LIVE UPDATES
Politike

Kritika për kandidatët? Basha: PD ka resurse për të hartuar shumë lista, parimi kryesor që udhëhoqi procesin kanë qenë

27 Mars 2021, 18:41 Nga DOSJA
Kritika për kandidatët? Basha: PD ka resurse për të hartuar

TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 për pjesën në librin e tij ku flet për listat dhe për kritikat që ka marrë për kandidatët që ka vendosur në listat e 25 prillit.

Basha thotë se procesi që ndodhi herën e fundit në PD ishte i hapur dhe unik në Ballkan. Sipas tij, PD ka resurse për të bërë jo 1 apo 2 por disa lista kandidatësh për deputetë.

Ai garanton se kësaj here listat e PD janë bërë me parimin kryesor të udhëhequr nga vlerat e kandidatëve.

Pyetja: Për ta kaluar pjesën e reflektimit, këtu ju keni perceptuar ato kritikat që ju keni marrë në politikë, siç është edhe hartimi i listave, për shembull, dhe ju thoni se përse nuk përfshiva në listë dikë apo dikë tjetër dhe tani ne shtrojmë pyetjen: Po të rinjtë ku do ta kenë hapësirën? Kush do ti përfshijë? Listat kanë qenë pjesë e fortë Zoti Basha, sidomos ato të kaluarat, për kritika pikërisht për këtë pjesë që unë po përshkruaj. Po listat që janë hartuar tani si i keni?

Lulzim Basha: Është një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e Partisë Demokratike, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur. Pa diskutim Partia Demokratike posedon mijëra resurse njerëzore për të hartuar jo një, as dy por shumë lista kandidatësh për deputet, por ajo që është e rëndësishme është që besnik ndaj asaj që kam deklaruar kriteri kryesor apo le të themi parimi kryesor që ka udhëhequr këtë proces kanë qenë vlerat. Pra, të shikuarit e Partisë Demokratike ashtu siç lindi në ditët e saj të para si një zëdhënës, si një përfaqësuese e interesit qytetar jo si një operacion në vetvete për përfitimin e vet politik por si një zëdhënëse, si një përfaqësuese, si një përçuese e shpresës së shqiptarëve për ndryshim.

Pyetja: Zoti Basha të mbetemi pak te kjo linjë dhe për ta hequr këtë pjesën e kritikave. Ju përshkruani se dikush mund t’ju ketë cilësuar edhe si aksioner në minorancë e partisë tuaj, jo vetëm vetëm por edhe në praninë e të tjerëve, sa ju ka goditur? Sa ju ka dëmtuar kjo? Si e perceptoni?

Lulzim Basha: Shiko unë mendoj se një nga pikat më të forta të miat është konsultimi me bashkëpunëtorët e mi, rrahja e mendimit dhe padiskutim ky ka qenë edhe një nga kyçet e sukseseve me të cilat është shënuar një pjesë e rrugëtimit tim politik. Ka qenë aftësia e profesionistëve që më kanë rrethuar, natyrisht edhe e ekspertëve të huaj që bëri të mundur që në një kohe rekord, në më pak se dy vite, ne të ndërtonim një vepër të tillë të madhe si rruga e kombit. Ka qenë përkushtimi i njerëzve me të cilët kam punuar që ka bërë të mundur ëndrrën e anëtarësimit në NATO, apo heqjen e vizave. Dhe pa diskutim edhe në sfidat opozitare është shpirti i kolegjialitetit, i diskutimit të hapur, që unë e konsideroj së pari një veti timen, një karakteristikë timen që ma bën më të lehtë përballjen me sfidat që opozitarizmi në përgjithësi dhe në veçanti opozitarizmi i këtyre viteve në Shqipëri, por po kështu e shikoj edhe si një aset për të ndërtuar kulturën e kolegjialitetit, e vendimmarrjeve të hapura të përbashkëta. Dhe ajo që dua të garantoj Shqiptarët është që fryma e kolegjialitetit, e transparencës dhe jo arroganca apo sundimi i njëshit do të karakterizojë edhe qeverisjen time të nesërme. Mendoj që një nga arsyet kryesore pse jemi katandisur këtu ka qenë arroganca e njëshit, ka qenë shpërfillja e mendimit të të tjerëve, e mendimit ndryshe dhe mbi të gjitha ka qenë shkatërrimi i mekanizmit të institucioneve, të vendimmarrjeve institucionale, të sundimit të ligjit, mbisundimin e njëshit. Dhe me mua demokracia është e garantuar, kolegjialiteti, fryma e transparencës e diskutimit të hapur është e garantuar, ky është mesazhi që jap përmes atij kapitulli që ju referuat.

MARRË NGA BALKANWEB

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha misioni im zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha misioni im zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 27 Mars 2021, 17:28

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralaelizëm mes arritjeve të tij në krye të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. I pranishëm në Krujë, aty ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj