LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza e përshkallëzuar energjetike në Kosovë mund të rrezikojë gjithë Europën

31 Dhjetor 2021, 06:41 Nga DOSJA
Kriza e përshkallëzuar energjetike në Kosovë mund të

PRISHTINË – Operatorët e Sistemit të Transmisionit në Grupin Rajonal të ENTSO-E për Europën Kontinentale (RGCE) i kërkojnë KOSTT-it (operatorit të sistemit të transmisionit të Kosovës) ta mbajnë në ekuilibër sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike. Kosova dhe kriza e përshkallëzuar energjetike në vend mund ta rrezikojë furnizimin e gjithë Europës, ka paralajmëruar Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E). Shumica e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, dhe normalisht vendi importon 10-15% të energjisë elektrike, por kjo shifër është rritur në 40% gjatë krizës aktuale.

“Si pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar në tregje”, i tha Reuters-it me email ENTSO-E, ky Rrjet i cili përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në mbarë Europën.

Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), i është kërkuar që ta mbajë të ekuilibruar sistemin e energjisë elektrike.

“Operatorët e Sistemit të Transmisionit në Grupin Rajonal të ENTSO-E për Europën Kontinentale (RGCE) i kërkon KOSTT-it (operatorit të sistemit të transmisionit të Kosovës) ta mbajë në ekuilibër sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike, i cili është detyrim thelbësor kontraktual ndaj OST-ve të tjera në Europën Kontinentale”, kanë thënë nga ENTSO-E.

Kriza, që e ka përfshirë gjithë Europën ka bërë që vendet të përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së kërkesës për rrymë.

Në Kosovë, kjo situatë është përshkallëzuar jo vetëm se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojës së lartë për rrymë, por edhe se blloku “B2” i Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e sa ditë, ndërsa një ekspert gjerman është angazhuar për ta mbikëqyrur riparimin në turbinat e këtij termocentrali.

Situata po e detyron Kosovën të importojë shumë më tepër energji se normalja. Në këtë situatë, Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke e miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji, duke i bërë të ligjshme reduktimet.

Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë. “Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.”

Qeveria e Shqipërisë do t’ia japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike më 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar në këtë situatë.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi arritur që të sigurojmë 3,600 megavatë për datën 31 dhjetor, dhe 4,080 megavatë orë për datën 1 janar”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.

Kryeministri Kurti tha të mërkurën në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se kërkesën për ndihmë e ka bërë Kosova nëpërmjet ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ne e falënderojmë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë, zonja Artane Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Republikës së Shqipërisë, për shkak se ne jemi komplementare, ne kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale; ne kemi qymyr, ata kanë ujë”, tha ai. Kurti tha se Kosova do të mund t’ia kthejë këtë ndihmë Shqipërisë në verë.

Si pasojë e ngritjes së çmimit të rrymës në botë dhe mbingarkesës në vend gjatë dimrit, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të energjisë elektrike. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni kriza energjitike kriza energjitike ne kosove kriza energjitike kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE