LIVE UPDATES
Bota

Kosova, e vetmja në rajon pa rezerva të arit

5 Dhjetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
Kosova, e vetmja në rajon pa rezerva të arit

KOSOVË– Kosova është shteti i vetëm në rajon, i cili nuk ka rezerva të arit. Banka Qendrore e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se “për momentin nuk mban në portofolin e saj rezerva ndërkombëtare në ari dhe metalet e tjera të çmuara”. Ndërkaq në pasqyrën e mjeteve financiare të publikuar nga kjo bankë, figurojnë rreth 1 miliard e 847 mijë euro, si rezerva të kapitalit. Ari, si pasuri, ka një likuiditet dhe stabilitet më të madh të çmimit dhe shtetet që nuk dëshirojnë të pranojnë ndonjë risk të lartë, orientohen që si aset të tyre financiar, ta ruajnë në rezervat e tyre arin. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Financave, me pyetjen se pse Kosova nuk ka rezerva të arit dhe a ka ndonjë plan që t’i krijojë rezervat e tilla. Por, deri më tash, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Haki Shatri, ish-ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mjaft arsye pse Kosova nuk ka arritur të krijojë rezerva të arit. Sipas tij, Kosova ka dalë nga lufta në vitit 1999, pa trashëguar rezerva të tilla nga ish-Jugosllavia. Sipas tij, Kosova, fillimisht, në pesë vjetët e para pas luftës, kishte investuar në krijimin e infrastrukturës institucionale dhe krijimin e parakushteve për të formuar shtetin, me një buxhet shumë formal prej rreth 300 milionë eurove. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ishin nevojitur investimet për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve dhe ndërtimin e institucioneve që merren me inkasim të tatimeve dhe doganat.

“Arsyeja se pse s’kemi (rezerva të arit), fillimisht, është kapaciteti i dobët dhe mundësia e vogël për të pasur më shumë (kapital buxhetor). Nëse do të kishim pasur rezerva më shumë, atëherë në vend se t’i ruanim ato në valutë, shteti do t’i shndërronte ato në rezerva të arit, në qoftë se do të vlerësohej se ecuria e çmimit të arit, kur blihet, është e favorshme. Por, varet edhe nga lëvizjet e çmimit në treg”, thotë Shatri.

Përveç mungesës së rezervave të arit, Kosova nuk ka as valutën kombëtare të saj dhe në përdorim ka euron. Në mungesë të valutës kombëtare edhe Mali i Zi e përdorë euron, ndërkaq vendet tjera të dala nga ish-Jugosllavia, i kanë valutat e tyre kombëtare. Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë thotë që mospasja e valutës kombëtare arsyetohet me mospasjen e rezervave të arit.

Sipas tij, Republika e Serbisë është trashëguese e ish-sistemit të Jugosllavisë. Siç thotë Bektashi, shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, kanë trashëguar pjesë të pasurisë prej mbi 200 tonelata ari që ishin rezerva të ish-shtetit të përbashkët. Por, Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe për pasojë, siç thotë ai, ndërmjet këtyre dy vendeve nuk është kryer sukcesioni financiar dhe ekonomik. Rrjedhimisht, Kosova nuk ka trashëguar pjesë nga pasuria e arit që ka pasur ish-Jugosllavia dhe trashëgimtarja e saj, Serbia.

“Derisa nuk përfundojnë problemet politike, ne nuk mund të fillojmë të kyçemi në sukcesion ekonomik dhe financiar me Serbinë. Arsyeja tjetër pse ne jemi i vetmi shtet që nuk kemi rezerva të arit, ka të bëjë edhe me kufizimet e caktuara që i ka pasur Banka Qendrore në periudhën e caktuar. Ndonëse, sipas një formule, të gjitha shtetet e zhvilluara i ruajnë rezervat në me një të tretën – për ta shpërndarë riskun- në dollarë, euro dhe ari. Ne jemi të vetmit që kemi vetëm euro”, shprehet Bektashi.

Ish-ministri Shatri shpreh mendimin se duke marrë parasysh kërkesat e mëdha që ka pasur vendi gjatë ndërtimit të shtetësisë, përballë buxhetit, sipas tij, jo të madh, për pamundësia e krijimit të rezervave të arit nuk duhet të fajësohet askush. “Nuk mund t’ia lë fajin asnjërës prej qeverive dhe as kësaj aktuale sepse nuk është varur prej tyre. Thjesht, nuk ka pasur mundësi dhe ky është potenciali jonë”, vlerëson Shatri.

Ai shton se mbetet vetëm për të shpresuar që Kosova nuk do të gjendet përballë ndonjë krize, ku rezervat e arit do të ishin të domosdoshme. Profesor Bektashi thekson se shtete e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në vitet e fundit të krizës financiare, i ka shtuar dukshëm rezervat e arit. Por, ai shpreh mendimin se edhe në rast se eventualisht Kosova do të niste të siguronte rezervat e arit, aktualisht nuk është koha për një gjë të tillë.

“Tani çmimi i arit ka arritur për një ons (31.103 gramë) mbi 1,700 dollarë, është me shumë rrezik që me këtë çmim, i cili ndoshta në të ardhmen – nëse tejkalohet kriza financiare dhe kriza energjetike, e cila ka kapluar jo vetëm rajonin, por edhe botën – mund të ulet”, thekson Bektashi.

Aktualisht, rezervat e arit të Serbisë janë 37.2 tonelata. Maqedonia e Veriut ka 6.9 tonelata rezerva të arit, Bosnjë e Hercegovina ka 2.9 tonelata, Shqipëria ka 2.8 tonelata. Ndërkaq Mali i Zi ka 1.9 tonelata rezerva të arit, por ato janë të deponuara për kredi. Së fundmi, Serbia i ka kthyer në vend të gjitha rezervat e arit, të cilat i ruante jashtë vendit. Aktualisht, 37.2 tonelata të arit, sa ka rezerva Serbia, kanë vlerën prej 1.9 miliard euro.

Sipas Bankës Kombëtare të Serbisë, arsyeja për kthimin e shufrave të arit nga kasafortat në Zvicër dhe Angli, është se “në një mjedis të pasigurisë globale të shtuar, ajo dëshironte të rriste më tej sigurinë dhe mundësinë e qasjes të arit të saj”. Megjithatë, kjo bankë nuk ka sqaruar se për çfarë rreziku konkret bëhej fjalë. Njohësi i çështjeve të ekonomisë në Serbi, Sasha Gjigoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia ka rezerva të mjaftueshme të valutave, pa e llogaritur arin.

“Në rast të çrregullimeve vërtetë të mëdha, çmimi i arit rritet në raport me valutat dhe atë rast jeni më të sigurt, sepse mund të shisni sasi të caktuara. Ari shërben për momente të vështira kur situatat ekonomike globale janë të pafavorshme ose në rast të presioneve dhe sanksioneve të mundshme politike, në mënyrë që të mos i ngrini rezervat tuaja diku jashtë vendit”, thotë ai.

Ari ruhet tradicionalisht në kasafortat e bankave të huaja, ndërkaq në kohë paqëndrueshmërie, vendet e tërheqin atë për t’u siguruar që mund ta përdorin në rast krize. Tani, sipas ekonomistit Sasha Gjogoviq, ajo mund të lidhet me pandeminë e virusit korona.

“Shqetësimi kryesor global aktualisht është pandemia, sa do të zgjasë ajo dhe a mund të shkaktojnë format e reja (të pandemisë) luhatje të reja në treg, gjë që mund të çojnë përsëri në një rënie të rrjedhave ekonomike. Në ato raste, çmimi i arit do të rritej përsëri”, thotë Gjogoviq.

Bankat qendrore të botës aktualisht mbajnë më shumë se 35.000 tonelata ar. Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit (World Gold Council), i cili mban shënime sipas vendeve, Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit – 8,133 tonë, që është pothuajse 78 për qind e totalit të rezervave valutore të vendit. Ari që ruhet në një kasafort në Gjermani. Gjermania është shteti i dytë në botë me rezervat më të mëdha të arit. Pas saj vjen Gjermania me 3,359 tonë dhe Italia dhe Franca me më shumë se 2,000 tonë ar. Sasi të konsiderueshme ari në dekadën e fundit kanë blerë Rusia dhe Kina, të cilat zënë vendin e pestë dhe të gjashtë në listën botërore.

Banka Qendrore e Rusisë aktualisht zotëron 2,292 tonë ar, gjë që e rriti sasinë e rezervave në më shumë se 20 për qind. Rusia rriti më tej blerjet e saj në vitin 2018, pasi investimet në bono amerikane u reduktuan në minimum pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj atij vendi për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, shkruan Reuters.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni ari në kosovë kosove rezervat e arit ari në kosovë kosove rezervat e arit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale