Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KPA shkarkon përfundimisht nga detyra gjyqtarin Luan Dervishin
2 Tetor 2020, 11:19Nga DOSJA
TIRANE– Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra Luan Dervishin, ish-gjyqtarin e apelit të Shkodrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në vitin 2018-të për shkarkimin e Dervishit pasi ai rezultoi me kontakte me botën e krimit të organizuar.
Luan Dervishi, i cili shërben si gjyqtarë që prej vitit 1982, ishte në listën prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Gjykatën Kushtetuese. Pas publikimit të thirrjes së dytë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin për të qenë pjesë e institucionit.
Pas seancës ai ka kundërshtuar vendimin. “Nuk jam dakord me vendimin, të gjitha pretendimet do t’i bëj me dije në ankimim”, u tha Dervishi gazetarëve jashtë sallës ku u dha vendimi.
Hetimi administrativ për gjyqtarin Dervishi u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore për Dervishin relatorja bëri me dije një listë të gjatë mospërputhjesh në deklarime dhe mungesë të burimeve të ligjshme për pasurinë e gjyqtarit Dervishi.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2020.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë pavarësisht se gjendja shëndetësore e disa prej tyre nuk është dhe aq e mirë për momentin.Aleksandër Mejdaj...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku u ka dërguar pusullën 2 të dënuarve, Alfred Beqiri dhe Besim Zenuni. Sipas ...
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës do të vendosë në seancën e radhës nëse do të thirren në sallë dëshmitarët e kërkuar nga Izet Haxhia. Kërkesa e Proku...
TIRANE– Në ditën e lindjes së inxhinieres së njohur shqiptare, Luljeta Bozos, ka ardhur dhe urimi i djalit të saj Petrit.Petri është një emër shumë i dëgjuar pë...
GJIROKASTËR- Shqiponjat e Gjirokastrës kanë goditur një rast të kultivimit të kanabisit ku i përfshirë është edhe një punonjës policie. Në një njoftim për ...
GRAMSH– Një 60-vjeçar është arrestuar në qytetin e Gramishti ditën e sotme pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.Ishte kjo e fundit ajo e cila ka lajmëruar...
VALBONE– Një nga atraksionet turistike në Shqipëri është padyshim Valbona e cila vizitohet nga mijëra turistë anë e mbanë botës. Mirëpo herë pas here dhe Valbon...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga gjyqi ndaj Izet Haxhisë. Mësohet se në dokumentin prej 7 faqësh, avokati i tij, Idajet Beqiri ka dhënë argumentet se t...
TIRANË- Sot pritet të zhvillohet një seancë në Gjykatën Penale, për Izet Haxhinë, për dosjen e bujshme, të atë vrasjes së Azem Hajdarit. Mësihet se Izet Ha...