LIVE UPDATES
Politike

KRONOLOGJI/ Si u kthye Ditmir Bushati nga ministri “yll” në ‘mosmirënjohësin’ që PS i dha gjithçka, qëndrimet që

9 Mars 2021, 10:49 Nga DOSJA
KRONOLOGJI/ Si u kthye Ditmir Bushati nga ministri “yll” në

TIRANE- “Partia Socialiste të ka dhënë gjithçka dhe betejën e ke braktisur”, iu drejtua mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama-Ditmir Bushatit, ish-ministër i Jashtëm, që është lënë jashtë listave për deputetë nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Ky qëndrim i prerë i kryeministrit është pasqyrë e një historie të gjatë përplasjesh mes të dyve. Historia ka nisur gati 3 vite më parë, kur Ditmir Bushati guxoi të dilte kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për çështje më delikate të dekadës së dytë të mijëvjeçarit të ri: Ndarja e Kosovës-Shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

Korrik 2018

Disa ditë pasi presidenti Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të Kufijve me Serbinë përmes një referendumi, edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel e kundërshtoi duke paralajmëruar një efekt zinxhir në rajon, qeveria shqiptare nuk ishte shprehur për këtë çështje. Më 31 korrik 2018, Ditmir Bushati, asokohe ministër i Jashtëm, i konsideruar nga socialistët si “ministër yll”, takoi homologun gjerman, Heiko Mass me të cilin, Bushati ndante të njëjtin qëndrim si qeveria gjermane për ndarjen e Kosovës. Bushati u shpreh për herë të parë kundër këtij propozimi që do të hapte “kutinë e Pandorës” në Ballkan.

“Mendoj se kjo do të binte në kundërshtim me të gjitha përpjekjet që janë bërë në Ballkan në tri dekadat e fundit. Do të binte në kundërshtim edhe me Aktin Final të Helsinkit dhe me dokumentet tjera ndërkombëtare ligjërisht obliguese. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutin e Pandoras për rastet tjera në rajon.”-tha Bushati asokohe. 

Deklaratat e Bushatit u pasuan nga një sërë citimesh të tjera të ish-ministrit në media, ku sigurisht kryeministri nuk i pëlqeu refuzimi i i Bushatit për të mos pranuar “shkëmbimin e territoreve”, ndërsa në kancelaritë e Evropës u vërejt heshtja e vetë Ramës për këtë çështje. 

Teksa Rama nuk fliste, në fund të gushtit 2018, Ditmir Bushati në një intervistë për “Panorama” kundërshtonte planet e presidentit të Kosovës dhe njëkohësisht godiste edhe shefin e tij në Tiranë, Edi Ramën.

“Nuk kemi pse shpenzojmë energji me mënyrën se si do të kompensohet Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës”, thoshte Bushati. Dhe vazhdonte duke thumbuar se “Për Shqipërinë dhe aleatët e Kosovës, statusi i Kosovës është çështje e mbyllur dhe pavarësia e saj e pakthyeshme. Prandaj duhet të mbështetemi tek ato parime themelore që sigurojnë paqen dhe stabilitetin demokratik në rajon. Vështruar në këtë prizëm, statusi i Kosovës nuk mund të rihapet as në format dypalësh e as shumëpalësh. E aq më tepër të bëhet objekt krahasimi me raste të tjera të kthyera në ‘konflikte të ngrira’, si pasojë e tolerimit të ‘parimit të rivendosjes’, çka do t’i dhuronte mundësinë për depërtim aktorëve të tretë në Kosovë dhe rajon”.

Në gusht 2018, zërat e parë kishin nisur. Ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte deklaruar për Washingon Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit.

Kartat ishin hapur tashmë mbi tryezë. Shtatori i 2018 do të ishte i vështirë për ministrin ‘yll’. Ditmir Bushati me këtë intervistë i kishte dalë kundër jo vetëm idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, por edhe sfidonte për herë të parë Edi Ramën. Edi Ramës, do ti “dhimbte” sigurisht që ministri i tij, tek i cili “PS-ja dha gjithçka”, do të ishte për herë të parë dakord me Sali Berishën për çështjen e Kosovës. 

Teksa Berisha fliste me gjuhë të vrazhdë dhe akuzonte Thaçin se po shiste 4 komuna, Bushati fliste me mediat në vend dhe ato jashtë sesi Shqipëria duhet të ishte totalisht kundër ndarjes së Kosovës. I papërfolur për tendera dhe afera korruptive, ai u vu në shënjestër tashmë. Edi Rama e shkarkoi në dhjetor të 2018, me pretekstin e rifreskimeve në qeveri, por të dy e dinin, edhe Rama dhe Bushati, dhe të gjithë pranë tyre, se largimi lidhej me Kosovën. Bushati kishte rrezikuar shumë. 

I zhveshur nga privilegjet dhe përgjegjësitë e ministrit, Bushati u rikthye në karriget e ulëta të Parlamentit nga ku pa më mirë dhe në terren situatën sesi PS po qeveriste. Ato që shihte në terren, ish-ministri i artikulonte në parlament. Kjo nuk i pëlqente askujt në PS e aq më pak Ramës. PS ishte përpara zgjedhjeve lokale. Kur Rama e tallte opozitën për daljen nga Kuvendi dhe refuzimin për të hyrë në zgjedhje, Bushati fliste për mendjemadhësi. 

Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialist, demokratë, progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë”, deklaroi Bushati, duke u siguruar që mesazhi do të merrej nga Rama. 

Dhe kështu ndodhi. Disa ditë para zgjedhjeve, kur Bushati ishte caktuar në Shkodër për të ndihmuar Valdrin Pjetrin, Rama pranoi se situata me ish-ministrin ishte e tensionuar. 

“S’ka problem, është nervoz. Jemi pjesë e skuadrës. Po flas për lojtarë të rëndësishëm, që lëvizin nga fusha në stol. Ka momente irritimi”, tha Rama në Real Story. 

Pas zgjedhjeve lokale, Rama vendosi ta spostonte Bushatin. Atij iu hoq drejtimi politik i qarkut të Shkodrës, ndërsa për muaj me radhë raportet e tyre “ngrinë”. 

Ndezja e debatit për detin risolli vëmendjen e mediave tek ish-ministri. Bushati që prej kohës që ishte ministër insistonte se çështja e Detit nuk ishte “çështje kohe” por “çështje drejtësie”. Ai këmbëngulte se palët duhet të merrnin atë që iu takonte, ndërsa Rama kërkonte një përmbyllje të situatës. Por edhe pse këto debate nuk munguan, Rama deklaroi më 15 janar 2021 se Bushati ka bërë gabime të tjera. 

“Ditmir Bushati ka qenë në krye të grupit negociator dhe grupi ka qenë shumë kompakt, dhe ne kemi bërë një punë shumë të mirë. Ne kemi ardhur shumë afër por kemi ardhur në pikën që nuk gjejmë dot dakortësi për impaktin që zënë ishujt, prandaj do shkojmë në gjykatë. Bushati ka bërë gabime të tjera, jo deti dhe Turqia. ”, u shpreh Rama.

Këto gabime që u dukën se u shuan me kandidimin e ish-ministrit si përfaqësues për lirinë e medias në OSBE, u rindezën me përllogaritjet për votën e 25 prillit. Rama nuk mund t’ja besonte Bushatit sërish një mandat. Kjo ishte braktisja për të cilën ai i tha ish-ministrit të tij “yll”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama perplasjet rama-bushati ditmir bushati edi rama perplasjet rama-bushati

Sondazh

Poll
Politike 9 Mars 2021, 10:32

TIRANË– Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar t...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit