LIVE UPDATES
Bota

Kancelari gjerman Scholz siguron se qeveria e re është gati të veprojë

1 Dhjetor 2021, 12:19 Nga DOSJA
Kancelari gjerman Scholz siguron se qeveria e re është gati të

GJERMANI – Pavarësisht nga ndryshimi i qeverisë, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Olaf Scholz beson se liderët janë të përgatitur mirë për t’u marrë me pandeminë e koronas. Pas diskutimeve të pasditës mes federatës dhe landeve, Scholz deklaroi në televizionin publik gjerman se “tani janë marrë vendimet e duhura” dhe ripohoi se “udhëheqja është e pranishme”.

Misioni i qeverisë së re është i qartë: Duhet të vaksinohemi, do të ngremë një shtab krizash për këtë qëllim dhe kemi nevojë për kufizime të reja kontakti për të vëzhguar ecurinë e infektimeve.

Scholz hodhi poshtë si plotësisht të pajustifikuara kritikat se SPD ende nuk ka emëruar një Ministër federal të Shëndetësisë. Në të vërtetë, javën e ardhshme, tha ai, ne do të dimë se cilët burra dhe gra do të hyjnë në qeverinë federale për SPD dhe “qeveria do të mblidhet më pas shpejt dhe do të fillojë punën e saj”.

Lidhur me diskutimin për një vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm, Scholz foli në favor të një votimi përkatës në Parlament pa disiplinën e zakonshme të grupeve parlamentare. Për çështje delikate etike është parashikuar një votim pa detyrim grupi parlamentar. Edhe çështja e vaksinimit të detyrueshëm është një çështje ndërgjegjeje, tha Scholz.

Më herët pasdite, qeveria federale dhe landet patën rënë dakord për masa të tjera shtesë për koronan në konsultime me kancelaren Angela Merkel dhe pasardhësin e saj të caktuar. Në një dokument provizor, flitet për një akt solidariteti kombëtar, për të siguruar uljen e numrit të infektimeve dhe lehtësimin e sistemit shëndetësor.

Vendimi do të merret të enjten

Kryeministri bavarez Markus Söder dhe zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert thanë se detajet priten të miratohen në një hap tjetër në konferencën e kryeministrave të së enjtes. Pastaj zbatimi do të bëhet në rregulloret e landeve.

Sipas dokumentit të përkohshëm, planet e federatës dhe landeve janë që të nisin një ofensivë të re vaksinimi deri në Krishtlindje. Deri atëherë nevojiten deri 30 milionë vaksinime shtesë në formën e përforcuesve, vaksinave të para dhe të dyta. Një shtab krize federatë-lande është krijuar për këtë qëllim dhe do të fillojë menjëherë punën. Ai do të trajtojë çdo problem që mund të lindë, për shembull me logjistikën dhe dërgesat e vaksinave. Gjenerali i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, Carsten Breuer do të drejtojë këtë njësi të krizës, siç ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Seibert.

Zgjerim i rrethit të personave të autorizuar për të vaksinuar

Për të zbatuar fushatën e vaksinimit duhet të zgjerohet rrethi i personave të autorizuar për të kryer vaksinimin, për shembull me farmacistët dhe personelin infermieror. Meqenëse mbrojtja e vaksinave bie ndjeshëm me kalimin e kohës, statusi i imunizimit duhet të humbasë njohjen e tij si “i plotë” pas gjashtë muajsh, thuhet më tej në deklaratë. Për më tepër, shteti federal dhe Landet po shqyrtojnë me sa duket një rregull 2G mbarëkombëtar për tregtinë me pakicë. Sipas këtij rregulli, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar do të lejoheshin të hyjnë në dyqane. Dyqanet e konsumit të përditshëm nuk do të preken.

Federata dhe landet parashikojnë gjithashtu kufizime të rrepta të kontakteve për personat e pavaksinuar. Takimet private në vende publike ose private ku marrin pjesë njerëz të pavaksinuar dhe të pashëruar duhet të kufizohen në shtëpinë e tyre dhe jo më shumë se dy persona nga një familje tjetër. Fëmijët nën 14 vjeç nuk do të preken. Në zonat ku incidenca ose shkalla e shtrimit në spital është e lartë, klubet, diskotekat dhe objekte të tjera të ngjashme do të mbyllen.

Në përgjithësi, aktivitetet e mëdha duhet të kufizohen qartë. Stadiumet plot të futbollit, si ato të fundjavës së kaluar, janë “të papranueshme”, u tha. Përveç rregullit 2G, është i mundur një rregull 2GPlus, pra një test aktual shtesë për koronan. Për shkollat, dokumenti provizor parashikon gjithashtu një detyrim të përgjithshëm për të mbajtur maskë për të gjitha klasat.

Kryeministri i Baden-Württemberg-ut, Winfried Kretschmann (Të Gjelbrit), bëri thirrje që të rishpallet situata epidemike me rëndësi kombëtare. “Pa këtë vendim kemi asimetri në masat e koronës”, tha Kretschmann-i. Sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet, landet federale lejohen të mbyllin objektet kulturore, por jo dyqanet apo panairet. “Nëse mbyllim teatrot, por duhet t’i lëmë të hapura bordellot, mund ta përfytyroni diskutimin”, tha Kretschmann-i.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kancelari gjerman olaf scholz kancelari olaf scholz olaf scholz qeveria e re ne gjermani kancelari gjerman olaf scholz kancelari olaf scholz olaf scholz qeveria e re ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet