All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Kreu i Kontrollorëve Europiane: Skllavëri, qeveria i mori peng dhe i bëri “kokë turku” për fushatë

9 Prill 2021, 18:40 Nga DOSJA
Kreu i Kontrollorëve Europiane: Skllavëri, qeveria i mori peng dhe i
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick gjatë një interviste me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC mori në mbrojtje kontrollorët e AlbControl-it që pezulluan punën të mërkurën duke u futur në grevë për shkak të uljes së pagave. I pyetur se cfarë mendon për kërkesat e tyre, Dick tha se “Nuk është një pyetje e lehtë për t’i dhënë përgjigje, pasi rrënjët e këtij problemi kthehen që nga viti 2014 dhe jemi munduar të kontaktojmë Sindikatën shqiptare për kontrollin e trafikut ajror.

Unë vetë kam ardhur dy herë në Shqipëri gjatë këtyre viteve dhe kjo situatë është përshkallëzuar, sikur po e shikojmë. Dhe do të thoja kur një kontrollor i trafikut ajror deklaron, që nuk është në gjendje të punojë, është standard që pranohet dhe zbatohet botërisht, por në vendin tuaj, drejtori i AlbControl-it e ka marrë si një lloj shenje si grevë të paligjshme dhe ka pushuar 5 persona nga puna” tha ai.

Shpallja e paaftësisë në grup u mor nga qeveria shqiptare si formë presioni dhe greve duke u quajtur grusht shteti nga politika. “Shumë faleminderit për këtë pyetje, kjo është rrënja e problemit. Ajo që ka ndodhur është një problematikë teknike, por qeveria e ka marrë peng, i ka marrë peng kontrollorët dhe i ka përdor për fushatën dhe i ka nxjerrë, i ka nxjerrë si “kokë turku”, për t’i sakrifikuar.

Këta 5 persona janë hequr nga puna në mënyrë të paligjshme dhe kolegët e tjerë janë shumë të stresuar në këtë krizë dhe tani po ekspozojnë veten dhe familjarët ndaj covid. Kanë dashur një diskutim me drejtuesin javën që kaloi por nuk u bë. Ministri i Transportit e ka refuzuar dhe asnjë person nuk ka folur me ata” tha Dick.

Qeveria shqiptare tha se mungesa e fluturimeve nga pandemia e vendosi AlbControl-in në vështirësi financiare, por cfarë po ndodh në Europë me vendet e tjera, a janë shkurtuar pagat? Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë shprehet se qeveria është përgjegjëse dhe duhet të paguajë pagat.

“Së pari do të thoja jo, pasi aspekti financiar për mua nuk është temë për t’u diskutuar sot dhe nuk është arsyeja përse janë hequr nga puna personat. Nuk është prekur rroga jonë. Shteti është përgjegjës për ta mbajtur të hapur dhe nuk është e vërtetë që duhet të paguhet vetëm nga personat që janë mbartës të detyrimeve. Është shteti që ka paguar pjesën që mungon, por këto gjëra duhet të negociohen nuk është vetëm njëra palë që do të përcaktojë kushtet, kjo është skllavëri”.

Por justifikimi i qeverisë shqiptare është që AlbControl nuk financohet nga shteti, vetëfinancohet, përse duhet buxheti të plotësojë këto kushte, pasi nuk ka dorë te të ardhurat e kësaj kompanie as kur është mirë? “Përgjigja është e lehtë, sepse shteti është ende pronar i hapësirës ajrore, pak rëndësi ka kush e kryen detyrën dhe shteti ka përgjegjësinë”.

I pyetur nëse do të kishte bërë të njëjtën gjë nëse do të kishte qenë në vendin e kontrollorëve shqiptarë, Dick shprehet i bindur. “Do të e thoja që PO. Kolegët e mi do të bënin të njëjtën gjë. Drejtorët e Sindikatës mbrohen nga ligji, nuk e di nëse ndodh kështu në Shqipëri, por janë gjithmonë të mbrojtur”. Por cfarë mendon ai për akuzat e qeverisë shqiptare se kontrollorët me grevën që bënë bllokuan vaksinat?

“Vaksina është një udhëtim humanitar dhe gjithmonë do të trajtohet dhe ndërmerret nëse ka 10 apo 1 ky fluturim do të kryhet dhe nuk lidhet dhe nuk ka të drejtë ministri të thotë që për shkak të kontrollorëve nuk ka ardhur. Nuk përdorim radarin, por do të doja të shikoja kush e ka anuluar dhe kush e ka mbyllur hapësirën ajrore, jo kontrollorët. I është dërguar një njoftim menaxherit të trafikut europian, që kjo hapësirë do të mbyllet, por nuk e ka dërguar kontrollorët, nuk e di kush e ka bërë”.

Por a kanë ata limite, sikur ishte greva në grup? “Kjo është saktësisht fjala që nuk do të përdorja, greva nuk është ligjore. Në Europë të gjithë kanë të drejtën të dalin në grevë, por në Shqipëri është vendosur një ligj që nuk duhet të bëhet, kjo është një situatë që do të zgjidhet më vonë. Ata kanë detyrime dhe një nga detyrimet është që kur je në punë duhet të jesh i aftë, dhe kur thua nuk jam, në fakt mbron pasagjerët. Kemi pasur mjaftueshëm aksidentet për shkak të kësaj situate, duhet kujdes i madh” përfundoi Dick.

MARRË NGA ABC NEWS 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas volker dick protesta e kontrolloreve ne rinas volker dick

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta