LIVE UPDATES
Aktualitet

REAGIMET/ Si u ‘fshi’ Musaen Zeneli nga Masakra e Velipojës, komentet e personazheve publikë për viktimën që mori plumb

27 Qershor 2021, 19:05 Nga DOSJA
REAGIMET/ Si u ‘fshi’ Musaen Zeneli nga Masakra e Velipojës,

TIRANË– Musaen Zeneli, 20 vjeç, një kamarier i pafat që mori plumbin në zemër ndërkohë familja Ferracaku dhe ajo Gocaj përleshej me armë zjarri se kush do të merrte më shumë tokë në bregdetin e Velipojës për të vendosur shezlongët, ishte sot kryefjala e mediave në Shqipëri dhe e një pjese të madhe të personazheve publikë. Blendi Fevziu, Andi Bejtja, Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj dhe Dom Gjergj Meta i dedikuan disa rreshta të riut, të vetmes viktimë të pafajshme që u shua në mes të një kasaphane, pa pasur asnjë mëkat.

Në një status në Facebook, Fevziu e kujtoi Zenelin si më të fortin prej të gjithëve, pavarësisht se plumbi i preu ëndrrat në mes. Bejtja shkruante në një tjetër status se ditët më të qeta në vend, përfshirë edhe viktimat e Covid-19, ishin ato kur ishim të izoluar në shtëpi gjatë pandemisë. Dom Vlash Palaj dhe Dom Gjergj Meta u bënë thirrje autoriteteve që të vinin përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj masakre dhe nuk kishin si të mungonin ngushëllimet për të riun që u vra në ditën e parë të punës dhe iu gjetën vetëm 30 lekë në xhep.

Por, historia e dhimbshme e këtij të riu nuk është pritur njësoj nga të gjithë. Persona të tjerë publikë kanë preferuar të përqëndrohen tek politika dhe përplasjet mes tyre, duke e dehumanizuar ngjarjen. Analisti Dritan Hila në disa rreshta, pa u ndalur shumë gjatë, shkruan se kjo histori mund të zgjidhej shumë mirë nga një punonjës bashkie, i Voltana Ademit, në këtë rast. Sipas Hilës, qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi në Shqipëri është çështje mentaliteti mafiozësh, pasi nëse tërhiqej njëra palë, do konsiderohej i dobët para rivalit, kështu që përplasja do ndodhte.

Kreshnik Spahiu e ka krahuar masakrën e Velipojës me një sulm në Berlin, ku sipas tij, teksa shijonte kuzhinën japoneze në lokalin ngjitur kishte plasur arma mes dy grupeve arabe. Por mediat gjermane nuk kishin bërë asnjë lajm për atentatin, asnjë nga politikanët gjermanë nuk kishte reaguar. Madje Spahiu shton se një tjetër person, por në Berlin, dy ditë më parë vrau tre kalimtarë, ngjarje që sipas tij u kalua gjithashtu me heshtje. Sipas Spahiut, shteti shqiptar është i dobët por populli e Meriton këtë qeveri e Opozitë që ka pasi jemi një shoqëri e kriminalizuar në themel.

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe e shfrytëzoi edhe këtë rast për tu hakërryer ndaj Presidentit Ilir Meta e Opozitës. Në vend që të vinte përpara përgjegjësisë strukturat shtetërore që ende nuk kanë bërë ndarjen e hapësirave në zonat bregdetare për operatorët turistikë, Braçe në një status në Facebook, shkruante se kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Meta nuk mund të komentonin asgjë nga sarajet e tyre.

Shkrimi i Braçes nuk u pasua me heshtje. Pas tij, Ilir Yzeiri në një shënim të botuar në Shqiptarja.com shkruan se vrasja nuk ka as kombësi dhe as etni, ngjyrë apo seks, por që mund të ndodhë kudo në botë, njësoj si në Shqipëri. Dhe kjo sipas Yzeirit ndodh sepse ne shqiptarët ende nuk e kemi mësuar se vendi ku jetojmë është dënimi që kemi marrë qysh se lindëm këtu që ta ndajmë atë me njëri-tjetrin në paqe, se në vetëdijen tonë duhet të ngulitet thellë ideja që në këtë territor nuk jemi vetëm ne.

Ndërsa për Mero Bazen, botuesin e Gazeta Tema, hera kur shteti ka treguar se ka qenë vërtetë i fortë ishte kur ‘rrafshoi’ hotelin e Mihal Kokëshimës pas incidentit me turistin që i shkoi në restorant. Në shënimin e tij Baze shkruan se edhe familjeve Gocaj e Ferracaku u duhen ‘rrafshuar’ bizneset e tyre. Shërbimi turistik, shkruan Mero Baze, nuk mund t’i besohet çdo njeriu që bën një godinë sepse ka fuqi financiare, apo zaptuese.

Një tjetër analist, Ben Andoni e koncepton masakrën e Velipojës si pasojë e mosnjohjes së konceptit të lirisë nga qytetarët. Në shkrimin e tij, Andoni shkruan se ne vritemi, nëpërkëmbemi, aksidentohemi, përqeshemi, tallemi në një vend ku rregullat normale janë të vështira për t’u zbatuar sepse ende shoqëria shqiptare, megjithëse beson se ka ecur përpara, mbetet ende në stade modeste zhvillimi.

Reagimi i Dritan Hilës:

Kater te vrare ne Shkoder per zhezllone plazhi. Ne çdo vend te botes normale, kjo histori zgjidhej nga punonjesi i bashkise. I bashkise se Voltanes dmth, e cila po i reziston lavdishem komunistave te Tiranes. Nejse. Tek fqinjet tane, pronaret, e shumta, mund te shkembenin ca fjale ku me e madhja do ishte “malaka” apo “stronzzo”. Ne Shqiperi eshte çeshtje mentaliteti mafioz, pasi nese njeri terhiqej, do cilesohej i dobet dhe te nesermen do ti merreshin edhe ca metra te tjere. Kjo me kujton nje ngjarje: Ne vitin 1911 konsujt perendimore te akredituar ne Stamboll, sillen ne Shqiperi qe te njihnin vendin. Porta e Larte po pergatiste terrenin per pavaresine. Konsullja gjermane, nje fisnike nga ato me fillesen e mbiemrit Von, kur kthehet ben nje raport ne te cilin shkruan: “Jane njerez te eger. Propozoj qe te mbahen si rezervat per turistet ku ne çdo fillim sezoni t’ju japim arme qe te vriten me njeritjetrin dhe vizitoret te shikojne spektakel, ndersa ne fund te sezonit ti mbledhim armet me menyre qe te kene mundesi te shumohen per shfaqjet e ardhshme. Na paska njohur mire Dhe ka akoma njerez qe mendojne se fajin nuk e ka monstra, Saliu, dhe armet e ‘97-es.

Shkrimi i Kreshnik Spahiut:

Mbrëmë po darkoja në një nga restorantet japoneze më të njohura të Berlinit. Restorant Sushi “Mido”, ndodhet në Adenauer Platz, në bulevardin kryesor të Berlinit Perendimor “K’udam”. Aq shumë i populluar është lokali dhe zona sa gjithmonë duhet të rezervosh me telefon pasi nuk mundet të gjesh tavolina të lira. Papritmas tek po shijoja kuzhinën japoneze, plasi pistoleta në lokalin ngjitur. Dy grupe arabësh filluan të përleshen. Pasi qëlluan ata u larguan në drejtime të ndryshme. (Për ju që s’keni informacion: Mafia arabe është më e rrezikshmja në Gjermani dhe Europë dhe më pas vijnë Rusët, Çeçenët, Kurtët.. etj) Qindra klientë u tronditën dhe filluan të largohen nga restorantet dhe baret …. por para se të largoheshin shumica i telefoninin policisë për ndihmë. I gjithë populli në momentin që ndodhi krimi u shndërrohet në “polic”. Por ajo çfarë dua të veçoj nga kjo ngjarje janë disa element krahasues me Shqipërinë: – Asnjë media gjermane nuk hapi lajmet me këtë ngjarje.– Asnjë portal i Berlinit nuk kishte lajm apo tituj për atentatin. – Asnjë parti politike nuk bëri koferencë për shtyp. – Asnjë politikan nuk deklaroi që Berlini është i rrezikshëm për turistët Dhe kjo nuk ishte asnjë ngjarje rastësore dhe asnjë krim i padëgjur. Përkundrazi, pardje një person me thikë vrau 3 kalimtar dhe plagosi 6 të tjerë në qendër të Ëurzburg. E di që shumë nga ju që e lexoni këtë analizë do thoni: “Në Shqipëri fajin e ka shteti dhe jo populli” Pjesëisht jam dakort por unë po shtroj disa pyetje të tjera për ju: – Pse shqiptarët në emigracion në Amerikë, Itali, Angli, Hollandë, Gjermani kryejnë po aq krime sa në Shqipëri: vrasje, përdhunime, vjedhje, trafikime? – Pse trafikantët shqiptarë tregtojnë më shumë drogë në BE sesa në Shqipëri, a nuk ka shtet në këto vende? – Pse shqiptarët në raport me numrin e popullsisë mbajnë vendin e parë në burgjet e Londrës, Mynihut, Amsterdamit, Hamburgut, Brukselit? Qeveria shqiptare e ka fajin ….? – Pse shqiptarët vrasin në Greqi, Zvicer, Beligjike madje edhe në Island, kush e ka fajin….qeveria atje?

– Në cilin vend të botës vriten 6 veta për 6 çadra plazhi? A ndodh në plazhet e Marokut, Algjerisë, Tunizisë? A është problem mendor apo shtetror? – Në cilin vend bregdetar si Saranda, taksistët presin gishtat e dorës me sopata duke bërë sherr për një klient? – Në cilin vend të botës 50% e popullsisë i japin makinës si të çmendur sepse jetën e kanë aq bosh, sa e vetmja sfidë dhe garë e jetës është parakalimi me makinë apo bllokimi trafikut rrugor. – Në cilin vend të botës të vrasin pse parkove makinën keq? – Në cilin vend të botës vrasin për një krikues celulari që ka bllokuar prizën në lokal? – Në cilin vend të botës pronari i hotelit i dhunon klientët, pse nuk ju pëlqeu peshku që kishte gatuar? Që Shqipëria ka një shetet të dobët, është 100% e qartë por sigurisht populli ynë e meriton atë qeveri dhe atë opozitë, pasi jemi një shoqëri e kriminalizuar në themel dhe analiza duhet filloj tek shkatrrimi familjes, shkollës, kulturës, edukimit, integrimit dhe moralit social. Jemi një komb që këto 30 vite: “Shembëm malet, dhe ngritëm halet”. Një, në tre shqiptar kur e takon në Europe dhe e pyet se çfarë punon, të përgjigjet: “Me transport…..” Ky është fundi i një historie tragjike të kombit më të vjetër në Europë por që me keqardhje shumë pak apo aspak ka mbetur nga geni i tyre ILIR ……. Do daja shumë me qen krenar që jam shqiptar, por kudo që prezantoj origjinën time, në sytë e çdo të huaji nuk lexoj aspakt repsekt për atdheun tonë. Në sytë e çdo të huaji nuk lexoj keqardhje se ne vimë nga një vend i varfër apo shtet i paaftë, por thjesht se jemi një popull i dobët në çdo aspekt. Kjo është e vërteta e hidhur që s’duam ta pranojmë. Prandaj krismat e pistoletës në Berlin, nuk dëgjohen aq larg sa krismat e shqiptarve nga Velipoja në Sarandë.

Shkrimi i Erion Braçes:

30 vite qe na mbyten me: Privati e menaxhon me mire ate qe eshte e shtetit! Keshtu thone per tokat shteterore, keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet, keshtu thone per ujrat,  keshtu thone per bregun, keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte; Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan, keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten, keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe I rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin; Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e kuksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit! Tani eshte koha qe shteti te marre ate qe kudo ne bote eshte e shtetit, ate qe eshte publike, ta menaxhoje ne nje menyre, e vetmja: te sherbeje per qytetaret, vendas e te huaj, si kudo! Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar; Beteja me armet dhe te zotet eshte ceshtje vullneti e institucioneve nga policia tek prokuroria e gjykata; ligji eshte, i ashper madje! Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; Jane pjese e urrejtjes dhe grabitjes kombetare ndaj gjithckaje publike,  ne fillim ne qerret e tani nga Hamallaj ne Lalez! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!

Shkrimi i Ilir Yzeirit:

Krimet dhe vrasjet nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Përpara se të ndodhnin dy tragjeditë, ajo e vrasjs së një familjeje të tërë në autostradën Levan- Vlorë dhe kjo e përplasjeve me armë mes dy familjesh në Velipojë, ne të gjithë ngryseshim e gdhiheshim me telenovelën tragjike të vrasjes makabre që një pilot grek i bëri bashkëshortes së tij angleze duke e mbytyr me jastëk në gjumë. Vrasja dhe krimi nuk kanë as kombësi, as etni, as ngjyrë dhe as seks. Ato janë krime që i bëjnë njerëzit kundër njerëzve. Për fat të keq, historia njerëzore, është e shenjuar më shumë nga luftërat sesa nga paqja. “Of the past 3,400 years, humans have been entirely at peace for 268 of them, or just 8 percent of recorded history – në 3400 vitet e fundit, njerëzit kanë jetuar tërësisht në paqe vetëm 268 prej tyre”. -thotë Chris Edges në një artikull në Neë York Times në vitin e largët 2006 në kapitullin e parë të librit  ‘”Ëhat Every Person Should Knoë About Ëar”. Periudha e fundit, pra, nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e këtej, megjithë konfliktet dhe luftërat lokale apo rajonale çmohet si më paqësorja. Megjithatë njeriu bëhet vrasës për njeriun dhe ai vijon të jetë armiku kryesor i tjetrit dhe i natyrës.

Mirëpo nëse sheh natyrën e krimeve në Shqipëri dhe sidomos nëse vështron vdekjet e fundit në aksidente dhe ato që kryhen për motive të dobëta, siç thuhet, vëren se të gjitha lidhen me territorin. Ne shqiptarët ende nuk e kemi mësuar se vendi ku jetojmë është dënimi që kemi marrë qysh se lindëm këtu që ta ndajmë atë me njëri-tjetrin në paqe, se në vetëdijen tonë duhet të ngulitet thellë ideja që në këtë territor nuk jemi vetëm ne, por jemi të gjithë bashkë dhe atë duhet ta ndajmë me paqe dhe jo me luftë. Në librin e tij “12 Rregullat për jetën” Xhordan Peterson në kapitullin e parë bën një vëzhgim interesant dhe vëren se lufta për territorin nuk është vetëm një çështje e njerëzve. Ajo përbën një konflikt të vazhdueshëm edhe te kafshët. Gaforret që jetojnë në tabanin e oqeanëve kanë miliona vjet që jetojnë me këtë konflikt dhe e kanë zgjidhur atë. Në pranverë, ndërsa ne të gjithë mrekullohemi me këngën e zogjve që kthehen, në fakt, ne harrojmë se kënga e tyre apo këngët e tyre janë klithma ndeshjesh dhe grindjesh për territor, pra ata po stabilizojnë hapësirën mes tyre. E kafshët e kanë zgjidhur këtë konflikt. Ato e dinë se janë të dënuara ta ndajnë territorrin dhe të jetojnë së bashku. Kështu vëren në kapitullin e parë të librit Peterson.

Po te ne çfarë po ndodh ? Nga pikëpamja antropologjike po rishfaqet në mënyrë kriminale një nga dobësitë më të mëdha të shqiptarëve që është kryelartësia, mburrja dhe guximi apo trimëria individuale për ta sfiduar tjetrin jo me urtësi por me dhunë.  Ai djali 22 vjeçar që drejtonte Audin Q8 me 1500 kuaj fuqi është simboli i kotësisë shqiptare dhe i vanitozit kriminal. Ai është modeli që kemi ndërtuar këto vite përmes narrativave konsumiste dhe arrogante që i shfaqim në televizione e në rrjetet sociale. Pak kohë me parë, kur u shfaqën videot e kryegjyqtares së Elbasanit që performonte në zyrat e Gjykatës, pati edhe nga ata opinionistë që nuk i dhanë rëndësi muzikës që ajo dëgjonte dhe shkeljes së etikës, por thanë që duhet parë si e ka realizuar detyrën. Pikërisht ky mentalitet ushqen modelin arrogancës dhe të krimit që të vret me anë të dhunimit të shfaqjes. Gjyqtarja që dëgjonte këngën “Mafia mafia” apo “kallash kallash”, ky djali që i turret autostradës me 150 km në orë dhe merr përpara një familje të tërë nuk e kanë vetëdijen se territori ku ata jetojnë nuk është vetëm i tyri, por ai duhet ndarë edhe me të tjerë. Mentaliteti i këtij modeli është sfida dhe mendjemadhësia, ideja kriminale për të rënë në sy dhe për t’iu imponuar tjetrit me forcën që ka luksi i parasë. Në atë territor ku ai jeton dhe në atë rrugë ku ai shkel asgjë tjetër nuk duhet të ekzistojë ose edhe nëse ndodhet aty ai do ta shkelë dhe pastaj nëse do të duhet të japë llogari në gjykatë, atje do të gjejë modelin e vet, do të gjejë gjyqtaren që bën paradë mode me këngën « Mafia mafia » e cil këngë nuk është çudi të ketë qenë në bokset e audit që mund ta ketë çuar në ekstazë atë ditë kur ecte si i çmendur dhe vrau një familje të tërë.

Kur mendon se Shkodra ka pasur që në shekullin e XIV dy Statute një i Drishtit dhe një i Shkodrës, që rregullonin jetën politike fetare ekonomike e sociale me kode të përcaktuara qartë, që nuk i kishin as shumë qytete-shtete në Europë, të vjen keq kur sheh se si është katandisur sot ai qytet. Krimi dhe vrasja për një fjalë goje, heqja dorë nga institucioni i fjalës dhe dialogut dhe zgjidhja e çdo mosmarëveshjeje me plumb e me vdekje, e ka bërë këtë qytet një fantazmë dhe një hije të asaj Shkodre që njohim nga historia. Krimi dhe vrasja për territor nuk është vetëm problem i Shkodrës. Ai këtu shpërtheu në mënyrën më të vrazhdë dhe shenjoi një viktimë të pafajshme. Një djalë vetëm 20 vjeç vdiq nga kjo barbari dhe në xhep kishte vetem 30 lekë. Fenomene të tilla të rënda dhe rritja e kriminalitetit në mënyrë tragjike siç po ndodh te ne me vdekjet në rrugë dhe me vrasjet për territor, kanë nxjerrë vërtet në pah defekte të rënda të shfytyrimit tonë moral, por shoqëritë e shëndosha reagojnë dhe gjejnë zgjidhje. Për fat të keq ne kemi një klimë politike të tensionuar. Të mos harrojmë se vetëm para dy muajsh në mes të Elbasanit një komando politike e PD-së vrau qytetarin Pjerin Xhuvani dhe asnjë prej drejtueve të lartë të PD-së nuk u distancua nga ky krim. Gjuha e dhunës dhe nxitja e luftës ka qenë konstantja e retorikës së opozitës te ne. Në anë tjetër, edhe qeveria nuk ka mundur të ndërtojë një klimë më të mirë dhe të vendosë rregull në territor. Në disa raste modelet e mburravecëve, paaftësia dhe korrupsioni dhe lufta selektive për të vënë rregull ka krijuar një acarim të ndjeshëm te një masë e madhe e publikut. Qeveria nuk duhet ta lërë territorin si mall pa zot dhe ta bëjë atë gjah për më të fortët. Edhe në ato bashki ku ajo nuk ka kontroll, ajo ka mekanizma të tjera që të vendosë rregull. Është e paimagjinueshme se si mund të vriten dy familje për të rrëmbyer një pronë që na përket të gjithëve. Si ka mundësi që ato dy familje në Shkodër nuk e dinë që ai territor, ajo rërë, ai plazh dhe ai det janë tonat dhe nuk mund të vriten ata që t’ia rrëmbëjnë njërit-tjetrit. Mirëpo ai plazh në Pulaj është simboli i gjithë territorit shqiptar në bregdet që është zaptuar dhe zaptohet nga të fortët dhe banditët tash 30 vjet. Deri tani shteti nuk ia ka dalë që të bëhet zot i ambienteve publike dhe të na tregojë të gjithëve se në qoftë se ne nuk dimë ta ndajmë hapërsirën publike në paqe dhe në harmoni, atëhere ai të na tregojë forcën. Mirëpo forcën e tregon një shtet që na përfaqëson të gjithëve jo një shtet që përfaqëson frikën nga të fortët dhe nga të korruptuarit.

Shkrimi i Mero Bazes: Një nga reagimet më domethënëse të shtetit ndaj banditëve në fushën e turizmit ka qenë ajo ndaj Mihal Kokdhimës, për shkak të sjelljes së tij ndaj një klineti të huaj. Qeveria i rrafshoi lokalin si vend krimi dhe e çoi në burg. Edhe pse ngjante si reagim jo-proporcional dhe ngjante i tillë për shkak se viktimat ishin të huaj, ishte një leksion i dobishëm, i cili nxjerr në pah një problem serioz që kemi në fushën e shërbimeve turistike. Problemi është se shërbimet turistike duhet të licensohen mbi bazën e një vetingu që u bëhet pronarëve dhe sjelljes së tyre publike. Shumë njerëz të botës së krimit, ne e dimë që kanë fuqi financiare të investojnë në objekte turistike. Shumë prej tyre janë zaptues të dhunshëm, apo diktues mbi autoritet lokale, për shkak të fuqisë financiare që kanë. Por shërbimi turistik është përgjegjësi publike dhe jo personale. Shërbimi turistik është përgjegjësi edhe e qeverisë.

Ngjarja e ‘Orange” në Sarandë, ku pronari përleshet me kallashnikov tek dera e lokalit, duke marrë më qafë një klient, dhe maskara e sotme e Velipojës, kërkojnë një reagim shtetëror dhe jo vetëm policor. Reagimi shtetëror nënkupton që shërbimi turistik nuk mund t’i besohet çdo njeriu që bën një godinë se ka lek, apo se ka fuqi zaptuese. Ata mund të bëjnë godinën por nuk mund të bëjnë shërbimin turistik duke shkaktuar masakra të tilla. Kur them që reagimi ndaj Mihalit ishte efikas, kam parasysh faktin që qeveria ja rrafshoi godinën si vend krimi dhe e zhduku atë nga tregu i turizmit. Ky kriter duhet të përdoret për çdo pronar që operon në fushën e turizmit dhe që shkakton masakra apo incidente të dhunshme. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm masakrën si kjo e sotmja, apo atë të Sarandës, por qoftë dhe një incident fyes si ai i Himarës. Gjëja e parë që duhet të bëj shteti, është përjashtimi përjetësisht i këtyre personave dhe njerëzve të lidhur me ta, nga shërbimet turistike. Mirë do të ishte që për ngjarje ekstreme si kjo e sotmja, edhe godinat t’ua bësh rrafsh por kjo është çështje që ka nevojë për kuadër ligjor. Deri atëherë, atë që mund të bëjë me urgjencë dhe pa kosto qeveria, është përjashtimi i tyre nga shërbimet turistike.

