LIVE UPDATES
Bota

Kritikat për plagjiarizëm dëmtojnë kandidaten e Gjelbër për kancelare

2 Korrik 2021, 14:02 Nga DOSJA
Kritikat për plagjiarizëm dëmtojnë kandidaten e Gjelbër

GJERMANI– Objektivi i saj është i madh: të fitojë me partinë e saj, Të Gjelbrit, zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani. Dhe pastaj të drejtojë si kancelare Gjermaninë. Pritjet ndaj një personi që kandidon me synimin për të ripërtërirë Gjermaninë janë të mëdha, ky person pritet të jetë një model që ta ndjekin pas të tjerët.

Por në librin “Tani. Si ta ripërtërijmë vendin tonë”, të publikuar në 21 qershor, kandidates së Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock-ut dhe ekipit të saj i kanë shpëtuar disa pakujdesi. Për to tani atë e akuzojnë për plagjiarizëm.

Një specialist austriak i mediave, Stefan Weber, lektor në Universitetin e Vjenës, që e kontrolloi librin e Baerbockut, ka publikuar pesë gabime, nga 11 sa ka gjetur deri tani në libër.

Në to autorja (apo ekipi i saj) ka kopjuar, ndër të tjera fjali nga dy gazeta gjermane (Tagesanzeiger), nga një institucion (Bundeszentrale für Politische Bildung), nga një autor amerikan (Michael T. Klare) dhe nga një revistë pa dhënë burimin, pa treguar pra që nuk janë fjali të saj. Përndryshe libri me 240 faqe i Baerbockut përmban teza politike të Të Gjelbërve, të cilat Baerbocku i shoqëron me përjetime personale  të saj.

Libri i Annalena Baerbock

Në muajt e fundit, kandidates për kancelare të Të Gjelbërve i është dashur të saktësojë edhe biografinë: në të ajo kishte të dhëna të pasakta, apo zmadhime, siç thonë kritikët. Veç kësaj, Annalena Baerbock-ut iu desh të kërkonte falje edhe për harresën për të deklaruar para shtesë, të marra si deputete.

Sa të rënda janë rastet e kopjimeve?

Disa juristë thonë se fjalitë e kopjuara nuk janë temë për ta, nga pikëpamja juridike. Për ta nuk kemi shkelje të të drejtave të autorit. Arsyeja është se një libër tematik popullarizues, siç është libri i Baerbock-ut, nuk duhet të plotësojë kriteret e rrepta të një libri shkencor. Ai mund të botohet edhe pa shënime, të cilat tregojnë se ku janë marrë informacionet. Një pjesë e fjalive, për të cilën e akuzojnë Baerbockun, janë tashmë pjesë e dijes së përgjithshme në dispozicion të publikut. Pra janë fakte të njohura.

Juristë të tjerë thonë se edhe në publikime jo shkencore është mirë  të ruhet parimi i citimit të burimit. Gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për fyerje të dinjitetit në botime nga kandidatja e Gjelbër për kancelare.

Por pesha e pakujdesive që i kanë shpëtuar Annalena Baerbockut është më e madhe politikisht. Analistë në media thonë se fakti që ajo paraqet si të sajat mendime të të tjerëve, shtron pyetjen nëse ajo ndjen nevojën të paraqitet më e mirë se është në të vërtetë. Edhe biografinë e publikuar në internet asaj iu desh ta saktësojë. A është kandidatja e Gjelbër për kancelare ajo politikane e palodhur dhe perfeksioniste, siç e paraqet partia e saj, pyesin vëzhgues.

Këto pakujdesi kanë bërë edhe që të bjerë rrufeshëm numri i atyre që e konsiderojnë Baerbockun të aftë për postin e kancelares: në maj ishin 43 përqind e gjermanëve, ndërsa në qershor janë vetëm 26 përqind (sipas barometrit mujor të televizionit publik ZDF). I tillë është ndëshkimi i opinionit në Gjermani, kur mendon se është në pikëpyetje besueshmëria e një politikani.

Pakuptim për pakujdesitë e kandidates së Gjelbër për kancelare

Pakujdesitë që i kanë shpëtuar kandidates për kancelare të Të Gjelbërve mund të qenë shmangur plotësisht. Ajo ka angazhuar një ekip të madh këshilltarësh dhe ka qenë e përgatitur që fushata elektorale do të ashpërsohej.

Njëkohësisht, në plan kombëtar, me shpalljen si kandidate për kancelare, Baerbocku është vënë për herë të parë nën një dritë të pamëshirshme të prozhektorëve të mediave. Kjo megjithëse ajo njihet më gjerë që kur u zgjodh bashkëkryetare e Të Gjelbërve, në vitin 2018.

Nuk është për t’u çuditur që konkurentët politikë, si CSU-ja bavareze e shfrytëzoi këtë rast. Sekretari i përgjithshëm CSU, Markus Blume, tha se “mashtrimi i qëllimshëm…zmadhimi i punës vetjake është me sa duket sistem i Annalena Baerbockut…”

Kurse Të Gjelbrit thonë se këtu kemi një fushatë, me të cilën synohet “diskreditimi”, “shkatërrimi i reputacionit” të kandidates së tyre. Por problemi është se diçka, nga të gjitha këto, te njerëzit mbetet.

A duhet konsideruar Baerbock kartë e djegur?

Të Gjelbrit po paguajnë çmim të ndjeshëm politik për pakujdesitë, të zmadhuara nga kundërshtarët, por ekzistente, në biografi dhe në librin e kandidates së tyre. Mbështetja për ta në sondazhe që nga marsi ka rënë ndjeshëm, në 20 përqind mbështetje që nga marsi, kurse CDU/CSU është ngjitur në 28-30 përqind (sipas instituteve demoskopike Forsa dhe ARD-së). Kjo kur për një periudhë kohe Të Gjelbrit prinin para konservatorëve. Njëkohësisht është rritur edhe mbështetja në sondazhe për kandidatin konservator për kancelar, Armin Laschet: aktualisht atë e mbështesin për kancelar 43 përqind e gjermanëve.

Megjithatë deri në zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit ka edhe tre muaj, në të cilat mund të ndodhin shumë gjëra. Baerbocku vetë është dëmtuar, por jo eleminuar. Dhe mbështetja për Të Gjelbrit nuk erdhi me mbështetjen – fillimisht të jashtëzakonshme- për kandidaten e tyre për kancelare. Mbështetja për Të Gjelbrit ka qenë konstante dhe ka ardhur duke u zgjeruar vitet e fundit në Gjermani.

Edhe sikur të mos forcohen më, ka shumë gjasa që Të Gjelbrit të jenë njëri nga dy partnerët në qeverinë e ardhshme gjermane, krahas konservatorëve të CDU/CSU-së, që janë forcuar sërish. Përsa u përket shifrave, i mundshëm është edhe një koalicion midis konservatorëve, socialdemokratëve dhe liberalëve të FDP. Por ky nuk është një koalicion shumë i preferuar, sepse socialdemokratët janë prej disa mandatesh në koalicion me konservatorët.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota baerbock csu kopjimi laschet plagjiarizem të gjelbrit zgjedhjet parlamentare ne gjermani baerbock csu kopjimi laschet plagjiarizem të gjelbrit zgjedhjet parlamentare ne gjermani

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën