijuar hapësira të reja dhe për të pasur një arsim cilësor. Unë Esmeralda të falënderoj shumë. E di që është një sfidë e madhe për ty, aq më shumë kur strukturat e shtetit, siç janë kthyer Drejtoritë Arsimore në kasaphane ndaj mësuesve, të cilët kanë revoltë ndaj metodologjisë dhe mënyrës se si funksionon sot sistemi arsimor. Megjithatë 43 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit. E di që e kanë pritur jashtëzakonisht mirë qytetarët në Poliçan, por edhe jashtë saj, ndihen komod me angazhimin tënd, ndihen mirë, ndihen të respektuar dhe në fakt mendoj që ne na duhet të kemi një zë nga Poliçani. Pasi Poliçanin gjithmonë e kanë parë si një xhep, si një tangjent, sepse ose e përdorin për të kaluar në Malin e Tomorit, ose për në Skrapar. Ndaj mendoj që Poliçani është një pikë strategjike, vërtet është një qytet i ri nga ana e infrastrukturës, por nga ana tjetër ka pasur një fuqi ekonomike për gjithë zonën e Skraparit, por edhe gjithë Shqipërinë shumë vite më parë. Mendoj që këtë institucion, bashkë me Arditin, edhe me Blenardin, në grupin e punës dhe në programin që ne kemi është që të fokusohemi në krijimin e hapësirave të vendeve të punës, po ashtu edhe për të rifutur asetet inxhinerike, siç kemi Altinin e shumë e shumë të tjerë, të cilët janë profesionistë dhe që duhet të jenë pjesë për tra rikthyer në punë uzinën dhe kombinatin e Poliçanit. Ne nuk duhet ta shikojmë Skraparin vetëm si ajo zona turistike me kanionet apo nga Mali i Tomorit, por ta shikojmë edhe si një pikë ekonomike që krijon hapësira, vende të reja pune, punë të mirë paguar dhe profesionistë të rinj. Beteja jonë është ti japim fund këtij tranzicioni dhe të rikthejmë besimin dhe shpresën tek shqiptarët! Kombinati është shumë i rëndësishëm për zonën tuaj, por ne nuk duhet ta përdorim thjesht për politikë atë gjë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në fund të fundit ky është vendi ynë. Dhe të mos harrojmë që edhe për kanionet e Skraparit na filluan atëherë jo hidrocentrali, jo ti merrnin me pllaka, kur pasuria më e madhe që ka Skrapari janë kanionet Ndaj dhe ne duhet të kemi në strategji, një plan zhvillimi për zonën që njerëzit të mos shikojnë thjesht gjëra për të shkatërruar natyrën dhe për tu ushqyer, por për të prodhuar gjëra të mira, për të krijuar vende pune, për të eksportuar. S’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, kur ne mund të prodhojmë vetë këtu. Vendosja në punë e Kombinatit do të krijojë edhe mundësinë e zgjerimit të rrugës, hapjes së infrastrukturës, krijimit të shumë gjërave të tjera që e zhvillojmë më shumë zonën. Nëse ne nuk mendojmë të krijojmë një sistem që u del për Zot edhe pensionistit, edhe të punësuarit, mjekut, mësuesit, studentit por edhe atij fëmijës në kopsht, atëherë është e kotë. Ne nuk luftojmë për të çuar disa deputetë në Parlament, ne luftojmë për të ndryshuar këtë sistem, të mbyllim tranzicionin, që mësuesi të ketë një pagë të mirë paguar dhe dinjitoze, që shkollat tona të kenë laboratorë. Të mos bëhet ora e kimisë, orë fizkulture. Të mos mungojnë mjekët, infermierët, mësuesit, sepse po merren për politikë dhe po futen nëpër punë. Të mos mungojnë inxhinierët, e deri tek polici, që duhet të jetë imazhi ynë kryesor.”- tha ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike esmeralda hoxha esmeralda hoxha

Sondazh

Poll
Politike 13 Mars 2021, 10:36

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë, atje ku ka takuar dhjetra biznese dhe qytetarë me të cilët ka diskutuar mbi probl...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez