6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË – Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.
“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.
Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona, në mesin e tyre dy nxënës shkolle mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist. Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.
“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.
Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.
“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.
Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit. Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
IZRAEL – Gjykata e Lartë izraelite hodhi poshtë ankesën e Shmuel Peleg, gjyshit të Eitan Biran, të mbijetuarit të masakrës së teleferikut në Mottarone.Si...
PRISHTINË– Të shtëna me armë janë raportuar në Prishtinë mesditën e sotme. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një aheng familjar. Vetë Policia ...
SUEDI – Kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson është riemëruar në postin e lartë pasi trazirat politike e detyruan atë të jepte dorëheq...
SARAJEVË– Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik ka bërë një deklaratë të fortë! Në një intervistë për “The Guardian”, ai bën me dije se nuk ka asp...
GJERMANI – Ishte pothuajse sikur pandemia të mos kishte ndodhur kurrë. Në Këln, mijëra njerëz të veshur bukur kërcyen krah për krah në një turmë gjigande,...
BJELLORUSI – Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, me pjesëmarrjen e Polonisë, synojnë të shkat...
SHBA – Një shtëpiake 61-vjeçare në pension është bërë një fytyrë e njohur në selinë e Lotarisë në Maryland, SHBA.Sipas Fox 5, për herë të tretë që ...
KROACI-37 kilogramë kokainë e mbushur në Shqipëri është sekuestruar në pikën kufitare që lidh Malin e Zi me Kroacinë, vend ku dhe ishte planifikuar të shpërndah...
ITALI – Ngjarja e rëndë në Itali, në Vetralla ku Matiasi 8-vjeçar u vra nga i ati i tij me thikë ndërkohë që e ëma ishte në punë tronditi Italinë d...
BULLGARI – Një tjetër supozim është ngritur lidhur me djegien e autobusit në Bullgari që u mori jetën 45 personave.Sipas Alarma.bg, shpërthimi i tubave t...