LIVE UPDATES
Aktualitet

Kristal, e fshehur mes mishit! Momenti kur Policia ndjek kamionin me 400 kg kokainë

11 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Kristal, e fshehur mes mishit! Momenti kur Policia ndjek kamionin me 400 kg

Në 7 Maj të vitit 2021, në portin e Durrësit mbërrin një anije me kontejnerë që ishte nisur nga Santosi në Brazil. Mes qindra njësive të mallrave, njëra prej tyre ishte në monitorim. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar kishte siguruar informacion të saktë nga vendet partnere mbi një ngarkesë të madhe kokaina që po vinte në Durrës. Informacionet paraprake ishin për mbi 2 tonë kokainë të pastër, por në fund rezultoi një ngarkesë prej 400 kilogramësh.

“Më shumë me informacionin se analiza e riskut e doganës nuk lidhet me problem rrezikshmërie të kësaj natyre por me problem doganore”, u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

Kontejneri kishte ndjekur itinerarin Brazil, Spanjë, Itali dhe Shqipëri. SPAK, kishte siguruar informacionin që në momentin e nisjes së lëndës narkotike nga Brazili. Kur ngarkesa mbërriti në Gioja di Taura në Itali, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin. Në këtë moment, prokurori Vladimir Mara autorizoi dorëzimin e kontrolluar të ngarkesës. Kjo do të thotë që malli do të survejohej por nuk do ti nënshtrohej asnjë kontrolli në portin e Durrësit, deri në mbërritjen e kokainës në pikën fundore në Kosovë. Synimi ishte shkatërrimi i gjithë rrjeti të trafikantëve.

“Detyra siaps ligjit e kocnesionarit skanimit përfundon me nxjerrjen e analizës imazhit. Me nxjerren analizës imazhit janë autoritetet ligjzbatuese, autoriteti doganor ose policia kufitare për procedurat e mëtejshme. Por, kjo nuk e pengon që asnjë nga këto autrotitet në raste dyshimesh të forta, apo të dyshimeve mbi procedurën, të shkojë pranë koncesinarit, skanimit që të marrë një informacion më të saktë”, u shpreh Ilir Mino, Dogana/ Projekt- menaxher i skanimit.

Nga data 7 Maj deri në 15 Maj 2021 kontejneri me drogë qëndroi në portin e Durrësit. Aty, monitorohej 24 orë nga autoritetet ligjzbatuese. Në 15 Maj, kontejneri ka dalë nga porti me kamionin me targa Kosove 01-215-XC. Top Story ka siguruar foton ekskluzive gjatë ndjekjes së kamionit deri në pikën kufitare ku u fut në aksion pala kosovare.

Ndjekja u realizua në komunikim në kohë reale me palën italiane që kishte konfirmuar ekzistencën e lëndës narkotike nga kontrollet në Gioia Tauro. Në fund, kamioni mbërriti në magazinën e kompanisë “MC Food” në Lipjan. Aty u survejua për 48 orë, derisa u vendos të ndërhyhej në 17 Maj. Magazina ishte baza e përzjerjes së lëndës së pastër. Policia ndaloi 25 persona, 7 prej të cilëve u arrestuan. Mes tyre, ishte pronari i kompanisë “MC Food” Izet Shaqiri, i konsideruar kreu i grupit.

“Bllokimi i një sasie të tillë, apo monitorimi dhe dorëzimi i kontrolluar i sasisë prej 400 kg kokainë tregon që efektiviteti i strukturave tona është në lartësinë e duhur”, u shpreh Arben Kraja, Kryeprokuror SPAK.

Pasi u peshua, rezultoi se ishte sekuestruar plot 400 kilogramë kokainë. Sipas prokurorëve të SPAK, lënda ishte kristal e pastër, cilësia më e mirë dhe kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh. Në pamjet e siguruara nga Top Story, shfaqen momentet kur lënda narkotike nxirret nga arkat për tu peshuar. Droga ishte kamufluar në kuti me mish dhe akull. Ky është një truk i ndjekur pasi era e mishit bën thuajse të pamundur zbulimin e drogës nga qentë e policisë. Po ashtu, akulli pamundëson zbulimin e kokainës nga skaneri. Referuar operacioneve me dorëzim të kontrolluar, bllokimi i 400 kilogramë kokainë të pastër përbën rekord për Ballkanin dhe Evropën.

Marrë nga Top Story

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres kokaine ne durres durres kokaine ne durres

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez