Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Politike
KRIZA/ A do ketë anulim koncensionesh? Ministrja e Financave: Do shohim me kujdes çdo…
25 Mars 2022, 10:29Nga DOSJA
TIRANË– Qeveria shqiptare mund të shkurtojë shpenzimet koncensionare për shkak të krizës energjitike dhe rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe e ushqimeve. Këtë deklaratë e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në komisionin e Ekonomisë, ku u shqyrtua propozimi për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022.
“Nëse kemi ndërmend të shkurtojmë shpenzime të tjera përfshirë shpenzimet koncensionare ministria është duke hartuar skenarë më pesimistë për ecurinë e zhvillimit ekonomit të vendit. Nëse do kemi materializim të këtyre skenarëve do shohim me kujdes cdo zë të buxhetit me qëllim që të ruajmë ato investime që janë të domosdoshme e që sjellin rritje ekonomike”, tha ministrja.
Ibrahimaj theksoi se ministria e Financave po harton skenarë edhe më pesimistë për ecurinë ekonomike të vendit.
“Pyetët për rezervat në drejtim të investimeve, sigurisht që jemi duke bërë skenarët, jo vetëm skenarin që keni në këtë akt por dhe skenarë më pesimistë për treguesit kryesorë makroekonomikë e aty ku ne mund të ndërhyjmë në investime apo në gjithë zërat e buxhetit të shtetit. Aktualisht situata nuk na tregon që jemi në ato skenarë më pesimistë por nëse do jetë e nevojshme do ndërhyjë në zërat e buxhetit të shtetit sic kemi bërë dhe më parë”, tha ministrja.
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar ekskluzivisht për Dosja.al vendimi...
TIRANË– Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraq...
TIRANË– Në diskutimin për aktin normativ që po diskutohet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD Tabaku u shpreh se Akti Normativ...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë se qeveria do të japë 28 miliardë lekë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një tabelë që tregon shifra të larta të azilkërkuesve shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Met...
TIRANË- Drejtorja e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit se seanca ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj gjyqtarit, duke thënë se seanca u caktua vetëm pasi ai u ...