Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot udhëzimet e fundit një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në letrën drejtuar Qendrave të Votimit, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar komisionerëve, anëtarëve e vëzhguesve që të respektojnë masat anti-Covid, siç janë distanca sociale dhe higjiena personale.
Gjithashtu, u është kërkuar anëtarëve të KZAZ-ve, QV-ve dhe VNV-ve, që të plotësojnë një formular ku vetëdeklarojnë se nuk kanë patur probleme shëndetësore dhe shenja të Covid gjatë ditëve të fundit.
Bashkëngjitur me udhëzimin përkatës është edhe një shembull e formularit që komisionerët, anëtarët dhe vëzhguesit duhet të plotësojnë.
UDHEZIMI:
Të merren masa të menjëhershme për zbatimin e Protokollit “Lidhur me masat anti-covid 19 gjatë procesit zgjedhor dhe ditës së votimeve”, të Institutit të Shëndetit Publik, datë 13.04.2021, i cili i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
Anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ), të qendrave të votimit (QV) dhe të vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe operatorët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndjekin me rigorozitet zbatimin e protokollit.
Anëtarët e KZAZ-ve, QV-ve e VNV-ve, dhe operatorët e caktuar nga KQZ-ja duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e covid-19, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të përcaktuar në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar dorëzohet në momentin që anëtari/operatori paraqitet në detyrë.
Vëzhguesit duhet të tregojnë para komisioneve formularin e vetëdeklarimit, referuar pikës 3 të këtij udhëzimi, për të cilin mbahet shënim në librin e protokollit të mbledhjeve, ku evidentohet emri e mbiemri i vëzhguesit dhe përkatësia (subjekti zgjedhor, OJF shqiptare ose e huaj, organizatë ndërkombëtare etj.). Vëzhguesi pasi lexon shënimin e bërë nga administrata zgjedhore përkatëse në librin e protokollit të mbledhjeve, e nënshkruan atë.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ngarkohen anëtarët e komisioneve zgjedhore, operatorët e caktuar nga KQZ-ja dhe vëzhguesit për zbatimin e këtij udhëzimi.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për dhunimin e aktivistes së Partisë Demokratike, ngjarje e raportuar paraditen e sotme.Në një status në Fac...
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar Ogerta Manastirliun për shkeljen e Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë ...
LAÇ– Puna në KZAZ-në e Laçit është kthyer në normalitet. Disa orë pasi persona ende të paidentifikuar, thyen dritaren dhe u futën brenda saj, situ...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se është gati për të monitoruar të gjithë procesin e zgjedhjeve në vend. Në një sta...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një video pak orë para hapjes së procesit zgjedhor në Shqipëri.Në një postim në rrjetet soc...
TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, ju sjellim në vëmendje një prej risive më të rëndësishme teknologjike, e cila për herë të parë do të jetë në çdo qendër vo...
TIRANË– Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku...
TIRANË– Një ditë para zgjedhjeve, që quhet ‘heshtje zgjedhore’, presidenti Meta mbajti një konferencë të dytë urgjente, sërish lidhur me vrasjen e Pjerin X...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka uruar sot ditën e lidnjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot feston 53-vjetorin në parabu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Elsa Bitës, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë.Përme...