LIVE UPDATES
Bota

Kriza me rënien e lirës shihet si mundësi për të sfiduar Erdoganin

1 Dhjetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Kriza me rënien e lirës shihet si mundësi për të

TURQI – Kriza e valutës turke, lira, ka zvogëluar mbështetjen për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i dhënë opozitës mundësi të artë për të sfiduar liderin e shtetit – nëse fraksionet rivale mund të bashkohen, kanë thënë analistët.

Sipas RFI, zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në qershor të vitit 2023, mirëpo opozita është duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Duke qenë udhëheqës për 18 vjet, Erdogan është përballur me tentime të dështuara për puç më 2016, mirëpo tani përballet me sfida të mëdha ekonomike, meqë rritja e shkallës së inflacionit është duke prekur jetët e njerëzve. Lira turke ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan prej fillimit të këtij viti, teksa Erdogan vazhdon të mbrojë qëndrimet e tij se normat e ulëta të interesit rregullojnë inflacionin e lartë.

Rritja e çmimeve dhe zhvlerësimi i lirës turke, bashkë me zhgënjimin publik dhe korrupsionin e përhapur, janë duke dëmtuar Qeverinë. Disa parti janë duke garuar me ngulm kundër Erdoganit për votat konservatore dhe ato të qendrës së djathtë”, ka thënë Adeline Van Houtte, analiste evropiane për inteligjencë në grupin Economist.

Rënia e vlerës së valutës turke ka nxitur protesta javën e kaluar në Stamboll dhe kryeqytetin turk, Ankara, dhe turmat janë dëgjuar duke u ankuar për rritje të çmimeve.

Secilën ditë ne pyesim veten si do të paguajmë qiranë, si do t’ia dalim deri në fund të muajit, çfarë çmime do të ketë në nesërmen nëpër dyqane”, ka thënë Ajshe Demirel, mësuese nga Ankaraja.

Kemal Kilicdaroglu, lider i partisë kryesore opozitare, CHP, ka thënë se do të nisë organizimin e marsheve publike për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

“Sa më shumë vlerë që humb lira, aq më i kënaqur është Erdogan, sepse kjo situatë është në të mirë të atyre që kanë dollarë. Ne kemi obligim që të nxjerrim qytetarët tanë nga zjarri. I them Qeverisë së Erdoganit se ka humbur aftësinë për të udhëhequr. Mos u frikësoni dhe dilni në zgjedhje”, ka thënë Kilicdaroglu javën e kaluar.

Mirëpo Erdogan nuk ka ndryshuar qëndrim.

“A jeni mjaftueshëm të fuqishëm për të thirrur zgjedhje të parakohshme në këtë shtet? Jo, nuk jeni!” ka thënë ai në disa komente të publikuara të hënën.

Disa sondazhe kanë treguar se mbështetja për Erdoganin ka rënë. Një prej tyre, i realizuar nga Metropoll, ka treguar se 41 për qind e turqve kanë përkrahur qasjen e tij në muajin shtator, në krahasim 48 për qind sa ka qenë në kohën e zgjedhjeve dhe gati 59 për qind më 2015. Një tjetër sondazh i realizuar në muajin tetor ka treguar se 64 për qind e respodentëve nuk mendojnë se Qeveria e Erdoganit mund të zgjidhë problemet e shtetit. Mirëpo i njëjti sondazh ka treguar se 55 për qind e tyre nuk mendojnë se opozita do të mund të kishte rezultat më të mirë nëse do të ishte në pushtet.

“Ende ka mungesë besimi në aftësinë e opozitës për të qeverisur, sidomos në aftësinë e saj për të menaxhuar krizën ekonomike. Kriza ekonomike e ka bërë më të vështirë se kurrë që AKP të fitojë sërish, mirëpo opozita duhet të vazhdojë punën për fitim të besimit te votuesit e lëkundur të AKP-së”, ka thënë Seda Demiralp, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Isik.

Sipas saj, votuesit e partisë së Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), hezitojnë apo vendosin të mos votojnë për ndonjë parti tjetër” sepse nuk pëlqejnë opozitën, sidomos agjendën sekulare të partisë opozitare, CHP. Opozitës i mungon një tjetër element kyç: një kandidat favorit për të garuar kundër Erdoganit.

Partitë opozitare kanë më shumë se një të tretën e 600 ulëseve të parlamentit, derisa partia në pushtet AKP dhe partia partnere MHP kanë shumicën. Shenjat e konsolidimit brenda opozitës, që deri më tani ka dështuar që të sfidojë seriozisht Erdoganin, mund të ndryshojnë situatën, kanë thënë analistët. E ashtuquajtura Partia e Mirë, që i takon krahut të djathtë, është bërë bashkë me partinë CHP. Dy grupe tjera që janë larguar nga radhët e partisë së Erdoganit, Partia e së Ardhmes dhe Partia për Demokraci dhe Progres, kanë kritikuar politikat qeveritare.

Ali Babacan, ish-ministër i Ekonomisë, ka thënë javën e kaluar në Twitter: Erdogan, ndaluni. Mjaft është mjaft… jemi duke u përmbytur

Seren Selvin Korkmaz, drejtore ekzekutive e Institutit IstanPol, me bazë në Stamboll, ka thënë se ekonomia gjithmonë ka ndryshuar lojën në historinë politike të Turqisë.

“Opozita ka më shumë përparësi në zgjedhjet e ardhshme, nëse partitë arrijnë të jenë bashkë dhe propozojnë agjendë të bindshme ekonomike dhe demokratike”, ka thënë ajo.

Mirëpo Houtte ka thënë se shtypja e protestave dhe ndryshimi potencial i ligjit për zgjedhjet, me qëllim të rritjes së gjasave për partinë AKP, po ashtu nënkupton se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme më 2022, mundësitë e opozitës për të fituar këto zgjedhje janë secilën herë më të paqarta.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota lira turke presidenti erdogan renia e lires turqia lira turke presidenti erdogan renia e lires turqia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet