LIVE UPDATES
Bota

Kristalina Geogieva: Me Beethovenin në një ndër postet më të larta

10 Tetor 2019, 06:07 Nga DOSJA
Kristalina Geogieva: Me Beethovenin në një ndër postet më

GJERMANI- Ndër të gjitha tregimet për drejtuesen e re të FMN-së, që mund të gjenden në shtypin ndërkombëtar, ekziston një, ku reporterët çuditen për „kujtesën jashtëzakonisht të fortë” të Kristalina Georgievës, kur bëhet fjalë për llogarinë e saj të parë bankare. Ajo kishte futur saktësisht 361 paund për një bursë dhe 21 paund kursime në një bankë në qendër të Londrës, fare pranë London School of Economics, rrëfen ekonomistja e “Financial Times”. Kjo ishte në vitin 1987, kur Georgieva ishte 34 vjeç.

Tani ajo është përgjegjëse për një institucion financiar, që siç thotë vetë ajo, është në gjendje t‘i huazojë një bilion dollarë shteteve anëtare. Të martën Kristalina Georgiewa mbajti fjalimin e saj të parë si drejtuesja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN.

Georgieva foli për mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare, arsye që këtë vit të pritet rritja më e dobët ekonomike që prej fillimit të dhjetëvjeçarit. Bota, tha ajo, ndodhet në një fazë të „dobësimit sinkronik”. Parashikimet për këtë vit dhe vitin e ardhshëm FMN do t‘i korrigjojë me zbritje. Vetëm konflikti tregtar mes dy ekonomive të mëdha, SHBA-Kinë, mund të ulë prodhimin ekonomik deri në 700 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, paralajmëroi Georgieva, duke iu referuar parashikimeve të reja të FMN-së. Kjo do t‘i korrespondonte rreth 0,8 përqind të prodhimit ekonomik global.

Duke patur parasysh shenjat e zbehjes së ekonomisë globale, për vendet me hapësirë fiskale si Gjermania, Hollanda dhe Koreja e Jugut tani është koha që të kundërveprojnë me shpenzime më të larta, tha shefja e FMN-së. Në rradhë të parë shpenzimet shtesë në infrastrukturë dhe kërkimet shkencore do të kishin potencial për të nxitur rritjen ekonomike. Normat e ulëta të interesit i lënë disa qeverive më shumë hapësirë për manovrim.

Komisioni i BE dhe Banka Botërore

FMN gjendet në qendër të Uashingtonit, në njërin nga ndërtesat e mëdha zyrtare. Vetëm disa metra larg një ndërtese me një pamje krejt tjetër, Shtëpisë së Bardhë dhe banorit të saj, Presidentit të SHBA Donald Trump. Ndryshimet midis tyre nuk kanë si të jenë më të mëdha dhe fqinji i saj mund të rezultojë edhe si problemi më i madh i shefes së re të FMN-së.

“Ajo nuk trembet nga konfliktet”, thotë për Georgievën dikush, që ka patur përvoja me presidentin e SHBA. “Ajo nuk e kërkon konfliktin për hir të konfliktit”, thotë Komisionerja e BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager, për ish- kolegen e saj. Ndër postet e rëndësishme, që ka mbajtur Georgieva, është ai i komisioneres së BE, dy herë rradhazi: Së fundi ajo ishte deri në vitin 2015 nënkryetare e Komisionit, përgjegjëse për buxhetin e BE me një volum prej rreth 160 miliardë eurosh.

Edhe më pas ajo mori përsipër një detyrë, që kishte të bënte me shumë para, në Bankën Botërore, për të cilën Georgieva kishte punuar më përpara 17 vjet. Si menaxhuesja kryesore dhe zëvendësdrejtore e Bankës Botërore ajo luajti një rol vendimtar në rritjen e kapitalit të bankës me 13 miliardë dollarë. Edhe aty krahas shumë vendeve anëtare duheshin tërhequr me vete edhe SHBA të Donald Trumpit.

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” e karakterizon atë “të hapur, të drejtpërdrejtë dhe kompetente”, “Neue Zürcher Zeitung e cilëson: “pa dyshim të kualifikuar”. Dhe “Financial Times” shkruan për drejtuesen e re të FMN-së:” Zonja Georgiewa dëgjon “Simfoninë e pestë të Beethovenit, kur përgatitet për vendime të vështira apo luftëra të mëdha.”

Vendimet e vështira dhe luftërat nuk kanë për të munguar as në të ardhmen. Në një deklaratë të parë pas zgjedhjes Georgieva deklaroi: “Është një përgjegjësi e madhe, të kesh timonin e FMN-së në një kohë, kur rritja ekonomike globale është akoma zhgënjyese, konfliktet tregtare vazhdojnë dhe borxhi është historikisht i lartë.”

Fqinji në Shtëpinë e Bardhë

Për shumë nga këto ka përgjegjësi direkte fqinji i saj në Shtëpinë e Bardhë, luftërat tregtare me Kinën dhe Evropën dhe ngritja e borxheve të SHBA në nivele të reja të larta. Megjithatë shumë thonë se Fondi Monetar Ndërkombëtar, që drejton tani Georgieva, me politikën që ka zhvilluar për një kohë të gjatë vetë ka kontribuar për forcimin e populizmit në botë.

Një nga detyrat kryesore të FMN-së me rreth 2700 punonjës, është në botë të mos shkaktohen turbullira monetare dhe kriza të boxheve. Prandaj, nëse është e nevojshme, FMN u jep kredi shteteve të zhytura në borxhe, që kanë vështirësi të paguajnë. Greqia e di mirë, se kjo shpesh shoqërohet me programe të ashpra kursimi. Kritikët e kanë cilësuar vazhdimisht FMN si përfaqësues të programeve ekonomike dhe politike neoliberale. Dhe sipas tyre ishin pikërisht këto programe me kostot e tyre të larta, që çuan në forcimin e populistëve.

Kjo mënyrë është kundërshtuar që me pararendësen e Georgievës, Christine Lagarde, e cila është tani presidente e BQE ( Bankës Qendrore Evropiane). Shtetet me probleme financiare nuk duhet të trajtohen më si ato, që shtrijnë dorën, sidomos kur në kohët e disekuilibrave financiarë në botë temat si barazia gjinore dhe ndryshimi i klimës janë tani edhe në rendin e ditës së FMN-së. Pritet që shefja e re, që politikisht konsiderohet si konservatore, të ndjekë rrugën e paraardhëses së saj.

„Arti i lartë i understatement”

Aktualisht në mbarë botën po zhvillohen programe huash të FMN-së në vlerë prej 70 miliardë dollarësh, të ndërlidhura me kushte të rrepta. Tek huamarrësit bëjnë pjesë vende, ku nuk ka stabilitet demokratik: përfshirë Argjentinën, Egjiptin dhe Ukrainën. Në raportin vjetor të FMN-së të sapopublikuar thuhet: „Për të ruajtuar dhe modernizuar sistemin ndërkombëtar tregtar, është thelbësor veprimi i përbashkët.” Fqinji Trump nga ana tjetër është një kundërshtar i njohur i organizatave dhe marrëveshjeve multilaterale. Shefes së FMN-së do t‘i nevojitet Beethoveni i saj.

Ndërsa Trump përpiqet të fitojë pikë me familjen e tij të pasur dhe pasurinë e tij, Georgieva prezantohet si fëmijë e një familjeje të thjeshtë. Zor të gjesh një portret të saj, ku nuk citohet postimi i saj në twitter: “Gjyshërit e mi kishin shumë pak arsim. Unë isha e para në familje, me titullin doktor.”

Por revista gjermane “Cicero” komentonte: Ky është “art i lartë i understatement”, ekonomistja vjen në të vërtetë nga kushte relativisht të privilegjuara në Bllokun Lindor të viteve 1970: Babai ishte inxhinier i ndërtimit të rrugëve, nëna drejtuese e një biznesi shtetëror në qendër të kryeqytetit. Dhe një stërgjysh gjendet mes autorëve të kushtetutës së parë të Bullgarisë pas çlirimit nga Perandoria Osmane.

Sidoqoftë, docentja e re e ekonomisë erdhi në Londër para rënies së komunizmit, në vitin 1987 me të drejtë studimi në shkollën prestigjioze School of Economics. Më parë ajo kishte përfunduar doktoraturën në Universitetin e Ekonomisë në Sofje, që në atë kohë mbante emrin Karl Marx. Tema: “Mbrojtja e mjedisit dhe rritja ekonomike në SHBA.”

Marrë nga DW  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bota drejtuesja e fms financat fmn kristalina geogieva bota drejtuesja e fms financat fmn kristalina geogieva

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez