LIVE UPDATES
Aktualitet

Krimet seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri kryhen në grup dhe nga bashkëmoshatarët

2 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
Krimet seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri kryhen në

L. jeton në një fshat të Shqipërisë. Dy vite më parë, kur ishte 15 vjeç, ajo ishte shumë e dashuruar me një bashkëmoshatar, shok të klasës. Për disa muaj ata ishin në një marrëdhënie romantike sëbashku dhe në një moment kryen marrëdhënie seksuale.

“Nuk e dija që ky do të ishte makthi i jetës sime. Djali filmoi gjithçka. Vetëm disa kohë më vonë filloi të më kërcënonte, se me këto materiale më kishte në dorë dhe se mund të më përdorte. Vetëm një javë më vonë krëkoi që ta takoja sërish. Ishte një tmerr, që nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës sime. Atje gjeta disa djem, të cilët pasi më tregonin videon nisën të më rrahin dhe dhunojnë në të gjithë format”, rrëfen L. Ajo shton se pavarësisht frikës, vendosi t’i denoncojë, duke mos pasur rrugë tjetër.

Edhe historia e M., një vajze 14-vjeçare nga Kamza është e ngjashme.

“Shkoja shpesh në shtëpinë e shoqes sime të ngushtë. Vëllai i saj, katër vjet më i madh se ne, shpesh vinte na kontrollonte dhe donte të dinte edhe bisedat që bënim me njëra-tjetrën. Një ditë, kur unë vendosa të fle në shtëpinë e shoqes sime ndodhi ngjarja më e rëndë e jetës sime. Vëllai i saj më përdhunoi në një moment që shoqja ime nuk ishte aty. Kisha frikë t’i tregoja shoqes sime, kisha turp nga prindërit e mi. Ndërkohë që ai më kërcënonte se nëse e denoncoja në polici do ta pësoja më keq, sepse ai kishte të njohur në rajonin e policisë”, thotë vajza.

Rastet e L. dhe M. janë vetëm disa nga abuzimet seksuale të vajzave adoleshente.

Sipas një raporti të ditëve të fundit të Barnahus, Child & Youth Policy Hub dhe CRCA Shqipëri, “varfëria është një ndër shkaqet kryesore që nxit krimet dhe dhunën seksuale kundër fëmijëve në Shqipëri!”

Në raport theksohet se numri më i madh i krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë kryer nga bashkëmoshatarët e tyre dhe 32% e dhunuesve të fëmijëve që i përkasin grup-moshës nga 14-24 vjeç.

Rreth 41 % e abuzuesve e kanë kryer krimin e dhunës seksuale në grup me mbi 4 persona.

Grupmosha 10-14 vjeç është më e prekura nga krimet seksuale me 44% të rasteve të raportuara, e ndjekur nga grupmosha 15-18 vjeç që ze 36 % të rasteve.

Raporti thekson se 55 % e fëmijëve që i kanë mbijetuar dhunës seksuale jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe rreth 42 % e tyre jetojnë në banesa të papërshtatshme për jetesë.

Gati gjysma e rasteve të dhunës seksuale ndodhën në Jug të vendit

Jugu i Shqipërisë renditet në vendin e parë përsa i përket raportimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve me 50 % të rasteve të raportuara, e ndjekur nga Shqipëria e Mesme me 42 % të rasteve, ndërsa Veriu i vendit me 8 % të tyre.

Raporti “Analiza e sistemit të mbrojtjes fëmijëve bazuar në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve” është raporti i parë, që përgatitet në këtë fushë specifike të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, ndaj të dhënat e tij paraqesin një rëndësi të veçantë, si për politikë-bërësit ashtu edhe për organizatat e fëmijëve.

Analiza e raportit bazohet në studimin e detajuar të 36 rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të ushtruar ndaj fëmijëve, të trajtuara nga Barnahus Shqipëri përgjatë viteve 2019-2020.  Studimi ndalet dhe analizon sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, referimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Rezultatet e tij janë edhe një kambanë alarmi, jo vetëm për opinionin publik në vend, por sidomos për institucionet që përfaqësojnë arsimin, mbrojtjen sociale, rendin, drejtësinë, dhe politikën në tërësi.

“Realiteti me të cilën përballen fëmijet e dhunuar seksualisht, shpesh është një realitet i papranueshëm! Ne jemi përgjegjës jo vetëm për arsimimin e fëmijëve, por edhe rritjen e tyre në një shoqëri të sigurtë dhe pa dhunë! Të dhënat tregojnë të kundërtën. Jo vetëm sistemi i mbrojtjes së fëmijëve, por në tërësi të gjitha sistemet, përfshi edhe shoqërinë dhe familjen, janë të papërgatitura për të mbrojtur fëmijët nga dhuna seksuale. Sidoqoftë asnjëherë nuk është vonë për t’i shpallur luftë dhunës seksuale në të gjitha aspektet!”, shprehet drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, duke nënvizuar rëndësinë e madhe, që këto të dhëna krijojnë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe përgjigjes së koordinuar institucionale që duhet t’i jepet këtij fenomeni të rëndë.

Gjetjet dhe rekomandimet e raportit dy-vjeçar u bënë publike në një takim konsultues midis përfaqësuesve të insititucionve publike si policia, prokuroria, deputetë, organizata të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Dy vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme në luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve – thotë Klaudio Pulaha, bashkëautor i raportit, nga Barnahus Albania – në drejtim të prezantimit dhe vendosjes së standardeve të reja, politikave, ligjeve dhe masave për mbrojtjen e fëmijët nga abuzimi seksual. Raporti ofron një bazë të mirë për t’a filluar një ndryshim të tillë.”

Abuzimi seksual i fëmijëve në Shqipëri mbetet një ndër krimet më pak të raportuara. Studimet tregojnë se 1 në 10 fëmijë është viktimë e abuzimit seksual. Numri i fëmijëve që bien viktima të abuzimit dhe të shfrytëzimit seksual rritet me moshën e fëmijës. Vetëm dy vjet më parë Shqipëria hapi shërbimin e parë (Barnahus Albania) në mbështetje të fëmijëve dhe adoleshentëve, që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krimet seksuale ndaj femijeve ne shqiperi krimet seksuale ndaj femijeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim