Shqipëri- Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2020 sipas të cilit të ardhurat buxhetore pritet të arrijnë 502 miliardë lekë, shpenzimet 531.9 miliardë lekë me një deficit buxhetor 29.2 miliardë lekë.
Projekti I cili këto ditë pritet të miratohet nga qeveria parashikon njërritje të ardhurave me 16 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i këtij viti, ose rreth 3.3 per qind më shumë. Shpenzimet do të rriten me ritme më të ulëta prej 2.4%, n ëraport me vitin e kaluar.
Qeveria ka miratuar buxhet më të ulët në vitin 2020 në raport me planin afatmesëm që u miratua vitin e kaluar në kuvend bashkë me buxhetin 2019. Sipas pritshmërive të janarit 2029 buxheti i vitit 2020 do të ishte 518 miliardë lekë në të ardhura dhe mbi 548 miliardë lekë shpenzime. Por për shkak të përgjysmimit të rritjes ekonomike dhe vështirësive në grumbullimin e të ardhurave plani afatmesëm është korrigjuar me ulje., por gjthsesi projektbuxheti ivitit 2020 paraqitet optimist në raport me zhvillimet reale nërealizimin e treguesve buxhetorë të këtij viti.
Gjatë periudhë 9 mujore, janar-shtator 2019 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 343 miliardë lekë, teksa plani vjetor I Ministrisë sëFinancave sipas ndryshimeve të fundit në aktin normativ të muajit shtator është 386.6 miliardë lekë. Për 9 mujorin, buxheti ka mbledhur 7.8 miliardë lekë më pak sesa plani i parashikuar për tënjëjtën periudhë.
Pavarësisht deficiteve në mbledhjen e të ardhurave, Ministria e Financave nuk e rishikoi me ulje nivelin të ardhurave, ndonëse duket pak e besueshme që qeveria të grumbullojë 30 për qind tëprogramit vjetor të të ardhurave në vetëm tre muaj. Për periudhën tetor-dhjetor qeveria duhet të grumbullojë edhe 143 miliardë lekëose 47.8 miliardë për çdo muaj të mbetur në raport me rreth 38 miliardë që u mblodhën mesatarisht në çdo muaj për 9 muajt e parë.
Edhe gjatë vitit 2018 në dy rishikimet që iu bënë buxhetit u la pandryshuar programi I të ardhurave, në nivelin 464 miliardë lekë, por grumbullimet faktike në vitin 2018 sipas ministrisë së Financave ishin vetëm 459,9 miliardë lekë ose 14 miliardë më pak se programimi.
Projektbuxheti I vitit 2020 parashikon të grumbullojë 3.3 për qind më shumë se program I këtij viti, por kjo përqindje duhet të jetëshumë e më e lartë në raportin me faktin, duke e bërë pak tëbesueshëm realizimin e tij në kushtet kur ekonomia I ka përgjysmuar rritjen dhe burime të reja nuk po duken në horizont.
Qeveria synon të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor përgjatë vitit 2020 duke e përcaktuar atë në nivelin e 29.2 miliardë lekëve, nënivelet e njëjta të angazhimit afatmesëm. Nëse të ardhurat do tërezultojnë më të ulëta sesa plani, për të mbajtur nën kontroll deficitin, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet, kryesisht ato kapitale.
TIRANË– Të gjithë ata që duan të bëjnë punime në shtëpitë e tyre, kryesisht private, dhe që lidhen me ndërtim shkallësh, rrethime, struktura me mater...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varf...
TIRANË- Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, është një prej godinave më të bukura në Shqipëri me një artitekturë të veçantë. Fillimet e ndërti...
TIRANË- Emërohet në krye të Doganave në një kohë kur Policia e Shtetit i është mësyrë Doganave dhe pikave të Kontrollit për të konstatuar shkelje. E padysh...
TIRANË- 7 muaj pasi mori detyrën, largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në ven...
TIRANË– Pas rrugëve, shërbimeve spitalore, aeroporteve e porteve, radha i ka ardhur furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujrave të zeza që të...
TIRANË- Ditët e ngrohta dhe me diell, duket se po u vjen fundi. Duke filluar nga dita e nesërme, reshjet e shiut do të jenë prezente në territorin e vendit...
TIRANË- Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh të prapambetura që rrezikojnë seriozisht shëndetin e arkës së shtetit Ministria e Fina...
TIRANË– Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike sapo ka përfunduar një studim mbi perceptimin publik të korrupsionit, ku zbulohen disa gjetje shqetësu...
TIRANË- Vallja e Tropojës apo më mirë të themi “kcimi i Tropjës’ siç preferoi ta quante koreografi i njohur Skënder Haklaj, është një vlerë kombëtar...