Eshtë e papranueshme që pas asaj masakre ato dy godina të quhen ende hotele, dhe të guxojnë të vazhdojnë të shërbejnë për qytetarë. Pavarësisht hallit që i ka zënë me humbje jete, ata duhet të humbasin përjetësisht të drejtën për të shitur shërbime turistike. Njësoj duhet vepruar në mënyrë proporcionale me ata që abuzojnë me klientë, me ata që dhunojnë klientë apo përpiqen t’u imponojnë standardet e tyre jocilësore. Në turizëm, klienti është mbreti, dhe pronari është shërbëtori. Në turizmin tonë, pronari është Zoti që të merr dhe jetën. Kjo histori duhet të marrë fund duke I nxjerr ata me ligj jashtë shërbimeve turistike. Ky është një leksion që mund të edukojë dhe ata që mund të trimërohen nga akte të tilla, dhe që guxojnë ta kthejnë sezonin turistik në arenë të përgjakshme rivaliteti se kush mund të zaptoj më shumë hapësira apo kush mund të terrorizojë më shumë klientët. Mihali ishte shembulli i mirë ndëshkimi. Ndoshta më i miri që kemi pasur deri tani dhe funksionoi. Shërbimet turistike kanë nevojë për vetingun e tyre dhe ndëshkimi është dënimi i përjetshëm për mentalitetin e banditëve që kërkojnë të bëjnë turizëm me kallshnikov në dorë.

Shkrimi i Ben Andonit: Qenësia e varfër, si gjendje shoqërore, nuk mund të bëj fajtor askënd në vendin tonë. Në Shqipëri është një gjendje normale, ku njeriut i duhet t’u mbijetojë kushteve të jetesës aspak normale, politikës, trashëgimisë, burokracisë me mentalitet të pandryshuar qysh prej dekadash dhe një shteti të padrejtë në thelb, paçka ndryshimeve demokratike. Ne vritemi, nëpërkëmbemi, aksidentohemi, përqeshemi, tallemi në një vend ku rregullat normale janë të vështira për t’u zbatuar sepse ende shoqëria shqiptare, megjithëse beson se ka ecur përpara, mbetet ende në stade modeste zhvillimi. Nëse shikohet më qartë flasin për lirinë, ata qytetarë që nuk e njohin konceptin për lirinë, sakrificën për të, respektin e të tjerëve dhe mbi të gjitha kultivimin e saj. “Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të heqësh zinxhirët, por të jetosh në një mënyrë që e respekton dhe e përmirëson më tej lirinë e të tjerëve“, shprehej Nelson Mandela, njeriu që e tregoi në të gjallë kuptimin e lirisë. Por, Hannah Arendt, disfatën e lirisë e shpjegon me problemin e varfërisë. E kjo i shkon shumë rastit të Shqipërisë. “Idealet e të varfrit janë bollëku dhe konsumi i pafund; ato janë mirazhi në shkretëtirën e mjerimit. Në këtë kuptim, begatia dhe skamja thjesht përbëjnë dy anët e së njëjtës medalje; vargonjtë e domosdoshmërisë nuk ka pse të jenë patjetër prej hekuri, mund të jenë dhe prej mëndafshi. Liria dhe luksi janë konsideruar gjithnjë si të papajtueshme, ndërsa interpretimi modern, sipas të cilit ngulmimi i Etërve Themelues te përkorja dhe te ‘thjeshtësia e të sjellurit’ (Jefferson) është i qortueshëm si përbuzje puritane ndaj kënaqësive të jetës, dëshmon një paaftësi për të kuptuar lirinë, e jo një liri për paragjykimet”.

Dhe, realisht Shqipëria është një laborator i përkryer për të kuptuar mungesën e sensit të lirisë, apo sesi liria perceptohet sot tek ne: në vend që të respektosh nevojën dhe të lësh të tjerët në lirinë e tyre, seicili kërkon të bëjë“sipas dëshirës”. Qëllimi i njerëzve të cilët marrin pushtet në Shqipëri është si të rregullojnë qarqe, që nga ana e tyre përcjellin pushtet në ato që bëhen kasta të së ardhmes. Shndërrohen ligjet në parlament për interesa te dukshme, përçmohen fasha shoqërorë dhe mbi të gjitha kasta e atyre që kanë pushtet në vendin tonë nuk i bën dritë syri për asgjë dhe uzurpojnë deri qytete. Provo në Shkodër, Elbasan, Vlorë të jesh normal dhe i lirë në punën tënde, do të vi dikush që të tregojë vendin. Statistikat e vrasjeve i kemi të gjithë para syve. Ligji 7501 pothuaj i zhveshi shqiptarët nga prona, duke i bërë më të përbuzur sesa pak vite më parë, kur po ai shtet ua bashkoi në një absurditet. U rrit çmimet dhe ua la barrën e taksave, ndërkohë që favorizon të pasurit e rinj, që askurrë nuk do ishin në gjendje ta justifikonin pasurinë e tyre. I kemi përballë, ndaj mos u rrekni për shembuj! Ashtu si Berisha pa iu dridhur syri do prodhonte një elitë gjysmake që nuk iu përgjigj vendit, por fare mirë xhepave të tyre, Rama nga ana tjetër po pasuron një pjesë tjetër dhe nuk e merr mundimin të krijojë instrumentet që shteti ta respektojë individin dhe lirinë e vërtetë.

“Njerëzit e varfër” të Hannah Arendt nuk janë medoemos të varfrit ata që janë në shkallaren e parë dhe të dytë të Piramidës së Masloë, por një pjesë e tyre “dëshirat e të cilëve u është hequr çdo kufi”. Ndaj vritesh për një të pame, shezllongje, parkim, dyqane në vendin tonë. “Janë ‘të varfër’ sepse lumturia që kërkojnë shprehet në nevojën e tyre për të pasur një numër gjithnjë e më të madh sendesh, dhe, prandaj, u përvidhet vazhdimisht për të mos arritur kurrë prej tyre”, na vjen në ndihmë Arendt. Argumentin e të cilës e zbërthen edhe më qartë Bauman që thotë se: konsumatorët e lirë janë ‘të varfër’ dhe rrjedhimisht nuk kanë interes për ‘lirinë publike’. Këtë hapësirë, ashtu si e shpjegon sociologu i njohur, ata, e sprapsin sepse nuk u duhet. Po u afrove të karburantet e të fortëve, klubet, restorantet duhet të rrish sus, gjithçka është e tyre. Që kërkojnë e kërkojnë pafund. Edhe në një farë mënyre liria është ‘privilegj’ i tyre. Janë të panginjur dhe ne i ndihim me një dorë duke u lavdëruar makinat; duke ua ngritur kultet e vajzave pa ide, që kanë përbri, por me trupa të bukur që na përqeshin nga Dubai & so on; emisionet qesharake me audienca masive (një tjetër fatkeqësi); ngjitjen pa asnjë meritë në shkallët shoqërore dhe mënyrën sesi ata e perceptojnë lirinë në shoqërinë e konsumit. Me pak fjalë, jemi rishtarë në demokraci dhe të panginjur, e për më tepër nuk ndryshojmë dot. Kjo është tragjedia moderne e shqiptarëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes musaen zeneli masakra e velipojes musaen zeneli

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Qershor 2021, 17:58

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu i ka dedikuar disa rreshta kamarierit 20-vjeçar që u bë viktimë e masakrës së Velipojës, pa patur asnjë faj. Në...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje