LIVE UPDATES
Bota

Krahasimi/ Rritja e çmimeve dhe inflacioni në Hungari

29 Nëntor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Krahasimi/ Rritja e çmimeve dhe inflacioni në Hungari

HUNGARI- Nga dyqanet e pajisjeve shtëpiake në Shtetet e Bashkuara tek tregjet ushqimore në Hungari, rritja e çmimeve të konsumit, shkaktuar nga kostot e larta të energjisë dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit po rëndon familjet dhe bizneset në mbarë botën. Rritja e inflacionit po çon në rritje të çmimeve të ushqimeve, karburantit dhe produkteve të tjera, duke i detyruar shumë vetë të prekin kursimet për përballimin e shpenzimeve.

Gati dy vjet pas fillimit të pandemisë COVID-19, ndikimi ekonomik i krizës ende ndihet edhe pasi vendet hoqën kufizimet e lëvizjeve dhe kërkesa nga konsumatorët u rrit. Ndërkohë, një rritje e re e infeksioneve po çon në kufizime të reja në Evropë dhe pjesë të tjera të botës.

Pasojat e kësaj krize po godasin veçanërisht Evropën qendrore dhe lindore, ku vendet kanë disa nga normat më të larta të inflacionit në 27 vendet e Bashkimit Evropian dhe njerëzit po përballen me vështirësi për të blerë ushqime apo për të mbushur makinat e tyre me karburant.

“Gjithçka është bërë më e shtrenjtë,” thotë Judit Nagy teksa blen furnizime në një treg të hapur ushqimor në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Ildiko Vardos Serfozo, thotë se ajo ka parë një rënie në biznes ndërsa klientët shkojnë drejt dyqaneve ushqimorë më të mëdha që mund të ofrojnë zbritje.

“Ne duhet të kemi një diferencë të mjaftueshme në çmime për të nxjerrë fitim. Megjithatë blerësit janë të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe për këtë arsye shpesh na largohen, edhe nëse produktet tona janë më cilësore. Ne vërejmë se inflacioni po na godet. Nuk është me situatë e mirë për bizneset e vogla”.

Rritja e fundit e inflacionit ka kapur në befasi drejtuesit e biznesit dhe ekonomistët në mbarë botën.

Në pranverën e vitit 2020, koronavirusi shkatërroi ekonominë globale: qeveritë urdhëruan bllokime, bizneset u mbyllën ose shkurtuan oraret dhe familjet qëndruan në shtëpi. Kompanitë u përgatitën për më të keqen, duke anuluar porositë dhe duke ndërprerë investimet.

Në një përpjekje për të shmangur katastrofën ekonomike, vendet e pasura – veçanërisht Shtetet e Bashkuara – miratuan paketa ndihmash në vlerë prej triliona dollarësh, në një mobilizim ekonomik të një shkalle të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bankat qendrore ulën gjithashtu normat e interesit në një përpjekje për të ringjallur aktivitetin ekonomik. Por këto përpjekje kanë pasur pasoja të padëshiruara.

Ndërsa konsumatorët u ndjenë më të guximshëm për të shpenzuar paratë që morën nëpërmjet ndihmës së qeverisë apo huamarrjes me interesa të ulta, dhe fillimi i vaksinimit i inkurajoi njerëzit të ktheheshin në restorante, bare dhe dyqane, rritja e kërkesës shkaktoi presion tek furnizimet.

Rritja e çmimeve ka qenë dramatike.

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara u rrit në 6.2% në tetor, më i larti që nga viti 1990 dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që çmimet e konsumit botëror do të rriten me 4.3% këtë vit, rritja më e madhe që nga viti 2011.

Problemi është më i theksuar në ekonomitë në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore, me normat më të larta vjetore të regjistruara në Lituani (8.2%), Estoni (6.8%) dhe Hungari (6.6%). Ndërsa çmimet për produktet kryesore ushqimore rriten, situata ka të ngjarë të përkeqësohet në vitin e ri, kur çmimet e energjisë do të rriten. Dobësimi i monedhave në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore kundrejt dollarit amerikan dhe euros po rrit çmimin e importeve dhe atë të karburantit.

Monedha hungareze, forinta, ka humbur rreth 16% të vlerës së saj kundrejt dollarit në gjashtë muajt e fundit dhe ka rënë në nivelin më të ulët historik kundrejt euros javën e kaluar. Në përgjigje të çmimeve rekord të karburantit, të cilat arritën kulmin këtë muaj në 1,59 dollarë për një litër benzinë dhe 1,61 dollarë për një litër naftë, qeveria e Hungarisë njoftoi një kufizim të çmimit prej 1,50 dollarësh në pikat e karburantit.

“Vite më parë një fuçi naftë ishte 140 dollarë, më pas ishte 120 dollarë, tani është vetëm 80 dollarë – megjithatë çmimet hungareze të karburantit janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Ato janë 1.53 dollarë amerikanë për litër ose më lart për shkak të dobësimit të monedhës. Familjet ndjejnë se diçka po shkon keq – dhe ne kemi zgjedhje majin e ardhshëm”, thotë Zsolt Balassim me kompaninë Hold Asset Management.

Natyra politike e disa vendimeve ekonomike nuk kufizohet vetëm në Hungari.

Banka qendrore e Polonisë, që është duke u përballur gjithashtu me një monedhë në rënie, është akuzuar nga kritikët se ka lejuar që inflacioni të rritet shumë për një kohë të gjatë për të inkurajuar rritjen ekonomike dhe për të forcuar mbështetjen për partinë në pushtet.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hungari ildiko vardos serfozo zsolt balassim hungari ildiko vardos serfozo zsolt balassim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet