LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK cënoi vlerësimin profesional të magjistratëve duke keqpërdorur referimet disiplinore

19 Korrik 2019, 08:35 Nga DOSJA
KPK cënoi vlerësimin profesional të magjistratëve duke

TIRANË- Me 7 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Ened Nakuçi, por në të njëjtën kohë vendosi ta referoi magjistratin  për katër cënime të dyshuara të disiplinës dhe etikës në organin kompetent. Madje në vendimin e zbardhur, trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Roland Ilia dhe anëtare Valbona Sanxhaktari, shprehet se prokurori ishte treguar “tepër jo profesional”, gjatë procedimit penal të bandës famëkeqe të Emiljano Shullazit.

Megjithatë, kjo re e zezë dyshimi e vendosur nga organi i vetingut mbi profesionalizmin e prokurorit të Krimeve të Rënda, nuk e ndaloi Këshillin e Lartë të Prokurorisë – ‘organi kompetent’ të cilit KPK i ka dërguar referimet për procedim disiplinor për prokurorët, që ta përzgjidhte Nakuçin në listën e 15 prokurorëve kandidatë për tu përzgjedhur si pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Rasti i Nakuçit nuk është i veçuar. Gjatë dy viteve të fundit KPK ka referuar 10 prokurorë dhe gjyqtarë për procedim disiplinor duke refuzuar të shprehet për shkeljet e tyre profesionale gjatë procesit të rivlerësimit, edhe pse vlerësimi profesional i subjektit është një nga tre kriteret e vetingut, së bashku me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN nga institucionet e reja të drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, tregojnë se shumica e këtyre referimeve janë pak më shumë se një vrimë në ujë dhe nuk po hetohen nga të ashtuquajturat ‘organe kompetente’, për shkak se mungon baza ligjore dhe institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ekspertët mendojnë se duke shmangur e mos marrë përgjegjësitë për të çuar deri në fund vlerësimin e aftësive profesionale dhe duke i referuar ato në institucione pa kompetenca dhe prej ku nuk pritet të marrin përgjigje, KPK ka ndërtuar një sistem me standard të dyfishtë, duke cënuar besimin e publikut tek procesi dhe ka nxitur paragjykime mbi subjektet e referuara.

Vonesa në vetvete e mosfillimit të menjëhershëm të procedimit disiplinor e cenon besimin e qytetarëve në këtë proces dhe mund të krijojë tek qytetarët një paragjykim për këto subjekte”, tha Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Politologu Afrim Krasniqi, drejtues i Instituti për Studime Politike – një tjetër organizatë që monitoron reformën në drejtësi, shprehet se përdorimi i referimeve disiplinore nga KPK, krijon hije dyshimi për vendimmarrjen e organeve të vetingut.

Praktika të tilla kanë krijuar perceptimin se kemi standarde të ndryshme në vendimmarrje,” tha ai.

E pyetur nga BIRN, Komisioni Pavarur i Kualifikimit tha në një përgjigje me shkrim se referimet bazoheshin në ligjin 84/2016, përkatësisht neni 59 pika 4 që përcakton se ‘pavarësisht se subjektit të rivlerësimit i jepet vendim për konfirmimin në detyrë, Komisioni ka të drejtë të transferojë çështjen pranë organit kompetent për inspektim në rast se evidenton shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinore”.

Ligji po ashtu përcakton se “organi kompetent fillon menjëherë shqyrtimin e shkaqeve, sipas legjislacionit që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.’’

Referimet “pa adresë”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit ka referuar 2 subjekte në Prokurorinë e Përgjithshme – një për procedim disiplinor dhe një tjetër për përfshirje në vlerësimin vjetor;  7 subjekte janë referuar ose do i referohen Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedim disiplinor dhe 3 subjekte janë referuar ose do i referohen pas zbardhjes së vendimeve Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Por organet kompetente të cilave u janë dërguar referimet, i thanë BIRN se realisht ato nuk kishin kompetencë mbi to. Përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësorë të cilët kanë marrë referimet, pranuan pamundësinë e institucioneve të tyre për të proceduar në këto raste.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion që ka marrë 7 referime nga KPK, përfshirë edhe një kërkesë për procedim disiplinor për anëtarin e saj Besnik Cani, i tha BIRN se po qëndronte duarkryq ndaj referimeve që i vijnë nga komisioni.

KLP nuk mund te bëjë asgjë mbi këto referime për shkak të mungesës së bazës ligjore deri në ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë,” tha kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Ngjashëm iu përgjigj dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor për sa i përket procedimeve disiplinore të dërguar nga KPK.

Në lidhje me procedimet disiplinore, legjislacioni ka ngarkuar një institucion tjetër, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, prandaj KLGJ nuk mund të kryejë veprime që nuk janë në kompetencën e tij ligjore,” tha anëtari i KLGJ-së, Erion Muharremaj.

Megjithatë, KLGJ bëri me dije se një prej referimeve që kishte të bënte me vlerësimin vjetor profesional të gjyqtares Emona Muçi, do të merrej së shpejti në shqyrtim në kuadrin e procesit të vlerësimit periodik të gjyqtares për periudhën 2013-2016.

Ky rast i referuar nga KPK do të trajtohet nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale të KLGJ…ku KLGJ angazhohet në përcaktimin e nivelit të vlerësimit për të gjithë gjyqtarët e konfirmuar në detyrë nga KPK”, shtoi Muharremaj.

Po ashtu ai bëri me dije se një referim i mëparshëm i KPK-së për procedim disiplinor ndaj gjyqtares Brunilda Kadi,  ishte arkivuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë një javë para se ai institucion të mbyllej.

Ky rast është shqyrtuar dhe arkivuar nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me vendimin datë 05.12.2018, të miratuar nga Kryetari i KLD z. Ilir Meta”, shpjegoi Muharremaj.

Prokuroria e Përgjithshme po ashtu bëri me dije se kompetenca për rastet e referuara nga KPK i takonte Insepktoriatit të Lartë të Drejtësisë.

“Prokuroria merr dijeni, por është Inspektoriati i Lartë (pas formimit si organ) që do të inspektoj këto shkelje”, u shpreh këshilltarja e medias e Prokurorit të Përgjithshëm, Madilda Cara.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është një nga institucionet e reja të parashikuara nga reforma kushtetuese, i cili nuk është ngritur për shkak se nuk është përzgjedhur akoma Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

E pyetur nga BIRN mbi argumentet e KLGJ dhe KLP, se këto institucione nuk kishin bazë ligjore për të hetuar referimet e dërguar për procedim disiplinor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e vuri përsëri theksin tek neni 59 i ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve”. KPK gjithashtu shtoi se deri tani nuk kishte pasur asnjë njoftim nëse referimet e saj ishin trajtuar nga KLP ose KLGJ.

“Ashtu siç ju sqaruam në përgjigjen e parë, Komisioni kryen transferimin e çështjeve për shkelje disiplinore, apo vlerësim periodik pas publikimit të vendimit të arsyetuar nga trupi gjykues, për gjyqtarët në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për prokurorët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë,” tha KPK.

“Ju informojmë se deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka marrë asnjë njoftim për mos trajtim të çështjeve të transferuara, përkatësisht te KLGJ dhe KLP”, shtoi Komisioni.

Cënim i besimit

Përfaqësues të organizatave që monitorojnë ecurinë e reformës dhe vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i thanë BIRN se vendimmarrja për referim në mungesë të bazës ligjore, po cënonte besimin e publikut tek reforma në drejtësi.

Duke iu referuar vonesës në ngritjen e ILD-së drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj tha se janë krijuar një sërë problematikash që shkojnë përkundër qëllimit të reformës.

“Pa këtë hallkë procesi është i ngrirë”, tha Skëndaj.

Ajo sqaroi se e shihte si problematik faktin që magjistratët që ishin konfirmuar nga KPK dhe ndërkohë ishin referuar për procedim disiplinor, do të vijonin detyrën pa pasur një vendim për shkeljet e supozuara.

Duke vënë në dukje se respektonte prezumimin e pafajësisë për të gjithë të referuarit, Skëndaj u shpreh se kjo nuk shmangte që te qytetarët të krijohej paragjykim për ta.

Padyshim që cënohet besimi i publikut, sa kohë organet e vetingut kanë dërguar për procedim disiplinor gjyqtarë dhe prokurorë që vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre duke ndjekur dhe marrë vendime në kuadër të proceseve hetimore dhe gjyqësore”, tha Skëndaj.

Në të njëjtën linjë drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi tha se do ishte mirë që magjistratët e referuar apo ata për të cilët kishte ankim në KPA, duke marrë në konsideratë edhe prezumimin e pafajësisë dhe faktin që ky mund të ishte cënim i të drejtave, “të rezervoheshin në ambicien për të konkurruar për poste të reja në sistemin e ri të drejtësisë, derisa të ketë një vendim përfundimtar.”

Krasniqi po ashtu vuri në dukje se mungesa e ILD-së dhe mos ngritja në kohë e një sërë institucionesh, kishte sjellë një efekt domino që paralizonte sistemin. Ai nënvizoi se hartuesit e reformës duket sikur kishin menduar më shumë për pastrimin e sistemit nga personat që ngelin në një prej kritereve, se sa për të plotësuar vakancat apo shmangur ngërçet që krijoheshin.

Sipas Krasniqit mungesat dhe boshllëqet e krijuara i kanë lënë hapësirë politikës të synojë të marrë dhe ushtrojë kompetenca që nuk i takojnë.

Kemi vonesa të paparashikueshme në zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm, SPAK, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, etj, dhe për më tepër, sa herë krijohen hapësira të tilla, ka përpjekje të aktorëve politikë, përfshirë partitë, qeveria, Presidenti, Kuvendi apo Ministria e Drejtësisë për të marrë ose ushtruar shumë më tepër kompetenca në reformën në drejtësi sesa u njeh Kushtetuta e ligji”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu vuri në dukje mungesën e bazës ligjore, duke i vënë theksin dy vendime të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2017, që ende nuk janë përkthyer në legjislacion nga parlamenti.

“Kemi dalje nga sistemi, por ende asnjë brez hyrës dhe kemi rendje pas vetingut formal dhe jo fokusimin me prioritet tek drejtësia e munguar,” tha Krasniqi.

Ndërkohë Skëndaj paralajmëroi se vendi mund të mos i ketë resurset njerëzore për të plotësuar vakancat e krijuara, ndërsa vuri në dukje se nga seancat që kishte ndjekur profesionalizmi i prokurorëve e gjyqtarëve kishte lënë për të dëshiruar.

Skëndaj tha se fokusimi te pastrimi i sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kishte krijuar riskun e mbajtjes në detyrë të atyre me probleme me profesionalizimin.

Sipas drejtueses se KSHH-së “mungesa e profesionalizmit në aktorët e sistemit të drejtësisë” është njësoj penalizuese për qytetarët që kërkojnë gjykim të drejtë.

“Ka pasur shumë denoncime për anën profesionale të gjyqtarëve/prokurorëve që në fund janë konfirmuar në detyrë”, përfundoi ajo.

Marrë nga BIRN 

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klp kpk cënoi vlerësimin profesional të magjistratëve prokurorit i krimeve të rënda klp kpk cënoi vlerësimin profesional të magjistratëve prokurorit i krimeve të rënda

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez