E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA– Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.
Më shumë se një milion njerëz kanë marrë dozat e para të dy vaksinave që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por vaksinimet deri tani kanë pasur pak efekt në frenimin e sëmundjes.
Shtetet e Bashkuara regjistruan të mërkurën më shumë se 3,000 vdekje për të dytën ditë radhazi. Numri i të vdekurve në SHBA që nga shpërthimi i pandemisë në mars e ka kaluar shifrën 326,000.
Shtetet Tenesi dhe Kalifornia janë bërë epiqendrat e valës së fundit të COVID-19.
“Shteti ynë është bërë kuota zero e shtimit të rasteve me COVID-19 dhe ne kemi nevojë që banorët të bëjnë pjesën që u takon,” tha guvernatori i shtetit Tennessee, republikani Bill Lee, në Twitter. Ai u kërkoi njerëzve të mbanin maska dhe të shmangnin grumbullimet e mëdha gjatë pushimeve të festave.
Varianti i ri i koronavirusit përhapet në Evropë
Shteti Tenesi ka regjistruar 119 raste të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, vjen i dyti me 105 raste për 100,000 njerëz. Rod Ajllënd dhe Arizona gjithashtu kanë njohur rritje të infeksioneve ditët e fundit.
Udhëheqësit politikë të shteteve dhe ata lokalë në të gjithë vendin u kanë kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë për pushime, duke thënë se festimet e Falënderimeve e përhapën më tej virusin.
Shumë amerikanë, të lodhur pas më shumë se nëntë muaj bllokimesh, i kanë sfiduar paralajmërimet.
Udhëheqësit politikë janë vënë nën kritika nga të dyja anët e spektrit ideologjik për faktin që po vaksinohen para shumë të tjerëve.
Por edhe pse programet e vaksinimit u japin amerikanëve një arsye më shumë për të shpresuar, një variant edhe më ngjitës i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar.
Varianti i ri u diktua në Gjermani për herë të parë, tha të enjten landi gjerman Baden-Vyrtemberg.
Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga shumë vende, nuk i kanë ndaluar udhëtimet nga Britania, por guvernatorët e Nju Jorkut dhe shtetit të Uashingtonit kanë urdhëruar që udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar të hyjnë në karantinë pas mbërritjes.
Nju Jorku, epiqendra e mëparshme e pandemisë, ka regjistruar gjithsej më shumë se 36,000 vdekje nga COVID, shumë më tepër se çdo shtet tjetër në SHBA.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me M...
GJERMANI– Derisa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, na Qendra gjermane për Sëmundje...
HOLANDË –Një studim i kryër së fundmi nga Universiteti Radboud në Holandë mbi personat e infektuar me Covid ka dalë në përfundimin se indet e dëmtuar...
ANGLI- Marrëveshja e Brex-it u nënshkrua ditën e sotme mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Lajmi u bë i ditur nga të dyja palët e marrveshjes me anë ...
SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci ka folur në lidhje me imunitetin e tufës nga Covid. Në një intervistë për New York Times, ai ka thënë se nuk dihet se...
ITALI- Papa Françesku ka mbajtur mbrëmjen e tanishme meshën për Krishtlindje. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se pjesëmarr...
SHBA- Një polic në SHBA është liruar ditën e sotme nga detyra e tij për shkak se ka vrarë një njeri me ngjyrë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cil...
ITALI- Italia ditën e sotme ka hyrë në një izolim total. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se i gjithë vendi është kthyer në zonë t...
GJERMANI– Është regjistruar rasti i parë me variantin e ri të Covid-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britani.Mediat e huaja bëjnë me dije se ës...