Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës së futbollit bardheblu, Tiranës, mori një surprizë të veçantë për 100 vjetorin e saj. E rrethuar nga trofetë e shumtë të bashkëshortit të ndjerë, futbollistit, trajnerit dhe ish-presidentit të skuadrës KF Tirana, Nezihati mikpriti në shtëpinë e saj kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i uroi jetë të gjatë dhe i shprehu vlerësimet më të larta, si një prej figurave ikonike të lidhura ngushtësisht me futbollin kryeqytetas, por edhe me vetë Tiranën kryeqytet.
“Ky vit është kaq shumë i rëndësishëm për ne: Bëre ti 100 vjeç, edhe Tirana mbushi 100 vjeç”, tha ai, pasi i dhuroi nënë Nezihatit Kullën e Sahatit, në shenjë respekti ndaj zonjës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ndërsa, ajo e priti kryebashkiakun me fjalë zemre dhe e falenderoi për vlerësimin e bërë.
Duke iu referuar një prej vendimeve të pritshme të Këshillit Bashkiak për shpërblimin e ekipit të Tiranës, i cili u shpall kampion i Shqipërisë, Veliaj tha se fituesit duhet të shpërblehen për rezultatet e tyre.
“Njeriu shpërblehet kur punon dhe kur ka rezultat. Këtë vit ekipi na nderoi. Por, duhet vazhduar kështu, kushtet i kanë dhe nuk është si në kohën e Selmanit, kur s’kishte as kushte e sporti ishte heroizëm. Të hënën do t’i shpërblejmë për fitoren, do ua hedhim në llogari secilit, sipas kontributit”, tha ai, duke shtuar se sporti s’duhet ngatërruar me politikën, ashtu siç s’duhet politizuar as tërmeti e as pandemia.
Sipas tij, politizimi nuk i bën mirë zgjidhjes së problemeve. “Kishim një rast në Kinostudio për dëmshpërblimet e tërmetit. Kundërshtarët e mi thonë që s’i ka marrë lekët! Në fakt, lekët i ka tërhequr burri dhe s’ia kishte treguar gruas. Detyra e shtetit është të të dëmshpërblejë dhe të të ndihmojë, por Tirana ka 265 mijë familje dhe s’mund të çojmë staf në çdo familje për t’i pajtuar. Ti ia jep paratë kryefamiljarit, kurse partia shkon dhe kap gruan e këtij dhe bëjnë çështje televizive një histori familjare. Ndaj u them njerëzve, mos e politizoni sportin, mos i politizoni hallet, se çdo gjë ka karar, jo çdo gjë është politika!”, tha Veliaj.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta së fundmi ka ngritur alarmin për për rënien e blegtorisë, si një sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptar...
DURRES– Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferraj ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar një skandal që lidhet me abuz...
TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën sotme ka reaguar për ikjen e të rinjve nga vendi. Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë një analizë ...
TIRANE– Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifiki...
TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’ thotë se demokratët tashmë po tregojnë se ja...
SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, pasi Këshilli Bashiak e ka paditur për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarë...
Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet një nga diskutimet më të nxehta të politikës shqiptare, por edhe asaj rajonale. Kjo për shkak ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Berisha i ftuar në “Zonë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Vlora se do të kandidojë për deputet sërish në këtë qytet, pas thashethemeve se do të kandidonte në Durrës. Nd...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë, kur tha se nëse Greqia shtrin territorin e saj detar deri në 12 milje, Shqipëria ...