LIVE UPDATES
Bota

Kriza me rrymë: Si erdhi Kosova në këtë gjendje?

17 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Kriza me rrymë: Si erdhi Kosova në këtë gjendje?

KOSOVË- Kosova i afrohet fundvitit me mungesa të kohëpaskohshme të rrymës e ujit,me çmime të larta e me paralajmërime për rritje të tjera. Me orë të tëra, lagjet nuk kanë rrymë ose ujë. Disa fajësojnë politikën e mbi 20 vjetëve të fundit – kohë prejse Kosova ka dalë nga lufta. Të tjerë thonë se ka pasur mungesë strategjish dhe projektesh.

Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq aktualisht prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike në orë, ndërsa kërkesat janë për mbi 1,100 megavat në orë. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve. Korporata Energjetike e Kosovës njofton herë pas here për rënien e blloqeve nga sistemi.

Më 15 dhjetor, një rrjedhje në kaldajën e njësisë B1 të termocentralit “Kosova B” pamundësoi furnizimin me avull të ngrohtores “Termokos”. Kjo bëri që ngrohja për mbi 15 mijë konsumatorë në Prishtinë të ndërpritet për më gjatë se një ditë. Për t’i plotësuar nevojat, Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta, për shkak të krizës energjetike në botë. Autoritetet paralajmërojnë se faturat e energjisë elektrike mund të shtrenjtohen për 7 për qind në muajt e ardhshëm.

Abazi: Faji i politikës 20-vjeçare

Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore në Prishtinë (INDEP), thotë se situata aktuale është pasojë e vendimeve të politikës.

“Në 20 vjetët e kaluar, qeveritë e ndryshme kanë diskutuar për ndërtimin e termocentraleve të reja nga thëngjilli dhe nuk e kanë vënë Kosovën në binaret e një tranzicioni energjetik, i cili do të bazohej më shumë në prodhim të energjisë nga prodhues të decentralizuar”, thotë Abazi.

Sipas tij, mungesa e një strategjie të mirëfilltë ka bërë që Kosova të varet nga termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, ku çdo problemi teknik që ndodh, shndërrohet në ndërprerje të rrymës.

“Nuk i kemi reformuar as sistemet e ngrohjes, nuk kemi investuar që qytetarët të kenë ngrohje qendrore, nuk kemi investuar që ata t’i ndryshojnë kaldajat e ngrohjes, të cilat në një masë janë joefikase dhe harxhojnë shumë energji”, thotë Abazi.

Çeku: Problemet me rrymën, pasojë e mosndërtimit të “Kosovës së Re”

Në vitin 2005, Qeveria e atëhershme e Kosovës ka pasur një projekt për, siç është thënë, zgjidhjen e problemeve me rrymë. Projekti për ndërtimin e një termocentrali të ri, i quajtur fillimisht “Kosova C” e më pas “Kosova e Re”, nuk është realizuar.

Për Qeverinë e tashme, me në krye Albin Kurtin, ai “është i vdekur”, sepse nuk duhet investuar më në termocentrale me thëngjill. Ethem Çeku, ministër i Energjisë i Kosovës në kohën kur është marrë vendimi për ndërtimin e termocentralit të ri, është i bindur se problemet në sektorin e energjisë janë pasojë e mosndërtimit të tij.

“Më duket që gabuam shumë rëndë kur nuk e zhvilluam projektin e termocentralit të ri. Këtu bëmë lëshime të mëdha, me kosto të mëdha financiare dhe zhvillimore”, thotë Çeku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ndryshimet e herëpashershme në projekt, të bëra nga qeveritë e njëpasnjëshme, i kanë larguar edhe investitorët. Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe, si e tillë, është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij burimi. Mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit përdoren për termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit që përdoret për termocentralet në Obiliq. Por, metoda e prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli konsiderohet se është e dëmshme për mjedisin dhe se ndikon negativisht në ngrohjen globale. Çeku thotë se pasuria e linjitit duhet të shfrytëzohet.

“Edhe vendet e rajonit, edhe Evropa e përdorin në masë të madhe thëngjillin. Edhe në SHBA përdoret linjiti. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër pa e përdorur linjitin për prodhimin e energjisë elektrike. Format tjera janë forma ndihmëse”, thotë Çeku.

Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike. Ministria e Ekonomisë e Kosovës është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031. Kjo strategji thuhet se do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Qeveria: Kursejeni energjinë elektrike

Qeveria e Kosovës është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndajë shumën e nevojshme të mjeteve, për mbulimin e importeve.

“Do të bëjmë maksimumin që të ruajmë furnizimin e rregullt dhe të shmangim rritjen eventuale të çmimeve të energjisë elektrike”, ka thënë këtë javë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dardan Abazi, nga INDEP, thotë se Qeveria duhet të hartojë një sërë masash, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, sepse ata nuk përballen vetëm me mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës.

Si ta kurseni rrymën?

Kriza energjetike në botë – e shkaktuar kryesisht nga mungesa e gazit dhe rritja e çmimeve të gazit – ka rritur edhe çmimet e produkteve të tjera të konsumit. Kosova, si vend që importon pothuajse të gjitha prodhimet, ka parë gjithashtu rritje çmimesh. Rritja, e cila ka nisur nga muaji prill me 1.2 për qind, ka arritur në 5.7 për qind në muajin tetor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka pasur inflacion më të lartë se tash qysh në vitin 1999. Ekspertë të ekonomisë, me vite, u kanë tërhequr vërejtjen qeverive të Kosovës, për të zhvilluar sektorin e prodhimit.

Kosova përballet me deficit të lartë tregtar. Brenda një viti, ajo importon mallra nga vende të ndryshme në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, derisa eksporton deri mbi 450 milionë euro. Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve në Kosovës, thotë se sektori i prodhimit duhet të përkrahet, në mënyrë që vendi të mos jetë krejtësisht i varur nga importi.

“Çdo lëvizje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare prek edhe Kosovën”, thotë Panxha për Radion Evropa e Lirë.

Pas rritjes së çmimeve, kryeministri Kurti ka thënë se ekonomia duhet të riorientohet kah prodhimi. Në muajin tetor, Qeveria e tij ka ndarë 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe për mbështetjen e eksportit.

Situata në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor

Me krizë energjetike dhe rrjedhimisht rritje të çmimeve përballen edhe vendet e tjera të rajonit. Sipas zyrtarëve, Serbia aktualisht konsumon një të tretën më shumë energji elektrike sesa që prodhon. Serbia ka pësuar kolapsin e parë energjetik më 12 dhjetor, kur mbi 2,000 nënstacione kanë dalë jashtë sistemit dhe 136,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e borës.

Disa zyrtarë kanë thënë se është përdorur qymyr me cilësi më të ulët dhe, menjëherë pas kësaj, katër zyrtarë të lartë në industrinë energjetike serbe janë pushuar nga puna. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit dimëror. Çmimet e energjisë elektrike në Serbi janë rritur për 3.4 për qind më 1 shkurt.

Sa kushton energjia elektrike?

Në Maqedoninë e Veriut, në ditët në vijim pritet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Të tria kompanitë energjetike, të përfshira në prodhim, shpërndarje e faturim, kanë paraqitur kërkesa për rritje çmimesh. Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguron se rritja nuk do të kalojë 10 përqindëshin.

Në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq, është paralajmëruar rritje e çmimit të energjisë elektrike vetëm për kompanitë – nga 70 për qind deri në 300 për qind, varësisht nga kontrata.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti astrit panxha berat rukiqi dardan abazi ethem çeku kriza energjitike ne kosove albin kurti astrit panxha berat rukiqi dardan abazi ethem çeku kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit